Vritet me thikë një i mitur në Suharekë

Leda Hysa

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Suharekë të Kosovës. Një përleshje me thika në një stacion autobusësh mes disa të rinjve ka çuar në vdekjen e njërit prej tyre.

Pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre  të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç kishin sulmuar dy të mitur të tjerë, duke u shkaktuar plagë me thikë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prizrenit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka vënë në pranga tre personat e tjerë që dyshohen si autorë të sulmit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *