Konspiracionisti: Fundi i botës, çështje ditësh

DITA Online

 

David Meade është një emër i njohur në forumet konspiracioniste, i cili aq herë sa ka parashikuar fundin e botës, po aq herë ka dështuar në parashikimin e tij.

Por, ai vazhdon të këmbëngulë!

Pasi dështoi në jo pak por në tre parashikime përgjatë vitit 2017, David rikthehet në 2018 me një tjetër parashikim, akoma më të zymtë, ku ndërthur konspiracionin shkencor me atë fetar.

Ai thotë se më 23 prill një seri vullkanesh do të shpërthejnë në pjesë të ndryshme të planetit tonë dhe kjo do të jetë shenja e parë e rikthimit të Jezusit në Tokë.

Sinjalet për këtë, David Meade thotë se janë dhënë përgjatë 2017, duke përmendur këtu rreshtimin e planeteve të sistemit tonë në një vijë të drejtë dhe të tjera fenomene kozmike në yjësitë fqinje.

“Faktin” tjetër, Meade e gjen mes vargjeve të Biblës, konkretisht në 12:1–2 që thotë: “Një shenjë e madhe do të shfaqet në Parajsë: një grua e veshur me Diellin, me Hënën nën këmbët e saj dhe si kurorë 12 yje”.

Në interpretimin e Meade kjo do të thotë që Dielli dhe Hëna do të rreshtohen në yjësinë e virgjëreshës, ndërsa para kësaj, në Tokë do të ndodhin fazat e fundit; “të gjitha kishat do të zhduken, antikrishti do të ngrihet, do të shfaqet Planeti X dhe do të fillojë edhe Lufta e Tretë Botërore”.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • a mund të quhet e drejtë nëse unë si ateist them”zot ruaji mëndjen këtij idiotit,por për më shumë këtyre batakçinjve që përfitojnë nga idiotër të tillë”??
    kësaj medje që është në gjëndje që vrasë dhe veten për të pasur një klik më tepër!!
    ecni ke lagjia time dhe intervistoni nja dy tipa si ky!!ata janë më të saktë!çdo parashikim i tyre është vërtetuar!!ata kur zgjohen në mëngjes tregojnë se si i kanë parë të realizuara profecitë e tyre në gjumë!!

    • mono ke të drejtë,por ky nuk është aq i qut sa ben duka!!
      ben duka nuk lë më komente në jermin e tij të vargëzar!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *