Sheshel: Nuk pendohem për krimet, do t’i bëja sërish

Dita

Ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga drejtësia ndërkombëtare, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se është “krenar me të gjitha krimet” që i janë atribuar atij. Ai shtoi se nuk do të ngurronte t’i përsëriste ato.

Të mërkurën, Gjykata e Kombeve të Bashkuara e hodhi pjesërisht poshtë lirimin e Sheshelit nga akuzat për krime kundër njerëzimit, duke e dënuar atë me 10 vjet burgim.

Megjithatë, Mekanizmi për Tribunalet Ndërkombëtare tha se Sheshel tashmë e kishte kryer dënimin, duke marrë parasysh kohën që ka qëndruar në paraburgim në Hagë.

“Tani do të marr disa masa ligjore për të hedhur poshtë këtë gjykim, por më e rëndësishme është se unë jam krenar për të gjitha krimet e luftës që më janë atribuar dhe për krimet kundër njerëzimit. Në të ardhmen, jam i gatshëm t’i përsëris”, ka thënë Sheshel, i cili akuzat e drejtuara i ka mohuar vazhdimisht.

Sheshel është akuzuar për kryerjen e krimeve kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës, në Bosnje dhe Hercegovinë, në luftërat e viteve 1990.

Megjithatë, në mars të 2016-s, gjykatësit e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi e kanë shfajësuar atë nga të gjitha akuzat.

Por, prokurorët që e kanë apeluar këtë vendim, duke thënë se gjatë gjykimit të Sheshelit nuk janë marrë parasysh të gjitha provat.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • Te gjithe llojeve te gjyktave qi i kane dhane lirine per te mos e denuar perjetesisht iu bafsha nji m.t te madh.Sepse na shesin drejtesi per denimin e nji arme mbajtesit pa leje.Per vrasje ne konflikte qofshin deri ordinere.Po ama vriten me arme si te nxheta dhe te “fresketa”.Ndersa ky kriminel tregon krenari per krimet qe do ti perseriste perseri nese ia donte puna.Kjo vjen nga vlersimi i gjykateve te drejtesise Alla perendimore duke i vlersue vektimat sikur jane krena bagetishe apo kokrra bastanit.Mbi bazen e keti koceptit dhe logjike Berisha i yne asht tejemase paqesor.Nese Europa kerkon te vendosi me kete rreforme nji te tille drejtesie ne Shqiperi i uroj perseri te njejten deshire neji m.t te madhe.Te pkaten me mut nuk vras njeri si Shesheli i pa penduem asht i gatshem ta perserisin krimin me shume krenari.Keshtu dhe une mutin po pa krenari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *