Mosbindja civile e opozitës, në ndjekje penale 400 protestues

Leda Hysa

 

Për mosbindjen civile të opzitës në protestën e 5 prillit në katër akse rrugore, nuk do të procedohen vetëm deputetët dhe kryetarët e partive që e organizuan këtë tubim të paligjshëm, por edhe qytetarët.

Janë më shumë se 400 persona të cilët do procedohen, por ende një pjesë e tyre nuk janë identifikuar.

Burime nga uniformat blu,shkruan shqiptarja, sqaruan se po identifikohen të gjithë personat të cilët iu bashkuan deputetëve për bllokimin e rrugëve.

Policia po i identifikon nëpërmjet pamjeve filmike. Deri më tani janë proceduar për tubim të paligjshëm dhe pengim i qarkullimit të automjeteve 57 persona, mes tyre kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Gjithashtu janë proceduar edhe kryetarët e bashkive të Kukësit, Shkodrës, Kamzës dhe Vorës.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *