Fundi i tremujorit të parë të vitit 1949, në pikun e një situate të vështirë në Shqipëri, prishjes përfundimtare me jugosllavët e arrestimin e grupit armiqësor të Koçi Xoxes, e gjen Enver Hoxhën në krye të një delegacioni të lartë shtetëror për vizitë në Moskë tek Stalini.
Sipas dokumenteve origjinale të arkivave sekrete ruse (përfshirë në studimin e Hamit Kabës e Ethem Çekut), në përfundim të takimeve shtetërore, Këshilli i Ministrave i Bashkimit Sovjetik, miraton dhuratat dhe vlerën e tyre) që Stalini jep për Enver Hoxhën, pjesëtarët e tjerë të delegacionit, si dhe bashkëshortet e tyre…
(Vendim i Këshillit të Ministrave të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike mbi dhuratat për delegacionin qeveritar të Republikës Popullore të Shqipërisë)
Moskë, më 2 prill 1949
Sekret
KËSHILLI I MINISTRAVE I BRSS
Vendim i datës 2 prill 1949, Nr. 1273 – 454c
Moskë, Kremlin “Mbi dhuratat për delegacionin qeveritar të Republikës Popullore të Shqipërisë”
Këshilli i Ministrave të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike vendosi:
1. Në emër të Qeverisë së BRSS i dhurohet Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë Enver Hoxha – kuti duhani prej floriri; Kryetarit të Planit të Shtetit Spiro Koleka – orë me zinxhir e markës “Pobjeda” e gjitha prej floriri; zëvendësministrit të Tregtisë Vasil Kati – kuti me punime artistike; zëvendësministrit të Industrisë Xhafer Spahiu – kuti me punime artistike; zëvendësministrit të Punëve Publike Shinasi Dragoti – kuti me punime artistike; zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm Nexhip Vinçani – kuti me punime artistike.
2. Anëtarëve të delegacionit, veç kësaj, t’u jepen dhurata për bashkëshortet e tyre (pëlhura prej mëndafshi e leshi) dhe komplete ushqimore (havjar, çokollatë, vodkë, shampanjë) më një vlerë të përgjithshme prej 11.000 rubla.
3. Ngarkohet Ministria e Financave e BRSS (shoku Zverev) të akordojë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave të BRSS, Ministrisë së Punëve të Jashtme të BRSS, mjetet e duhura financiare për mbulimin e shpenzimeve për blerjen e dhuratave të përcaktuara në këtë Vendim.
KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BRSS
J. Stalin
DREJTORI I ADMINISTRATËS NË KËSHILLIN
E MINISTRAVE TË BRSS
M. Pomaznev
(Burimi: SF BE, T. II, APRF, F. 3, Op. 64, D. 46, L. 1. Nr. 22. Origjinal)
****
Botuar nga Dita

https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
SA HERE LEXOJE GAZETEN DITA ….. DO TE NDESHEM ME SURRATIN E NJE PERBINDESHI S ENVERI ….. MJAFT ME DISA SPIUNA QE E TRZDHETUAN POPULLIN…. QE JA HOQEN LIRINE LIBERTENE DEMOKRACIN BARAZINE POPULLIT… NJE KATUNAR NOSTALGJIKE QE ENVERI E MORRI NGA FSHATRAT E HUMBURA ..E PRURI NE TIRONE NA CAN BYTHEN ME ENVERIN ..PERSE S TREGOJNE KRIMET QE BERI HITLERI NE SHQIPERI QE NA NDAU PER SE GJALLI …. BABAI IM SFOLTE ME VELLEZERIT NGA FRIKA …SE VELLEZRIT E TIJE I HIQNIN NGA PUNA ..SE ISHIN ZYRTARE ……. PER 40 VJET .. DHE SFLAS PE RININE QE E SHPARTALLOI ME PROP KOMUNISTA KUR BOTA ECTE PERPARA EVER KOQJA NA CANTE TRAPIN ..ME PROP KOMUNISTE … DHE RRENTE SE E KA FAJIN AMERIKA QE NE RRININ PA BUKE .. DHE TE TJERA ……. SA PER STALININ QE ENVERI E MBANTE NE MES TE TIRONES …. BOTA E NJEH SI NJE HITLER TE 2 .QE E SULMOI POLONINE NE LUFTEN E 2 B… DHE VRAU ME SHUME RUSE SE NAZISTAT NE RUSI … VRAU MILIONA ..POR ENVERI I FSHEHTE GERAT .SI RRJEPACAK QE ISHTE …. EDHE HITLERI I DHUROI 3 VETURA ZOGUT …POR SE BEN KJO DHURATE NJERI TE MIRE …… NGA ARKIVAT E KOMUNISTAVE …KERKONI PAK ARKIVAT ..NDOSHTA DO TI GJINDET VARRET SHUEM TE ZHDUKURVE ?GA BOLSHEVIKET NE KOHEN E HITLERIT ….KERKONI SE NDOSHTA SPIUNET I KANE NE ARKIVA …????
Gkithcka publike dhe teresisht e dokumentuar, si ne demokracine e sotme !?.