Skeda e pasurisë, ja kush është gjyqtari që përballet sot me Vettingun

Dita

Gjyqtari Besim Trezhnjeva, njëkohësisht kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, do të përballet më 11 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Skeda e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Më poshtë do të njiheni me ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Trezhvenja, nga viti 2003 deri në vitin 2014.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Trezhnjeva zotëronte një pasuri familjare me vlerë 9.1 milionë lekë në vitin 2003, ndërsa në vitin 2014 kjo pasuri ka arritur në 39 milionë lekë, ose thënë ndryshe 4.3 herë më e lartë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në vitin 2014 ka qenë 2.7 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Trezhnjeva e kanë origjinën në 49.6 % nga paga e tij për shkak të detyrës dhe 50.4 % nga aktiviteti privat i bashkëshortes, e cila zotëron një farmaci.

Në analizën e mësipërme janë marrë në konsideratë edhe llogaritë bankare në emër të aktivitetit privat të bashkëshortes së Z.Treshnjeva, të cilat gjenden në deklaratat që ai ka dorëzuar në ILDKPKI, ndonëse nuk janë objekt i deklarimit të pasurisë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit.

Nga 11 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, dy deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4.1 milionë lekësh.

Si “flamuj të kuq” janë identifikuar gjithashtu edhe gjendja akumulative në cash prej 3.1 milionë lekësh në fund të vitit 2014, apo luhatjet e vlerave të likuiditeve në bankë.

Ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, dhe duke qenë kështu, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por synon të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik.

Besim Trezhnjeva është gjyqtari i tretë që do të përballet të mërkurën me Vettingun, pas Fatos Lulos që u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar dhe Vitore Tushës, e cila u rikonfirmua në Gjykatën Kushtetuese.

s.a/dita

Share This Article
5 Comments
  • Po mir me pasurite brenda familjes se vogel,po per vellezerit e motrat e ketyre gjykatesve qe kapin shuma maramendese nuku u interesonkan komisjoneret e verifikimit ndaj origjines se ketyre bizneseve,apo hajt me kalue rradhen sikurse me kursante e plepave qe me eterit e tyre qelben gjithe dynjane?Mjaft eshte mjaft……

    • Mire e ke ti o popull (idiot), duhet te shofim edhe pasurine e komshijve dhe sidomos ato te shokeve te klases ne shkolle te mesme.

      • Ti plaku qe ka shume mut ne gaveten e SHQUP-it mesa duket sekrecionet e Salehut dhe Lulashit te ka zene cipen e trurit. Populli ka te drejte kur shkon te motra, vellai, babai apo femijet. Ne baze te ligjit ata konsiderohen “persona te lidhur” me subjektin qe shqyrtohet. Pra ajo fjala ne paranteze idiot te shkon ty pershtat dhe jo popullit.
        Ha gaveten plot por mos e derdh diarrene ne blog.

  • Skeni nevoje te shikoni pasurine e ketyre zyberave gjykates ,se e dime si ka qene deri tani korrupsioni dhene leje e plote nga politikanet e ketij tranzicioni komunist .Por shikoni te gjithe emrat e gjygjtareve te korruptuar , qe jane emrat ne Strasbourg,qe kane kaluar neper duar gjithe vendimet e tyre ,dhe ka humbur shteti shqiptar ne gjykaten e Strasbourgut ,dhe ka fituar indiviti privat .Shume e thjeshte ,por rreziku do jete ,se nuk do kemi me gjygjtare nga shqiperia dhe do huazojme pa ironi gjygjtare nga Avganistani .Mos qeshe njeri ,eshte per te qare ..Une vete personalisht ,jam ne Strasbourg kunder shtetit shqiptar , dhe kane dhene vendime 21 Gjygjtare ,e natyrisht te gjithe te korruptuar dhe anti ligjore e anti kushtetutes shqiptare. .Pra vetem nje person 21 bandite gjygjtare ,po per te gjithe ,gjejeni e llogariteni vete me rregullin e treshit . Gjyqtaret mbare , jane per tu hedhur jo ne det, por ne oqean , e ti hane peshkaqenet .Mos harrojme dhe politikanet bashke me ta..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *