Bllokuesit dhe politika mjerane

Ornela
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Bedri Islami

Sot, e martë, 10 prill, do të ketë bllokime të rrugëve, edhe njëherë, nga opozita, tashmë e njësuar. Si edhe më parë, do të bllokohen disa akse dhe aty nëpër to do të shpërndahen disa deputetë opozitarë, drejtues partish, militantë dhe mitingashë. Do të qëndrojnë dy orë a më shumë në mesin e rrugëve dhe kolonat nuk do të lëvizin, duke pritur deri sa të mbarojë qejfi i opozitës për të vënë prapanicën në asfalt, gjë që nuk e kanë bërë kurrë për hallet e të tjerëve dhe as nuk do e kishin bërë nëse nuk u preket pikërisht ajo që do të vënë në asfalt.

Është jo pak e besueshme: sa më shumë që Europa mendon se jemi afër saj, aq më tepër opozita egërsohet.

Sa herë që vendi shket drejt një qetësie të domosdoshme, aq më tepër kërkohet një shkak lufte për të risjell harbimin dhe shkatërrimin.

Viti 1997 risillet si shembull, sa herë që opozita dhe “liderët” e saj të sotëm mendojnë se përmes saj do të risillet frika , ankthi dhe tmerri, dhe, përmes tre kalorësve apokaliptikë, ata do të mund të rivijnë në pushtet. Thirrjet haluçinante të Flamur Nokës për këtë vit-mjerim, nuk janë thjeshtë mendja e tij, nuk besoj se ia rrok kaq thellë, por thelbi i asaj që është në agjendën politike të vetë forcës që e ka nxjerrë atë në radhë të parë, si bëhej në lashtësi në rrethimet e kështjellave, kur nxirrnin para vetes ata “deshërit” sulmues. E ndërtuar si një politikë e tillë, ku çdo shkatërrim sjell një fitore nga vetja, opozita, megjithëse e bashkuar, deri në një njësim, duke e bërë të vetën idenë e përmbysjes përmes dhunës, nuk di të vërtetën e thjeshtë se, jo vetëm nuk është viti 1991 e aq më pak viti 1997, por e bëjnë jetike për shqiptarët të afrohen drejt Ramës, si alternativa që u bën më pak dhimbje dhe që ka më shumë arsye.

Berisha është ndoshta i vetmi kryeministër në botë që, pasi ka tentuar të eliminojë shefin e opozitës fizikisht, duke ndjerë mungesën e kësaj vrasjeje, disa vite më pas do të shfaqë një egërsi të pashoqe njerëzore, duke vënë në duart e tij snajperin për të realizuar ëndrrën e vjetër, e cila, mes të tjerave, i la në sirtar edhe fjalimin mortor në varrimin e kreut opozitar, fjalim i cili, si e ripërsërit mizorisht, do të ishte më i bukuri i botës. Njeriu që përgatiste njëkohësisht, edhe vrasjen, edhe fjalimin mortor, dhe që, sot, kërkon rikthimin në pushtet, ose është i bindur se kujtesa e popullit është afatshkurtër, ose nuk e di se koha e tij ka mbaruar, ose, në fund fare, duke pasur parasysh rikthimin e tij në pushtet në vitin 2005 dhe harresën e asaj që kishte bërë, vazhdon të dijë se një pjesë e asaj që e quan sovran kur ia do nevoja, është ende leshko në politikë.

Por, në fund të fundit, bllokimi i rrugës lidhet pikërisht me këtë koncept politik; me idenë e përmbysjes përmes dhunës kur je në opozitë dhe, me eliminimin fizik kur je në pushtet. Asnjërit në radhët e opozitës, për fat të keq as integristëve të opozitës, nuk ia ndjen se njerëzit e kundërshtojnë të keqen e dhunës dhe se ata mitingashë që marrin përsipër shkatërrimin nuk janë më në radhët e përmbysjes së një diktature, por kërkues të domosdoshëm të opozitës për të vendosur mbi të drejtën e zgjedhjes, përmes votës, në përmbysjen dhe riardhjen në pushtet përmes dhunës.

Mburrja e Nard Ndokës që kishte qenë pjesë e demonstratave të prillit 1991 në Shkodër, dhe për këtë nuk trembet, ndoshta e thënë edhe nga kapaciteti i tij politik dhe, sjellja si shembull e kësaj përplasjeje, që tregon dhunën, vrasjet… të cilat askush nuk e di se nga erdhën, por, sipas komisionit parlamentar të drejtuar nga PD-ja, kurrë nga Policia e Shtetit, djegiet e para të institucioneve, fillimin e ndërtimit të një veprimtarie ku do të ishte e pranishme edhe agjentura serbo-malazeze, në fakt, vetëm TV i Malit të Zi  filmoi 2 prillin 1991; dhe, gjithë ajo që erdhi më pas është konceptimi që i ka bërë politikës opozita gjithnjë. E dyfishuar në numër, ardhja e re po shfaqet po aq radikale, ajo ripërsërit një skenar, i cili ka në thelbin e saj komedinë politike.

Nuk e di nëse është trim apo i frikësuar Edi Rama. Askush deri tani nuk e ka bërë provë se cili karakter qëndron pas fjalëve të tij. Kam parë në jetë burra që rrihnin gjoksin për qëndresë dhe kur vinte puna ia mbathnin të parët, ashtu si kam parë të tjerë që ishte e vështirë të besoje në forcën e tyre dhe në një moment dëshmonin mrekulli qëndrese.

Edi Rama, shefi i qeverisë ende nuk e ka pasur provën e tij të qëndresës dhe nuk do ta ketë. Të paktën, jo me këtë opozitë, që për  vete është e përmjerur. Nëse vetingu do të kishte filluar nga politika, ndoshta do të ishte më mirë, por shumë prej këtyre që sot do të venë prapanicën në asfalt do të ishin duke e vënë pas një tjetri mjedis.

Kur sheh Bashën që ulet “këmbëkryq” me fshatarët e njerëzit e halleve në mesin e rrugës, askush nuk mendon se ky lider është një tribun i popullit, por një kafe surrogato e politikës sonë, i cili, sikur të kishte tre duar, me njërën ka vjedhur qindra milionë euro, me tjetrën ka shitur pjesë të atdheut, dhe, me të tretën ka lëvizur gishtin duke nënshkruar vrasjet e 21 janarit.

I ulur në tokë, si dikur Enveri, në fakt ai është kopja e përqeshur e tjetrit, i cili nuk ulej për mesinitet apo budallallëqe të këtij niveli dhe nuk i nxirrte kush gjuhën sa po kthente shpinën, Basha përpiqet të ulë nivelin e qëndrimit të tij sa më pranë njerëzve, të cilët, kur i ka pasur në dorë, më së shumti veriorët, i ka vjedhur qetësisht, duke buzëqeshur.

Përplasja e tashmë bllokuese, duke nxjerrë para vetes figura të tej konsumuara politikisht, në të vërtetë as nuk do të duhej të ishin njerëz të politikës, risjell në vëmendje pikërisht atë çfarë u ishte ofruar më parë shqiptarëve: portretin e një qeverisjeje, jo vetëm mediokre, por edhe thellësisht të korruptuar, deri në skaj, tejsisht hajdute e klasit të lartë, e pangopur, mizore dhe tinëzare, deri në bizantinizëm politik dhe që, edhe në kushtet e një zhgënjimi që mund të jetë nga qeveria e tashme, e ka më të lehtë të ribesojë gjithë tepsinë e pushtetit në një dorë, se sa t6a hedhë edhe një herë në greminë bashkë me veten.

Do të ishin dakord të sillnin në ndihmë, jo vetëm banorët e Kukësit, që u qetësuan, por edhe dreqin e të birin, dhe e kanë thirrur sa herë që u është dashur, për të përmbysur një qeveri dhe për të qenë përsëri ata e vetmja qeveri e këtij vendi.

E gjendur në një kaos mendimi e perceptimi politik, ku i pari i tyre de jure është edhe shkatërruesi më i madh i shpresës së tyre; në mesin e një tymnaje politike të paparë asnjëherë, ku asnjëri nuk është i sigurt për një të nesërme, pa nocion dhe pa vizion se çfarë duhet bërë, opozita është e gatshme të përqafojë çdo kauzë që i vjen në rendin e ditës, edhe pse për të nuk kishte menduar asnjëherë.

Nuk kishte menduar asnjëherë opozita se një ditë qeveria do të vendoste një tarifë kalimi nëpër Rrugën e Kombit prej 5 eurove, ende pa e pasur vetë të qartë se çfarë reagimi do të kishte. Disa banorë të zonave veriore protestuan. Opozita rrahu duart dhe e gjeti kauzën e saj, të cilën as që e kishte menduar një javë më parë. Kështu me teatrin Kombëtar, nesër me një protestë naftëtarësh, me fermerë dhe tregtarë të vegjël; por asnjërën nuk e parapriu vetë, nuk e ngriti si çështje të saj, si një domosdoshmëri pas së cilës për të thirrur njerëzit.

Në fakt, njerëzit e thërrasin opozitën pa dashjen e tyre. Por ata e thërrasin për hallin e vet, nuk e thërrasin për të ardhur në pushtet. Ata do të jenë në përgjim deri sa të mbarojë halli që kanë e, pastaj, nëse halli u zgjidhet, ata shkojnë në shtëpitë e tyre.

E opozita? Në pritje të një kauze të dhuruar, për të bllokuar, sepse ende mendojnë se bllokimi është vizion, është kauzë, është perspektivë pushteti.

Të mbetur përgjysmë në një godinë të grabitur, ku ardhjet e reja janë mediokre dhe të vjetrit janë në minorancë, ku besimi është minimal dhe asgjë nuk është shpresë, opozita ka gjetur rrugën e saj të vetme: të vendosë në asfalt prapanicën e saj duke menduar se , kur ajo të ngrohet, do të jetë mirë gjithë Shqipëria.

Share This Article
10 Comments
    • Mos u merzit Mark Rrugakeqi, nuk ke pare gje akoma. Kur Bedriu luftonte ne drejtim te UÇK-se, ti flije me koken tek jasteku i bute, ose spiunoje tek UDB. Bej shyqyr qe je ne UK, dhe mos u ngaterro me gjera qe nuk i kupton dot. Ha ndonje pershesh me kos, e fli gjume, se me shume ngaterrohesh… Bedriut ti lash kembet, e ti pish ujin, se te ben nder..

      • Bedriu nuk ka luftu as nje ore ne UCK.Misioni i shokut Bedri ne LPK dhe UCK ka qene percimi i enverizmit qe e kishin si Fe LPK dhe UCK.Dihet kush eshte shoku Bedri enverist i kallun.

  • Shume e sakte z.Islami ,analize e detajuar per pacavuret e kesaj “opozite ” antishqiptare,,,te gjithe do te deshironim nje opozite te vertete sepse ne thelb kjo eshte demokracia…e cila do ta detyronte qeverine te permiresonte punen e saj. Ndersa keta mendojne vetem per te shkateruar ne menyre qe te dalin te padenuar per demet e bera ndaj vendit dhe shqiptareve.

  • rrugakeqi:Ate qe flas e flas me bindje.E njoh me koh ket pukjan prej F Arrsi.Nga Shkodra shkoj te zeri i popullit per merita ne kryerjen e detyrave shtes si fuks.Une nuk ju njof,po derisa i del ne mbrojtje te till njerzve i till do jesh.Ju nese ju pelqen Bedriu shko e pij edhe .hurren e ju beft mire!

  • O bedriu i partise po kush i solli njerezit ne kete derexhe kete nuk na e the? Qe Rama nuk eshte trim kete nuk ka nevoje te na e konfirmosh ti o Bedri se e njohim ca me mire e me shume se zotrote. Arroganca e Rames eshte tipike e frikacakut qe i tremebet ortekut te zemerimit popullor. Desh ta kruaje me ngrefje shkrefje kriepsikopati? E mori pergjigjen se cfare e gjen kur i ngrefet popullit. Ku shkoi ai kapadaiu qe mburrej se dilte rrugeve pa roje? Ku shkoi ai qe ofrohej si sherbetor e po sillet si diktator me popullin? Nuk tremebet nje popull ne pragun e deshperimit nga shteti policor sepse ai u merr perpara te gjitheve. Kete e di fort mire ti Bedri ashtu sic e di dhe kriepsikopati. Te kujtohen britmat e cakerdisur te Rames, Ngjeles & co me janar te 2011? Kujtoji sa here shkruan keto pacavuret partiake sepse jeni gatuar nga i njejti brume kriminal i PPSH-se PS-PD-LSI dhe ju qe i keni mbajtur e i mbani ison diktatoreve te radhes.

  • From: Alban Dega
    Date: April 5, 2018 at 1:44:51 AM EDT
    To: [email protected]

    MOS U BENI MISH PER TOPIN E KUSAREVE DHE VRASESVE TUAJ

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kronike e shkurter e trazirave te 29 prillit 1992 ne Los Anxhelos

    Me 3 mars 1991, e denuari i liruar nga burgu me falje te nje pjese te denimit nje afro-amerikan me emrin Rodney King u orvat ti iki policise duke ngare makinen me shpejtesi te madhe ne rruget e Los Anxhelosit. Ai ishte i dehur ose droguar dhe nuk iu bind urdherit te policise per te ndaluar, para se te dorezohej. Kater policet e revoltuar dhe rrezikuar e rrahin ate ate keqazi megjithese ishte i paarmatosur. Nje kalimtar i rastit e filmon per 89 sekonda skenen, e cila shfaqet ne televizionet e Los Anxhelosit dhe mbare SHBA-se. Pak ore mbrapa nisin protestat qe kthehen trazira te dhuneshme ne mbare Los Anxhelos. Protestuesit sulmojne dhe plackisin shume dyqane dhe ndertesa ne qendren e qytetit dhe u vene zjarrin qindra prej tyre,
    Me 29 prill 1992 juria prej 12 vetash vendos te liroje 4 oficeret nga te gjitha akuzat pervec nje akuze per sulm ndaj oficerit Powell. Ky vendim coi ne shperthimin masiv te protestave qe u kthyen ne trazirat qytetare me te renda ne hisotrine e SHBA-se per shekullin e 20-te. Reagimi i policise u vonua. Protestuesit rrahin dhjetra shofere. Nje shofer i bardhe kamioni nxirret me dhune nga kamioni dhe rrihet per vdekje nga tre afroamerikane. Zjarri dhe flaka perhapet gjithandej.
    Me kerkese te kryetarit te Bashkise se Los Anxhelosit , Guvernatori i Kalifornise Pete Wilson dergon Garden Kombetare dhe shpall shteterrethimin. Ne oret e hershme te mengjezit qindar zjarre mbuluan qytetin. Dhjetra qytetare u vrane. Qindra te tjere u plagosen nga banadat e hajduteve dhe krimineleve qe shfytezuan situaten per grabitje, plackitje, djegje, plagosje e vrasje, Pronaret koreane dhe aziatike te dyqaneve , biznesve dhe restoranteve ne lagjet afro-amerikane mbrojne bizneset e tyre, duke perdorur edhe armet ne vetmbrojtje te ligjshme. Dhuna e terrori kishte dale jashte kontrollit dhe vazhdoi edhe per 24 ore te tjera. U bllokua trafiku dhe autostradat kombetare perreth qytetit. Tashme ishin shkelur rende dhe rrezikohej stabiliteti i SHBA-se.
    Me 1 maj 1992 Presidenti amerikan Xhorxh H. Bush urdheron ushtrine dhe agjencite ligjzbatuese federale te nderhyjne. Brenda 3 oresh u rivendos rendi e qetesia, ne mbare qytetin duke lene mbrapa 60 te vrare, mbi 2 000 te plagosur,
    7 000 te arrestuar dhe rreth 1 miliarde dollare demtime te pasurise qytetare e publike dhe 3 000 ndertesa ne tym e flake. Dy oficeret e policise denohen me 2.5 vjet burg per shkeljen e te drejtave kushtetuese te Rodney King dhe perdorim te tepruar force per shkak te ngjyres, sipas ligjit federa, ndersa dy te tjere u shpallen te pafajshem. Mbi 5 000 protestues te dhunshem, hajdute, vrases, shites drogash u denuan me afate burgimi prej 1 vit deri me vdekje sipas shkalles se krimit.

    Protesta e drejte dhe kalimi ne krim !

    Kam ndjekur drejteperserdrejti protesten e Kalimashit ne disa televizione njekohesisht…80 per qind e protestuesve qene paqesore, qytetare, demokrate. Qene ata qe preken nga tarifa: banore te Kukesit, Tropojes, Hasit, Prizrenit, Gjakoves…. Nuk ishja mes tyre, por edhe une ishja me ta me zemer e shpirt me kerkesen e tyre.
    Protesta e Kalimashit kunder tarifave te rruges se kombit ishte proteste qytetare krejt e ligjshme dhe e drejte deri ne castin qe filloi guri dhe druri kunder policise.
    Perdorimi i dhunes fizike kunder policise dhe ruajtesve te rendit, demtimi i prones private dhe publike eshte shkelje e rende, dhunim i ligjit, shkurt krim.
    Deri kur filluan shufrat e hekurit dhe vareja, bidonat me benzine dhe rrenimi i prones private dhe publike ne piken e kontrollit te kalimit te makinave, protesta ishte e drejte, por rruga e gabuar si nga ata edhe nga qeveria Rama.
    Nuk po flas per kusaret e kamikazet e Sali Berishes qe vodhen mbi 500 milione jo 230 milione te saj nga ajo autostrade qe nuk eshte aspak autostrade por udhe 1 kalimeshe ne dhjetra kilometer te saj, per secilin prej te cileve jane paguar 22.666.666,66… dollare. Mos harroni se edhe interesi 12: 99 per qind ne vit i kredise tregtare te Boles se Berishes paguhet nga shqiptaret jo nga hajdutet me cizme te saj qe i nxoren perseri ne prite viktimat e tyre.

