U përplas me arbitrin spanjoll, UEFA nis hetim për Guardiolën

Dita

Përplasja e trajnerit Guardiola me arbitrin spanjoll Mateu Lahoz në fund të pjesës së parë të ndeshjes Liverpool-Manchester City,  duket se do t’i kushtojë numrit një të pankinës së City-t.

Protestat për një gol të anuluar ndaj Sane-s, shkaktuan shpërthimin e Guardiolës, por arbitri e përjashtoi, dhe tekniku spanjoll u detyrua ta ndiqte pjesën e mbetur të takimit nga tribuna.

UEFA ka nisur edhe një hetim për këtë ngjarje, ku thuhet se ai ka shkelur nenin e 69-të, që një trajner kur del nga fusha nuk mund të komunikojë me stafin apo lojtarët e tij.

Në të vërtetë, Guardiola ishte në pushimin e ndeshjes tek dhomat e zhveshjes, pavarësisht se arbitri e dënoi sapo mbaroi 45-minutëshi i parë.

Guardiola mund të ndëshkohet me gjobë ose me pezullim ndeshje.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Gjithmone kur gabojne gjyqtaret ne shumicen e rasteve me dashje, kane mbrojtjen e UEFA apo te FIFA, kjo po e shkaterron futbollin sportin me te ndjekur ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *