Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në kryeqytet. Një burrë ka vrarë gruan dhe më pas veten në banesën e tyre në rrugën “Irfan Tomini”. Dallëndyshe Jazxhiu, 50 vjeç, është vrarë me armë zjarri nga i shoqi, Admir Jazxhiu, 51 vjeç, i cili më pas i ka dhënë fund jetës.
Besohet se konflikti mes bashkëshortëve ka lindur për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodheshin. Admir Jazenxhiu punonte herë pas here si shofer kamioni, por nuk kishte një punë stabël, ndërsa gruaja ishte e papunë. Ata kishin dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë, e cila së fundmi kishte fituar një bursë për studime jashtë vendit.

Per turp …..