    Nje mesim per Edi Ramen e co… Jeni te majte !

    Edhe per rritjen 25 cent te tarifes se udhetimit me mjete transporti publik jo vetem ketu ne Nju Jork apo Beverly Hillsin e shtetit te Nju Jorkut, ku jetoj, behen takime dhe diskutime me qytetaret dhe pushtetin vendor. Jo vetem per tarifat por edhe per orarin e qarkullimit te tyre.
    Qeveria Rama dhe ministrat e tij ne vend qe te konsultohen me qytetaret konsultohen dhe marrin vendime vetem me oligarket. Nuk eshte gabim ! Eshte faj, qe duhet ndrequr nje minute e me pare. Vota e nje lypsari eshte e barabarte me voten e nje miliarderi Zoti Rama! Ne Shqiperi jane ndofta tre kater miliardere ne Leke por jane mbi 2 milione votues me halle e nevoja ne rritje per nje jete me te mire.
    E mos te harrosh as ti, as kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj e aq me pak ministrat, deputetet e se majtes se eshte me shume ne nderin e tyre te shfaqen duke vizituar nje familje ne nevoje e pa strehe se te shfaqeni vend e vend neper ekrane ne familje “bejleresh” me sofra plot e 5 here ne dite duke mbjelle peme apo ushqyer nevojtaret!
    Jeni te majte ! Merita e detyra eshte te largoni nevojtaret nga supat e vraferise e jo tu mbushni pijatat me supa varferie. Kjo eshte detyra dhe misioni qe u ka besuar sovrani! Eshte shume me kollaj te parandalosh semundjen se te detyrohesh te perdorish ilace per diganozen e gabuar… Kushtojne me shume dhe kane efekte anesore! Meqe sovrani ta besoj timonin grahja ne rrugen e drejte e te shenjte e ne sherbim te tij.

    Kamikazet e Berishes dhe regjizoret e “luftes … mosbindjes civile”

    Me pak se 10 per qind qene kamikaze te Berishes, Bashes, Nokes, Kryemadhit… mercenare te “Bandes se Gangstereve “ dhe “Mafias krejt jashte kontrollit” te politikes atdheshitese e atdherrenuese kunder shqiptareve dhe Shqiperise, operative shqipfoles te UDB-es serbe dora e zeze e Beogradit e Moskes ne Kukes, Tropoje, Has e kryesisht ne Tirane.
    Hajdute me pervoje te gjate mbi 50 vjecare, vrases, plackites, zhvates, gjobaxhi… qe ishin regjizoret politike te dhunes qe nxisnin dhunen dhe qe organizuar sjelljen e shufrave te hekurit e varete, benzinen, zjarrin dhe hekurin e dhunes e terrorit sic kane vepruar ne keto 27 vjet. Te vetquajturit “ pishtare te demokracise” qe me demokraci kuptojne salikracine, kusarine dhe korrupsionin, pandeshkueshmerine dhe paprekshmerine, krimin e organizuar nuk ishin aspak ne vijen e pare te vareve e zjarrit , te tymit e flakeve ne Kalimash !
    Regjizoret me Flamur Noken dhe operative e UDB-es se Beogradit dhe RIA-s se Putinit ishin ne prapaskene. Hidhnin gurin duke fshehur duart e kokat ne Benza me Land Rovers me targa deputetesh e duke dhene udhezime e urdhera zjarri e varesh me I-phone X e Galaxi Note 9 … njemije dollaresh…
    Deshtuan synimet e tyre per te vrare e plagosur midis protestuesve qe zjarri i Kalimashit te perfshinte krejt Shqiperine!….
    Kishin harruar se Edi Rama mund te kete njemije e nje te meta por nuk eshte vrases serial si Sali Berisha e banda e tij qe i vrau shqiptaret e Shqiperine te pakten 13 here ne 13 vjet ! U dogj edhe skenari i Sputnikut te Putinit per fillimin e luftes civile ne Shqiperi qe filloi vetem ne titullin e lajmit te saj te rreme, Fake News

    Bema e zezona antishqiptare pa fund te nje kryebanditi

    Ishin keta qe i vune varete dhe zjarrin prones private dhe publike ne Kalimash, Ishte dora e zeze e zjarrvenesve politike dhe te Shqiperise jo sot por tash e 27 vjet me:
    1- “Kuoten Zero” qe rrenoi krejt industrine, bujqesine, arsimin – ekonomine
    shqiptare
    2- “Cekun e Bardhe qe vrau shpirtin e punes te shqiptareve
    3- Shkeljen e ambardos se naftes e armeve per terroristet e UDB-es , paramiliaret e bamditet e Milloshevicit dhe vampiret e Ruandes
    4- Mbytjen ne torura e zhdukjen e kufomes se atdhetarit Remzi Hoxha,
    5- Piramidat vrastare te 10 000 shqiptareve te 97-es dhe vjedhjen ose djegjen e kater 4 miliarde dollareve te shqiptareve
    6- Grushtin serbo- salisto- fashist te shtetit te 14 shtatorit 1998 ne kulmin e genocidit serb ne Kosove,
    7- Vjedhjen 500 milione euroshe te “autostrades se kusarise se kombit”,
    8- Hedhjen ne ere te 150 milione dollareve te Bankes Boterore ne Bregdetin e Jugut te Shqiperi nga shenderri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi me korrupsionin e pangopesine e tij
    9- “Tokat e Helmatisura” te Porto Palermos te nipit te shefit te UDB-es serbe Stanishic Damir Fazlic, ne bashkepunim me Lulezim Bashen, Argita Berishen qe ia hoqi 100 milione dollare investime per bonusin e suksesit te garantuar
    nga i jati i saj kryeminister, Sali Berisha

    Nga fatkeqesite ne katrahura……

    10- CEZ-in 650 milionesh te Xenit te garantuarpo ashtu nga babai i tij kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tredhur prej tij ,
    11- Masakren e tmerrshme antishqiptare e antiamerikane te Gerdecit me 26 viktima, qindra te sakatuar dhe nje fshat te rrenuar deri nene themele
    12- ARMO-n e Taci- Oil qe i shkaktoi nje humbje prej 650 milione eurove te garantuara nga superfuqia ekonomike e Botes qeveria kineze te ofertes qe beri nje kompani kineze per privatizimin e saj
    13- Me Rapiscanin famekqe me nje humbje prej 250 milione dollaresh
    14- Me Interkoneksionin Kosove- Shqiperi, e financuar nga banka e fuqishme gjermane qe e sabotoi nipi i Beogradit ne bashkepunim me UDB-en serbe
    15- Me marreveshjen atdheshitese te Otrantos te Lulezim Berishes qe u kap ne flagrance nga atdhetari Myslim Pashai dhe Gjykata Kushtetuese e Shqiperise
    16- Me ekzekutimin pa vendim gjykate ligjore dhe ne shkelje flagrante te Kushtetues se Shqiperise qe ndalon denimin me vdekje te 4 protestuesve te pafajshem, plagosjen e dhjetera, rrembimin, torturimin e qindra te tjereve nga policia, FNSH-ja dhe “falangat e murrme” te Sali Berishes.
    17- Me dhjetera lejet abusive, te falsifikuara e korruptuara te hidocentraleve e rrenimit dhe vrasjes se Valbones, Vjoses e dhjetra perlave te natyres shqiptare Dora e zeze dhe e zgjatur e Beogradit dhe Moskes ne “luften civile” ne Shqiperi ne Veri e ne Jug te vendit… Ka edhe me !

    Dora e zeze e Beogradit dhe Moskes ne “luften civile” ne Shqiperi

    Eshte nje mal me krime te renda te ”Bandes se Gangstereve “ dhe “Mafias jashte kontrollit” te Sali Berishes, Lulezim Bashes, Bujar Nishanit, Edi Palokarit, Fatmir Mediut, Genc Rulit, Genc Pollos, Aldo Bumcit, Enkeled Alibeajt, Ilir Metes, Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit e co.
    Te vetdijshem per bemat e krimet e tyre pa fund, kjo bande e Mafia eshte hedhur ne veprime e akte deri ne terror jo vetem psikologjik e verbal, por edhe thirrje te hapura per “revolucion”, per permbysje me dhune te qeverise , per “mosbindje civile” ( “mosbindje dytetare”) deri ne bllokim te rrugeve kryesore automobilistike dhe paralizim te mbare te jetes ekonomike, financiare, ushqimore, shendetesore, arsimore te shtetit.
    Zedhenesi me i zellshem i kesaj politike rrenuese eshte kreu i “Bandes se Gangstereve” e Il Capo dei Capi, kapoja e “Mafias krejt jashte kontrollit”, Sali Berisha dhe kamikazet e tij me antishqiptare, Lulezim Basha e Flamur Stanishici, Edi Palokari e Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e co.
    Duke iu pergjigjur flake per flake dhe mjenehere ogurit te zi te Kremlinit, Sputnikut Putinist per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi”, “Banda e Gangstereve” te Sali Berishes me qahajajte e tij Lulezim Basha, Flamur Noka, Monika Kryemadhi… brenda 12 oreve pas kushtrimit te Putinit shpallen “ Mosbindjen Civile” te “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne saje te pandeshkueshmerise dhe paprekshemerise qe u ka siguruar Luigji i 14-te Sali Berisha.

    Flake per flake e njezeri ne rrugen e Putinit!

    Putini kukati “ filloi lufta civile ne Shqiperi”… Kukuvajkat e Moskes ne Tirane shpallen dhe neser fillojne “ mosbindjen civile” ne Shqiperi! Cfare bie ne sy ne qendrimin e medias shqiptare dhe gazetareve te mirenjohur tashme si “kazani”!? Te gjitha kanalet televizive dhe gazetat e “Kazanit” jane renditur perkrah sponsoreve, tutoreve dhe oligarkeve politike te tyre me Sali Berishen dhe Like Floririn ne krye.
    Kanale televizive, te akuzuara me video e fakte konkrete tek “ Pamfleti” i Gjergj Zefit , ‘Tema”, “Dita”, “Shqiptarja.com”, Vizion Plus, Bedri Islami, Viktor Malaj, Skender Minxhozi, Ardian Thano, Mero Baze…. dhe elita intelektuale e gazetarise shqiptare, …. per lidhje e sponosorizim nga Moska u bashkuan me padronet e tyre ne Tirane, Beograd e Moske. “Ora News”, me drejtore te pergjithshme nje “nuse” ruse te pronarit Ndroqi me Artur Zhejin eshte ne krye te listes.
    “News 24”. “Ballkan Web” e “Gazeta Shqiptare”e Mafias se Pogradecit dhe Gruevskit rus te Shkupit ….; Fatos Lubonja e Andi Bushati, Andi Bejtja e Armand Shkulaku, Cim Peka per te mos folur per RD-ne dhe “Integrimi” i “Levizjes Socialiste per Interes”, sic e quajti aq bukur sot deputeti Ulsi Manja ne “News 24” u mbajne ison. Top Chanal me drejtorin e saj Ben Bibilushin, qe kurre as nuk eci dhe as nuk ka per te ecur vete, ishin zedhenesit dhe instruktoret e Bandes se Gangstereve duke derdhur krejt mllefin e deshtimit te paralajmeruar Libra-s se Blushit.
    ” Klani” ishte as mish as peshk, por si gjithnje hileqar ne pritje te nderrimit te drejtimit te eres per tu kthyer ne origjine kur u be grusht rreth Sali Berishes e Lulezim Bashes kunder protestes se 21 janarit 2011, armeve kimike dhe kunder Reformes ne Drejtesi e Vetingut, pro Cadres ….
    Informim i njeanshem, dizinformim, fake news ala RIA, GRU, ala Sali Berisha, ala Vladimir Putin per nxitje trazirash e mosbindje civile eshte thelbi i ologarkeve mediatike ne sherbim te oligarkeve politike te Sali Berishes dhe Like Floririt, i cili eshte mjeshtri i uzurpimit e kontrollit te medias .

    Zemra e shtetit eshte prej ligji !

    Jo rastesisht zgjodha trazirat me te renda qytetare te shekullit te 20 –te ne nenen boterore te demokracise, te mikut dhe aleatit me te madh te shqiptareve dhe Shqiperise, me 29 prill 1992 .
    Pjesa e pare e kesaj analize nuk eshte krijim imi eshte thjesht perkthim i permbledhur nga Google bashke me fotot qe e shoqerojne.
    Vetem atehere kur u harxhuan te gjitha mjetet demorkatike te Bashkise se qytetit te Los Anxhelosit, kur nuk dhane rezultat nderhyrja e Gardes Kombetare te Guvernatorit te Kalifornise shtetit me te madh te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, vetem pasi u bllokun autostradet kombetare dhe u rrezikua rendi , qetesia dhe jeta e shtetasve amerikane dhe bizneseve te tyre , Presidenti i Amerikes e njekohesisht miku i madh i shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise. Xhorxh H. Bush urdheroi ushtrine dhe agjencite ligjzbatuese federale te rivendosnin rendin,
    Brenda tri oreve kryeqyteti Boteror i Kinematografise, i Hollivudit dhe Oskareve ra ne qetesi. Ligji dhe fuqia e tij hyjnore mbrojti dhe rivendosi demorkacine e cenuar e te kercenuar me zjarr e me hekur. Shteti e ka zemren prej guri, kane thene romaket e lashte!
    Sot ai e ka zemren prej celiku special qe eshte ligji dhe drejtesia ndaj kujtdo qe e dhunon dhe shkel sadopak ate!

    Vigjilence … syceltesi !

    Askush nuk eshte as i pandeshkueshem dhe as i paprekshem prej tij. Aq me pak Sali Berisha dhe Banda e tij qe kane nje Himalaje me krime deri kunder njerezimit mbi kurrizin e tyre!
    Po te keni dyshime po i kujtoj kolegun e tij te aferave te pista te helikoptereve sakate qe u blene prej tij sa frengu pulen nga, Sarkozin dhe shtetin e tij, Francen qe coi ne gijotine shembelltyren e Sali Berishes, Luigjin e 14-te dhe “Ligji jam une” i tij !
    Sarkozi eshte ne burg sot per nje afer korruptive elektorale prej 70 milione eurosh qe i kishte dhuruar Muamar Kadafi i Libise, shume me e vogel se vetem Rapiscani 250 milionesh i Sali Berishes dhe Mafias se tij krejt jashte kontrollit “. Per te fshehur gjurmet e veta te pista, Sarkozi urdheroi ekzekutimin e tij barbar dhe te te birit ne kundershtim me kerkesen e amerikaneve per ta nxjerre para gjyqit.
    A nuk eshte vetem ky fakt nje kushtrim ndaj cdo shqiptari per vigjilence, per syceltesi per te qendruar larg bandes se gangstereve te Tiranes qe e rrenuan, shketerruan dhe zhbene shtetin shqiptar me shume se 13 here ne 13 vjet sundimi te tyre!
    Mos bini viktime e banditeve, gangstereve, mafiozeve politike e familjare te Tiranes!
    Mos beni mercenarin dhe zjarrvenesin e “revolucionit” Bolshevik te Sali Vladimir Stalinit dhe te Lulezim Vladimir Putinit e Mona Cizmes !
    Drejtesia ligji vonon por nuk harron !
    As nuk do te harroje kurre !
    Mos u beni mish per topin e kusareve dhe vrasesve seriale tuaj dhe te Shqiperise!

    FOTO NGA TRAZIRAT ME TE RENDA TE SHEKULLIT TE 20 NE LOS ANXHELOS ME 29 PRILL 1992

    https://www.google.com/search?q=photos+of+los+angeles+riots+1992&client=safari&channel=iphone_bm&prmd=ivn&tbm=isch&tbo=u&source=univ&fir=J2KAXW1rpgJtVM%253A%252CTW2HD54hqnj_OM%252C_%253Bv2dLMYK7SBM__M%253A%252CMTOZ4Z498PXHGM%252C_%253B5yyoNTsXyke_SM%253A%252CTrI3cQo021KppM%252C_%253Bx-uva0JuUfh6FM%253A%252CyGF_-vYXwV-B0M%252C_%253BVPsXHpxOifhXUM%253A%252CMTOZ4Z498PXHGM%252C_%253BoOhdhJ6pONdaEM%253A%252CWXXgF5ywUmh2uM%252C_&usg=__SvZfWjDjcAWPJu80B03eSp4rZXo%3D&sa=X&ved=0ahUKEwjWxPGqiqHaAhUBZN8KHcTOAMQQ7AkINw&biw=375&bih=626#imgrc=GltSdf4zlLcjqM:&isa=y

    • Bedriu nuk ka luftu as nje ore ne UCK.Misioni i shokut Bedri ne LPK dhe UCK ka qene percimi i enverizmit qe e kishin si Fe LPK dhe UCK.Dihet kush eshte shoku Bedri enverist i kallun.

  • Alban:Se jetoni ne nju jork e kena marr vesh.Se ke shkue me pasaport diplomatike per ti shpetuar lekuren si shume te tjer duke pas frig se populli do hakmerret per cfar i keni bere kti populli.Ju kam then disa her se kush e can menermethanen se po jetuaka nje spiun i sigurimit ne USA.Sikur te kishte vepruar drejtsia ju dhe ata qe i ban te zezen vendit do ishit ne burk e nuk do qelbnit vendin,Zoti ju dhasht hakun!

    • Po te vepronte drejtesia Bedriu dhe Dega e ish sigurimit, si bashkepuntore te diktatures dhe fuksa klasi qe kane shkaterruar jete njerezish, duhet te ishin shkuar ne plumb. Prandaj edhe ja kane mbathur te dy nga Shqiperia, se kane bere krime. Gabimi me i madh i Shqiptareve pas viteve 90-te, eshte qe nuk u organizuan qe ti zhduknin keto vemje. Per kete Degen, beji te fala Meramet Hiles ne Brooklyn. Neqeftese nuk ka ngordhur ende, degjova se kohet e fundit e mbanin me bebelino se e bente siper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *