Pas publikimit në media të letrës së ish-prokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit Amerikan, ku shkruhej se ambasadori amerikan Donald Lu kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, asokohe kryetar i Kuvendit, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili, i ftuar në “Intervistën e Mbrëmjes” në Ora News, është shprehur se po flitet për pohime të rënda, dhe se për këto ambasadori Lu do të japë shpjegime.
Ai ka preferuar të shfaqet i distancuar deri në një farë pike, duke thënë se nuk preferon t’i marrë këto pohime si të vërteta, pasi do të ishin me të vërtetë tronditëse.
“Shpërdorimi i autoritetit diplomatik dhe të përfaqësimit në këto nivele do të ishte vërtetë një çështje delikate”, ka shtuar ai.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së komentoi edhe raportin e Freedom House, ku thuhej se zgjedhja e Metës si president zbehu luftën kundër korrupsionit.
Sipas tij nuk ka më përballje me “shtëpi të lirive” por me “shtëpi të fake news”.
“Kush ja mbylli sytë Freedom House, që nuk pa që liritë e njeriut u dhunuan në 25 qershor, pasi ishte vërtetë shumë e rëndë manipulimi i opinionit publik, i cili tha se zgjedhjet u zhvilluan të qeta. U pranuan nga opozita dhe nuk pati asnjë problem.
Unë kam qenë kryetar i LSI në zgjedhjet e 25 qershorit, i kam refuzuar që në 27 qershor. OSBE-ODIHR u shpreh shumë qartë se shitblerja e votës ishte e tillë sa rrënoi besimin e njerëzve, dhe elementi kriminal u përfshi dhe u kandidua. 20% e votave janë shitur dhe janë blerë. Pati përgjime ku ish-ministri i Brendshëm akuzohej për përvetësim mbi 20 milion euro në një dorë për të paguar zgjedhjet”.
Vasili e ka komentuar këtë raport, si një raport që mbart ngjyrë negative.
s.a/dita

ILIRI NË BURG !
Munika porosit bustin e saj të gdhendur mbi çizme,
Vasili me leckë të fshijë çdo ditë bustin e sajë ,gjithmonë vigjilent .