Zinku është një mineral që është përbërës i shumë enzimave në trup të përfshira në shumë procese metabolike.
Zinku luan rol në funksionet e mëposhtme trupore:
• Formimin e proteinës në trup, pra ndihmon në shërimin e plagës.
• Formimin e gjakut.
• Rritjen dhe ruajtjen e të gjitha indeve.
• Perceptimin e shijes.
• Mbajtjen e sistemit të shëndetshëm imunitar.
Zinku është mjaft i rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës dhe imunitetin e trupit.
“Ekspertët e shëndetit publik vënë në dukje se marrja e nevojshme e zinkut me ushqime mund të parandaloj zhvillimin e akneve në lëkurë, ndaj të cilave preken shpesh adoleshentët”, shkruan Dita.
Mishi, mëlçia dhe e verdha vezës janë burime të mira për zinkun, ndërsa drithërat kanë një element që është në një formë më pak të përdorshme.
p.k/dita
