Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor në vrasjen e Mario Majollarit

Ornela

Një automjet i djegur është gjetur në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës. Dyshohet se makina është përdorur në atentatin e djeshëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Mario Majollari.

Mjeti që u gjet i djegur është pa targa, ndërkohë policia është duke mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Në polici janë shoqëruar disa persona në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për vrasjen e 28-vjeçarit.

Hetimet paraprake të uniformave blu janë që Mario Majollari të jetë ekzekutuar për hakmarrje.

Babai i tij, Avni Majollari po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave në vitin 2000, të Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzit.

28-vjeçari Majollari u ekzekutua mbrëmë rreth orës 20:25 pranë banesës së tij në zonën e Kinostudios në kryeqytet. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Suedia, pasi në vitin 2015 kishte aplikuar për azil në këtë shtet, por kërkesa e tij u refuzua.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *