Psikologu i Harvardit: Gabimi numër 1 i komunikimit

Dita

“Ka disa beteja në histori që janë humbur pikërisht për shkak të një komunikimi të zbrazët”, thotë Steven Pinker, profesor i psikologjisë në universitetin e Harvardit.

Në vendet e sotme të punës ku bisedat e e-maileve dhe chateve janë kaq të zakonshme, më shumë se takimet personale, rreziku i keqinterpretimit është më prezent. Dhe askush nuk është imun nga kjo.

Pinker, autor i shkrimit të manualit “The Sense of Style” thotë se pengesa kryesore për një komunikim të qartë është fenomeni i quajtur “mallkimi i dijes”.

Kjo shprehje në thelb do të thotë se “Vetë njohuritë tuaja duken aq të dukshme, sa jeni të prirur të mendoni se dhe të tjerët i dinë gjithashtu”, thotë për CNBC Pinker.

Problemi me këtë, shton ai, është se ju keni më shumë gjasa të përdorni zhargonin që shumë njerëz nuk e kuptojnë, duke anashkaluar hapin e shpjegimit, duke ju çuar në diçka abstrakte se në shpjegimin me terma konkrete.

Por çfarë mund të bëni për të kapërcyer “mallkimin e dijes” në shkrimin dhe të folurin tuaj? Këto janë sugjerimet e Pinker:

Zgjidhi fjalët me kujdes

“Një tjetër gjë për t’u mbajtur mend, është se fjalët vetë nuk janë pika e fundit e komunikimit. Fjalët janë një dritare në botë”, thotë Pinker.

Ju përdorni fjalët për të skicuar fotot mendore, për të përcjellë ide dhe për të krijuar histori. Ja pse është e rëndësishme të zgjidhni fjalët që do të ndihmojë njerëzit të kuptojnë atë që po përpiqeni të thoni. Prandaj përpiquni të zëvendësoni zhargonin, idiomat dhe metaforat me fjalë të thjeshta, të shkurtra dhe të zakonshme me një shpjegim direkt.

Ndrysho me mençuri

Shpesh, pjesa më e rëndësishme e shkrimit është rishkrimi, dhe Pinker rekomandon përpunim të përpiktë.

“Kaloni disa hapa të fshirjes dhe rishkrimit me qëllimin e vetëm për ta bërë atë që shkruani sa më të qartë. Për çdo fjali pyet: “A i përcjell të tjerëve kjo atë që dua të them? A më duhet ta them më konkretisht?”, vijon psikologu.

Së fundmi, duke sqaruar mesazhin tuaj për të tjerët, të ndihmon të jesh më i qetë, më i suksesshëm në jetë dhe në punë, e veçanërisht kur e konsideroni alternativë: keqkuptimin.

“Nëse do të ketë më shumë vëmendje për të pastruar shkrimin dhe komunikimin, mund të sigurohet efikasitet në biznes, edukim, qeverisje dhe në frustrimet e jetës së përditshme”, përfundon Pinker./tch

s.a/dita

 

 

Share This Article
11 Comments
  • dakord, kur eshte fjala me te tjeret, po une qe kam problem komunikimi me vehten time si t’ia bej? A me ndihmon dot njeri, psh gjermani i fundit?

  • Kjo qenka per pushtetaret tone Edi ramen per barbaret edhe erion veliajn edhe faqen e tij kur flet per shteg dhise per sheshin e Kukesit

    • motra
      ti e ke dhënë shëmbullin konkret për këtë që ka shkruar ky xhaxhi psikollogu!!
      jam tmerrësisht i sigurtë që ti brënda këtij komenti ke thënë jashtëzakonisht shumë,por i vetmi problem është se gjithçka është në kokën tënde!!vetëm disa pika kanë rrjedhur jashtë!!me disa pika nuk mund të bëhet lumi!!

      • ceno, kur dy persona i perkasin nje fushe dhe debatojne, fitojne te dy. Ndryshe nje pilot me nje pastrues pusetash, njeri sheh lart, tjetri poshte.

        • mono të parin e kuptova,por të dytin jo!
          “Ndryshe nje pilot me nje pastrues pusetash, njeri sheh lart, tjetri poshte.”,fitojnë apo humbin??
          këtë thotë ky lali psikollog!nuk është e thënë që ta dish ti kuptimin e asaj që thua dhe për fuqi madhore duhet ta di dhe unë!!
          pra mungesa e sqarimit sjell keqkuptime!!
          pra nëse flasim për të njëjtin objekt,piloti dhe pastrusi i kanaleve kanë pikvështrime të ndryshme!nëse falsim për objekte të ndryshme seicila ka pikvështrimin e tij!
          nëse ata shikojnë njëritjetin!?njëri shikon atë që tjetri se sheh!!

          • gjermoni fallco
            sma merr mëndja të “kam qene i dobet ne arithmetike dhe e kam zor me numrat.”!!
            ti duhet të jesh thjesht i qut,ose e thënë në popullorçe “bir kumllet”!!

        • rrofsh o gjermani i fundit, po i them vehtes une tashti, specialist pilotash dhe pastrues pusetash, njeri ma fut nga lart, tjetri nga poshte.

          • se edhe une jam gjerman fundor, me probleme identiteti dhe eshte e zorshme te dallohet gjermani i fundit, nga gjermani i fundit, kupton? Ja ti psh qe te mos ngaterrohesh me vehten ke vene numra, une po mundohem po kam qene i dobet ne arithmetike dhe e kam zor me numrat.

  • — Populli ka nje shprehje; -”GJUHA KOCKA S’KA, POR KOKA THYEN”
    — Nga fillimi viteve 90, kur gjuha e politikes [politikaneve] sa vinte e ashpersohej, gadiste dhe nxinte cdo gje , shtypi dhe medi I nxinte dhe i conte edhe me tej . Njerzve ne teresi po u vritej e nxihej cdo gje, e cdo shpres, dhe merte rruget e arratis, ndersa pjesa e marifetcinjve pefitonin nga rremuja , shtonin grabitjen dhe pasurin. ….. Nder ato kohe , DRITERO AGOLLI ne nje nga intervistat per perdorimin e gjuhes komunikimit thoshte se.; … TJETRIT MUNDT TI THUASH ”TI JE GENJESHTAR” , por mund ti thuash dhe pak me bute ”TI NUK PO THUA TE VERTETEN ”, por mund tja thuash edhe me but akoma, ” TI NUK JE SHME I SAKT” .
    — DISA SHPREHJE te populli per MENDIMIN dhe KOMUNIKIMIN;…
    — Cfar ka barku, nxjer bardhaku.
    — Flet gjuha para mendjes
    — Mat 7 her ,pri nje her,
    — Fjalen e fundit mos e thuaj qe ne fillim.
    — Gjuha kacka ska , por kocka thyen
    — Fjala vret me shume se plumbi.
    — Ta mesosh gjuhen te flas duhen 2-3 vjet, te rrije prapa dhembeve duhen 60 vjet
    — Fjala qe mbahet eshte robi yt . Ajo qe te del prej goje eshte zoti yt.
    —KOMUNIKIMI ESHTE ART ..
    ………….

  • — Populli ka nje shprehje; -”GJUHA KOCKA S’KA, POR KOCKA THYEN”
    — Nga fillimi viteve 90, kur gjuha e politikes [politikaneve] sa vinte e ashpersohej, gadiste dhe nxinte cdo gje , shtypi dhe medi I nxinte dhe i conte edhe me tej . Njerzve ne teresi po u vritej e nxihej cdo gje, e cdo shpres, dhe merte rruget e arratis, ndersa pjesa e marifetcinjve pefitonin nga rremuja , shtonin grabitjen dhe pasurin. ….. Nder ato kohe , DRITERO AGOLLI ne nje nga intervistat per perdorimin e gjuhes komunikimit thoshte se.; … TJETRIT MUNDT TI THUASH ”TI JE GENJESHTAR” , por mund ti thuash dhe pak me bute ”TI NUK PO THUA TE VERTETEN ”, por mund tja thuash edhe me but akoma, ” TI NUK JE SHME I SAKT” .
    — DISA SHPREHJE te populli per MENDIMIN dhe KOMUNIKIMIN;…
    — Cfar ka barku, nxjer bardhaku.
    — Flet gjuha para mendjes
    — Mat 7 her ,pri nje her,
    — Fjalen e fundit mos e thuaj qe ne fillim.
    — Gjuha kacka ska , por kocka thyen
    — Fjala vret me shume se plumbi.
    — Ta mesosh gjuhen te flas duhen 2-3 vjet, te rrije prapa dhembeve duhen 60 vjet
    — Fjala qe mbahet eshte robi yt . Ajo qe te del prej goje eshte zoti yt.
    —KOMUNIKIMI ESHTE ART .
    ………….. T.V– NY–USA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *