Gjendet një foshnjë e braktisur në kanalin e ujrave të zeza

Leda Hysa

 

Një foshnjë e porsalindur është gjendur në një kanal ujërash të zeza e cila ndodhej prej shumë orësh e zhveshur dhe në mëshirë të fatit.

Ngjarja ndodhi në Port Elizabeth të Afrikës së Jugut ku ishte Charmaine Keevy ai që gjeti foshnjën.

63 vjeçari po shëtiste me qenin e tij kur dëgjoi të qarën nga puseta e ujërave të zeza.

Në fillim ai mendoi se ishte ndonjë mace, por ndërsa e dëgjonte me kujdes kuptoi që ishte një fëmijë.

Ai hapi kapakun dhe u fut menjëherë në pusetën e mbuluar me milingona të kuqe dhe nxori foshnjën e cila mbijetoi dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *