Vizita e kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama, në Ankara, ka zënë faqet e mediave turke. E përditshmja turke ‘Sabah’ e titullon specialen mbi takimin Rama-Erdogan “Mysafiri 2 metra”. Në shkrimin e saj, e përditshmja turke thotë se takimi Rama-Erdogan u zhvillua në pallatin Dolmabahçe.
“Rama, një ish-lojtar basketbolli mbi 2 metra, është fituesi i zgjedhjeve në Shqipëri. Ai udhëhoqi koalicioni prej 40 partish, i cili rezultoi fitues në zgjedhjet parlamentare të qershorit”, shkruan gazeta, e cila shton se takimi dy orësh i tij me Erdoganin u zhvillua pa praninë e mediave.
Ndërsa një e përditshme tjetër turke, “Zaman” shkruan se Rama po ecën në rrugën e bashkëpunimit mes dy shteteve, lidhjet politike të të cilave kanë qenë gjithmonë shumë të mira. Një ditë më parë, Rama e publikoi në profilin e tij në Tuiter artikullin e gazetës “Sabah” me shënimin “Fotoja e ditës”.

Ra ”burri i shtetit”.Tani SHQIPERIA KA BURRRRRR: