Arrestohet imami “gylenist”, në rajonin e Samsunit

Dita

Fushata e autoriteteve turke kundër mbështetësve të klerikut në arrati, Fetullah Gylen, duket se po vazhdon më ashpër se kurrë. Një prej drejtuesve të rrjetit të Gylenit është arrestuar në rajonin e Samsunit, në Turqi.

Imami Murat Elmas u kap në tentativë për t’u arratisur drejt Greqisë, me një jaht me flamur grek.

Sëbashku më të u ndaluan dhe 5 bashkëpunëtorë të tij në brigjet e Marmarasë, të cilët sipas hetuesve kishin me vete celularë të lidhur me të njëjtin rrjet të koduar që  përdorën puçistët në korrikun e 2016-s.

Fushata kundër “gylenistëve” duket të jetë e shtrirë në të gjithë botën.

Në Shqipëri drejtësia turke kërkon Nevzat Ajvaçinë, imamin nga Antalia që konsiderohet si koordinatori i financave të rrjetit global Feto. Ai gjendet midis 54 drejtuesve të lartë “gylenistë”, për të cilët Gjykata e Lartë Penale turke u dërgoi 24 vendeve të botës, javën e kaluar, kërkesa për ekstradim.

6 “gylenistë” janë arrestuar në fillim të prillit në Kosovë, dhe 80 pjesëtarë të rangjeve të ulëta të organizatës janë arrestuar në të gjithë botën.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *