Iniesta i tronditur: Mund të jetë ndeshja ime e fundit në Champions

DITA Online

 

Humbja shokuese 3-0 ndaj Romës jo vetëm që nxori jashtë Championsit gjigantët katalanas, por njëherazi mund të ketë shënuar sfidën e fundit në karrierën e Andres Iniestës në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, për më tepër më një fund të hidhur.

Në rast se kapiteni 33-vjeçar i “blaugranave” do të largohet në fund të sezonit, atëherë sigurisht që ky do të mbetet topi i fundit i gjuajtur prej mesfushorit legjendar në Champions me fanellën e Barçës.

“Mundësia që kjo të jetë ndeshja ime e fundit në Champions League është shumë e madhe, për këtë arsye një rezultat i tillë dhemb edhe më shumë.

Ishte një ndër eliminimet më të dhimbshme, pasi askush nuk ishte i përgatitur për diçka të tillë, askush nuk e priste. Por kjo është ajo që ndodh kur i bën gjërat keq, gabon shumë dhe nuk përshtatesh në lojë. Jemi shumë të zhgënjyer, sidomos pas sezonit që kemi zhvilluar.

Roma diti se ku duhet të na godiste. Kishim shumë shpresa, ndaj dhe zhgënjimi është shumë i madh”, tha Iniesta.

Barcelonës tashmë i mbetet ta kthejë të gjithë fokusin në kampionat, ku takimi i radhës për këtë javë do të jetë përballë Valencias.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *