Atë që nuk e bën Shqipëria e bën Franca: Nuk lejon bastet për Skënderbeun

DITA Online

 

Skënderbeu, pas dënimit që mori nga UEFA për të mos marrë pjesë në Kupat e Europës për 10 vite, si dhe gjobitjes me 1 milion euro, ka humbur kredibilitetin në Francë, teksa autoriteti rregullues i lojërave online ka marrë vendim që ndeshjet e korçarëve në Kategorinë Superiore të mos luhen në këtë vend.

Vendimi është marrë me 9 prill dhe është publikuar nga ARJEL, autoriteti shtetëror që merret me rregullimin e lojërave online.

DOKUMENTI I ARJEL

Kryetari i Autoritetit Rregullues të Lojërave Online; Duke marrë parasysh ligjin nr. 2010-476 të 12 majit 2010, lidhur me hapjen e konkursit dhe rregulloren dhe amendamentet e lojërave të fatit, duke përfshirë seksionin 12 V; Duke pasur parasysh Dekretin nr. 2010-483 të 12 majit 2010 mbi garat sportive dhe llojet e rezultateve të sportit, të përcaktuara nga Autoriteti Rregullues për Lojërat Online, vendosi:

Neni 1 – Bastet sportive online në takimet e kampionatit elitar shqiptar (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë ekipi KF Skënderbeu. Ky ndalim zbatohet deri në fund të kampionatit dhe hyn menjëherë në fuqi.

Neni 2 – Ky vendim do të publikohet në faqen e internetit të ARJEL.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *