Pak ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione të reja kundër manjatëve, kompanive, zyrtarëve dhe figurave politike ruse që shihen si të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin, pjesërisht për shkak të “aktiviteteve të këqija në gjithë botën”.
Ndërsa rubla ruse vijon të bjerë për të tretën ditë radhazi, kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, tha se vendi i tij do t’ia dalë edhe me sanksionet e fundit të SHBA-së.
“Nuk ka dyshim se do ta përballojmë këtë presion. Kemi mësuar se si ta bëjmë”, tha Medvedev në një fjalim para Dumës ruse.
Ai shtoi duke thënë se “në fund të ditës, të gjitha këto veprime do t’i kthejmë në dobi të ekonomisë sonë. Por, nuk do t’i harrojmë ata që vazhdojnë të nxisin këtë politikë anti-ruse.”
Monedha ruse ra me 1.4 përqind të mërkurën, përkatësisht 63.9 në krahasim me dollarin amerikan.
s.a/dita
