Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, kanë konfirmuar sot në Moskë qasjen e përbashkët për atë që quhet “çështje e pazgjidhur e Kosovës” nga ana e Beogradit.
Gjatë këtij takimi, ata kanë thënë se zgjidhja duhet të bazohet në Rezolutën 1244 të KS të KB-së, dhe se pala ruse,siç njofton rts, ka shprehur gatishmërinë që partnerëve serbë t’iu ofrojë ndihmë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Serbisë në Kosovë.
Sipas Express, pas përfundimit të takimit, Gjuriç ka thënë se ka marrë përkrahje vëllazërore e miqësore për politikën e jashtme e të brendshme të Serbisë si dhe për çështjen e Kosovës.
s.a/dita
