Mesazh për ministren e Kulturës

DITA Online

 

Tefta Cami-Cani*

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar është dhe mbetet monument kulture si për traditën historiko-kulturore, që përfaqëson e mbart  dhe trashëgon, ashtu edhe për funksionin, që ka luajtur e vazhdon ende të luaj si institucion kombëtare. Kush njeh e vlerëson trashëgiminë historiko-kulturore, di të hartojë projekte të mëdha dhe të ndërtojë vepra të mëdha, që të mbeten e të pasurojnë traditën e vendit. Veprat e mëdha i kanë bërë dhe i bëjnë ata liderw e udhëheqës shtetesh e vendesh, me këshilltarë atdhetarë e profesionistë, që primare kanë interesat e Atdheut e të popullit dhe udhëhiqen nga vizione progresiste afatgjata.

Një shembull emblemë e udhëheqësit vizionarë të ndërrimit të sistemit e organizimit dhe drejtimit të sistemit demokratik është Vaclav Havel i Çekisë. I njohur si shkrimtar i madh, si pronari më i madh i Çekisë i sekuestruar nga shteti dhe i dënuar për shumë vite. Si kryetar i opozitës, i udhëhoqi protestat me çelësa në duar pa dëmtuar asgjë dhe pa thyer asnjë xham etj. Kur e zgjedhin president dhe i çojnë dosjen për ta informuar, se kush e kish denoncuar, qe e kanë pas dënuar shumë vite burg si kundërshtarë politik të sistemit komunist, ka thënë: “ Të mbyllet ajo dosje! Ai sistem ka qenë dhe atij sistemi i kanë shërbyer çekët. Ne do të shikojmë përpara dhe nuk do ta hedhim vështrimin prapa.”

Ç‘po ndodh në Shqipëri: Dihet se monumentet e objektet e trashëgimisë kulturore e natyrore shpallen e mbrohen me ligj. Të gjithë janë e duhet të jenë të barabartë para ligjit kushdoqoftë, qytetarë i thjeshtë, apo funksionarë shteti, ministër apo kryeministër e president. U dogj një pjesë e fondit të BK….!!!??? Po ndërtohet lokal mbi rrënojat arkeologjike të Butrintit, që mbrohet nga UNESCO….Parashikohet të prishet Teatri Kombëtar e Cirku. Sheshi Skënderbe është kthyer si një saÇ i shëmtuar me pllaka sipër. Pse duhet të dëmtohej dhe t’i prishej disa herë dhe gjithmonë në mënyrën më të shëmtuar e të dënueshme?! Është e dhimbshme që Ministria e Kulturës i përligj!!!??? Ç’bëhet!? Ajo që duhet ta mbrojë, shkel barbarisht ligjin!? Përse nuk hetohet? Biblioteka Kombëtare e qytetet antike janë thesaret e pasurisë e identitetit kombëtare të popullit dhe jo të pushtetarëve, të cilët janë kalimtarë e të përkohshëm. Kush abuzon e manipulon duhet të përgjigjet para ligjit.

Shqipëria nuk ka trashëguar ndërtesa të institucioneve kulturore e artistike. Janë ngritur disa ndërtesa kulturore shumë më vonë nga vendet fqinje, kryesisht janë ndërtuar nga mesi i shekullit të kaluar. U ngrit Kinostudioja “Shqipëria e Re”, që pasi ndërprenë veprimtarinë kinematografike e mbyllën funksionet e saj, e kthyen në Ministri Kulture. Padrejtësi e paradoks!?

Edhe Ministria e Kulturës praktikoi e po praktikon moton e demokracisë shqiptare: “Të shkatërrojmë çdo ndërtim të periudhës komuniste!” Vizion dritëshkurtër e barbar! Kanë mbetur në kujtesën historike dhe do të përshkruhen me objektivitet thirrjet e liderëve të atyre viteve, për shkatërrimin e gjithçkaje, si të Kombinateve e Fabrikave, të Uzinave, të Ndërmarrjeve Ekonomike e Kooperativave dhe Ndërmarrjeve e Instituteve Bujqësore, të Institucioneve Arsimore, Kulturore e Artistike, Institucioneve Shëndetësore etj. Demokracia u udhëhoq nga psikologjia e prapambetur e primitive e urrejtjes dhe e shkatërrimit të gjithçkaje.

Strategjia qe dhe vazhdon të zbatohet: “Të nxisin e organizojnë me çdo formë e metodë emigrimin e shqiptarëve, për t’u punësuar në vende të tjera, për ta shpërbërë, që të ndryshojnë raportin e popullsisë dhe të pakësojnë popullsinë shqiptare, si dhe duke ligjëruar kombe e kombësi të huaja, të qene e të paqena në Shqipëri, për ta kthyer atdheun e shqiponjave në një vend multietnik ashtu siç po veprohet edhe në Kosovë me ngritjen enklavave serbe.

” Vettingu duhet të fillojë nga këto pika referimi: Me shkelësit e interesave kombëtare, të historisë e kulturës, si dhe territorit tokësorë e detarë dhe ajror, me urdhëruesit që shkatërruan e rrënuan dhe përbuzën djersën e 50 viteve të popullit shqiptar, si dhe shkelën e përbaltën gjakun e derdhur të dëshmorëve të Atdheut.

Sipas të dhënave para viteve ’90 Ministria e Arsimit dhe Kulturës ishte në ndërtesën, ku ndodhet sot Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe drejtonte sektorët e arsimit, sektorët e kulturës e të arteve, sektorët e sporteve dhe Komisionin e Lartët të Atestimit me 70-80 punonjës. Ndërsa tani ajo Ministri është ndarë në tri Ministri dhe një Drejtori e shkencës me ndërtesa më vete dhe me një personel të madh marramendës. A duhet të ketë Republika e Shqipërisë aq ministri, me një territor prej 28.000 km. katrorë dhe me nje popullsi prej afro 3 milion banorë? Përdorimi i teknologjive të reja, të kompjuterëve e celularëve, të internetit e të tjera, e shkurtojnë e zvogëlojnë distancën e kohën e institucioneve arsimore e kulturore dhe sportive, si dhe të administratës së Bashkive e Prefekturave me Ministritë dhe, për rrjedhoje, duhet të çojë në shkurtimet e strukturave të administratës e të punonjësve dhe jo në shtimin pa kriter të tyre.

Tani i erdhi radha shembjes e shkatërrimit te Teatrit Kombëtar dhe të Cirkut të Shqipërisë. Aktorët e artistët menduan, se do të ishin të mbrojtur. Artistët e mëdhenj të Shqipërisë, nuk e konceptojnë dot, se ky sistem “demokratik” shqiptarë pasi shkatërroi e dogji vendin dhe mohoi 50 vjet të shtetit shqiptarë, vazhdon të mohojë e shkatërrojë edhe kulturën tonë kombëtare. Tani që i erdhi radha prishjes së Teatrit Kombëtar dhe të Cirkut, e kanë ngritur zërin me të drejtë dhe duan ta mbrojnë atë ndërtesë, sepse është planeti i punës dhe kontributeve të arta të tyre, që kanë rrezatuar kulturë dhe kanë përjetësuar historinë tonë kombëtare, duke ndikuar në edukimin e ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptarë në Shqipëri e Kosovë si dhe në të gjitha trevat shqiptare. Artistët janë nderi e krenaria e kombit shqiptarë.

Si popull duhet të protestojmë e mbrojmë ndërtesën ekzistuese të Teatrit Kombëtarë e të Cirkut edhe me trupat tonë dhe të luftojmë, që të ngrihet ndërtesa e Teatrit të ri Kombëtar me parametrat e kohës, duke ruajtur e konservuar ndërtesën ekzistuese. I gjithë populli e kombi shqiptarë e kemi patur dhe e kemi ndërtesën e Teatrit si Altarin e Artë, ku kanë interpretuar korifejtë e artistëve të mëdhenj të skenës dhe kinematografisë shqiptare, që u përkulemi me dashuri e nderim dhe mirënjohje të pafund. Si misionarë, ata hodhën, nga e para, themelet e teatrit e të kinematografisë shqiptare dhe e ngritën në kala, duke e bërë edhe  Akademi të artit, për përgatitjen e brezave të rinj dhe duke rrezatuar njëkohësisht histori e kulture.

Tradita arkitektonike e Romës ka rrezatuar e rrezaton në ndërtime në të gjithë botën. Shkolla arkitektonike e Romës, ka ndërtuar Romën, Konstandinopojën (Stambollin), Moskën e Uashingtonin etj. Shqipëria është ngjitur me Italinë, që mund e duhet të mesojmë e marrim përvojën e tyre. Në Romë para disa vitesh është ndërtuar një Kompleks Kulturorë “Auditorium”, i ngritur me shtylla mbi rrënojat arkeologjike, që janë ruajtur e bërë të vizitueshme për publikun. Mbi to janë ngritur sallë teatri, salla koncertesh, bibliotekë e  ambiente të tjera të veprimtarive kulturore e artistike. A mund të merret përvoja e studiove arkitektonike të Romës për konservimin e ndërtimin e Teatrit Kombëtare në Tirane? Më mirë përvoja e studiove arkitektonike të Italisë, sesa të vendeve të tjera të largëta.

 

*Ish-ministre e Arsimit

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Faleminderit e nderuara ish Ministre e Arresimit dhe kultures Tefta Cami.persa argumentoni qe teruhet ndertese e Teatrit tone Kombetar si eshte bere ne ROME,ku ruhen monumente mijeravjevare.
    Vendim marresit le te gjykojne e ndalojne ato KOKA antishqiptare,per ruajtien e trashegimise saj,fatkeqesisht Tirane kthyer ne fushe beteje shkateruese. “I maji”festa simbol i solidaritetit boteror ,si do prtitet, me me sa po shohim ne Tirane VETEM SHKATERIM.Kur do hiqet ai rrethim i hekurt qe po skandalizon qarkullimin e makinave sa njerrezve.
    Mjaft me me ato PEME rreth PALLATIT te MADH te KULTURES,qe dikur krenoheshim.Prishni sa keni fuqi te ndertoni,pa demtuar imazhin e qytetit sa baoret.
    Mendoni bijte e NENAVE pa VEPRONI.

    “Nene PASHAKO”emigrante ! krah”NENE TEREZA”..
    ,

  • Faleminderit e nderuara ish Ministre e Arresimit dhe kultures Tefta Cami.persa argumentoni qe te ruhet ndertese e Teatrit tone Kombetar si eshte bere ne ROME,ku ruhen monumente mijeravjevare.
    Vendim marresit le te gjykojne e ndalojne ato KOKA antishqiptare,per ruajtien e trashegimise saj,fatkeqesisht Tirane kthyer ne fushe beteje shkateruese. “I maji”festa simbol i solidaritetit boteror ,si do prtitet, me me sa po shohim ne Tirane; VETEM SHKATERIM.Kur do hiqet ai rrethim i hekurt qe po skandalizon qarkullimin e makinave sa njerrezve.!?
    Mjaft me me ato PEME rreth PALLATIT te MADH te KULTURES,qe dikur krenoheshim.Prishni sa keni fuqi te ndertoni,pa demtuar imazhin e qytetit sa baoret.
    Mendoni bijte e NENAVE pa VEPRONI.

    “Nene PASHAKO”emigrante ! krah”NENE TEREZA”..
    ,

  • Kta komunistet e rinje po shkatrrojn teatrot e kinemat,kurse ata te vjetrit prishen kultet fetare.Do ju pyes si asht nje komb pa kto institucione kulturore e fetare.Kta jane demonet e kuq.

  • …eshte folur ate kohe per kete ministren si nje cope ” injorante”; kur pyetej se cfare gjuhe te huaj fliste, ajo pergjigjej me krenari ” vetem gjuhen e nenes” ; tjeter: shpesh kishte probleme me peugeot-in e saj ; me kete shkrim apo prononcim , e paska patur pak kete epitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *