Mendja ndikon seksin? Po, por mos harroni… stomakun!

Nela

Kur kemi dëgjuar që speci djegës është afrodiziak i mirë, herë e kemi besuar dhe herë jo…në fakt duhet ta besojmë!

Tashmë është vërtetuar edhe shkencërisht që ekzistojnë disa ushqime që favorizojnë eksitimin mashkullor dhe femëror, kjo falë substancave të veçanta që ato përmbajnë.

Nëse doni të bëni një figurë të mirë në shtrat, më poshtë ju kemi sjellë listën e ushqimeve që ndihmojnë.

Shpargujt

Shpargujt janë perime të stinës së pranverës, më të përdorurat nëpër dieta. Arsyeja e përdorimit është për shkak të efektit të madh që ka ai në pastrimin e trupit nga toksinat dhe gjithashtu tek veshkat. Por, jo të gjithë e dinë ndoshta që shpargujt janë edhe stimulues seksualë shumë të mirë, ndihmojnë në një performancë të mirë fizike dhe që në antikitet konsiderohen si shoqëruesit idealë të darkave romantike dhe banketeve martesore. Por si ndikon në performancën seksuale? Këto perime janë një burim i paimagjinueshëm mineralesh siç është potasi, acidi folik, vitamin B6, vitamin B1 dhe mbi të gjitha vitamin E. kjo e fundit vepron si stimuluese mbi hormone seksuale mashkullore dhe zgjat ereksionin.

Bajamet

Që bajamet janë “mike” të femrave, kjo dihet. Të pasura me magnez këto fruta të vogla janë magjibërëse në rastet e sindromës paramenstruale, ankthit, dhimbjeve të barkut dhe humorit të keq. Bajamet gjithashtu bëjnë mirë për flokët dhe lëkurën, duke ruajtur rininë dhe bukurinë. Një grusht bajamesh është i barabartë me gjithë energjinë e nevojshme për të përballuar më së miri nevojat fizike dhe intelektuale.  Përsa i përket sferës emotive dhe seksuale, bajamet ndihmojnë shumë shëndetin dhe dëshirën seksuale të femrave.

Speci djegës

Specat djegës janë ata që nuk duhet ti mungojnë asnjëherë pjatave tuaja. Ajo djegia në gjuhë shkaktohet nga lecitina, e cila ka veti të mëdha në zgjerimin e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë ndikon mjaft….në jetën tuaj seksuale dhe mbi organet gjenitale qoftë mashkullore, po ashtu dhe femërore.  Ti shtosh spec djegës pjatave, por edhe pijeve të ngrohta është një lloj viagre natyrale, që në të njëjtën kohë ka ndikim pozitiv dhe në zemër dhe arterie.

Kakao dhe luleshtrydhet

Kur organizoni një darkë romantike dhe kujdeseni për çdo detaj, sigurisht që nuk mund të mungojë ëmbëlsira. Por cilën ëmbëlsirë të zgjidhni? Pa dyshim: çokollatën. Idealja do ishte një mus i butë me çokollatë të zezë me luleshtrydhe: antioksidanti, energjia, magnezi, acidi elagjik i luleshtrydheve janë të gjithë përbërës kryesorë për të vazhduar më këndshëm mbremjen në shtrat.  Çokollata duhet të zgjidhet vetëm në versionin e saj extra-fondente (përqindja e kakaos jo më pak se 70%).

Avokado

Mes frutave tropikale me veti afrodiziake është avokado. Dhe vetë forma e frutit i hap vend imagjinatës seksuale. Vetitë e këtij fruti shumë të mirë (qoftë fruti vetë, apo përzierja në sallata të ndryshme), janë të shumta dhe lidhen me nivelin energjik të përgjithshëm të organizmit (ka shumë kalori), por edhe me përmbajtjen e vajrave k si Omega 3.  Pra një pjatë me bazë avokado është një zgjedhje e mirë, sepse ndikon shëndetin seksual femëror, po ashtu dhe atë mashkullor.

Xhinxher

Kinezët e përdornin si kurë natyrale për impotencën. Kjo rrënjë e përdorur shumë në kuzhinën e Lindjes është një burim i pabesueshëm të mirash për organizmin tonë.  Ajo ç’ka është më e rëndësishmja xhinxheri (i freskët, apo pluhur) është një tonik  “Yang”, i cili përmban një vaj shumë të rrallë (zingiberene), që stimulon qarkullimin e gjakut drejt organit seksual mashkullor. Kemi vetëm një këshillë: nëse vuani nga tensioni i lartë, është mirë mos ta ekzagjeroni me konsumin e freskët të xhinxherit.

n.s. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *