Mandzukic ka shënuar që në minutën e dytë në “Bernabeu”, duke rihapur çështjen e kualifikimit mes Realit dhe Juventusit, ku ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 0-3 të Realit në Torino.
Edhe pse pa Dybala në fushën e lojës, Juventusi arriti të shënojë për 2 minuta, atë që nuk e bëri dot në Torino brenda 90 minutave.
Por në të 37-ën ka qenë sërish Mandzukic, që ka dyfishuar rezultatin në favor të bardhezinjve.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të juventinëve, por tashmë, nëse italianët do të kërkojnë një biletë për në gjysmëfinale do t’u duhet të shënojnë të paktën edhe një gol në pjesën e dytë, pa pësuar asnjë, duke barazuar kështu rezultatin e të dy ndeshjeve.
s.a/dita
