Sa prezent janë shqiptarët në historinë e Serbisë. Sa të interesuar kanë qenë serbët për të ditur për fqinjët e tyre jugorë? Kur nis historia e marrdhënieve mes tyre? A ka qenë gjithmonë ajo një histori urrejtjesh e luftërash, apo kjo ndërthurje ka qenë në kohë të ndryshme, më e komplikuar dhe jo kaq e thjeshtë për t’u shpjeguar? Tek e fundit çfarë u kanë mësuar serbët fëmijëve të tyre nëpër shkolla rreth nesh? Si janë trajtuar në epoka të ndryshme episodet më të rëndësishme historike të përplasjeve e vendtakimeve shqiptaro-serbe dhe si janë vlerësuar pikat më të errëta të tyre. A ka diçka për të riparuar në këtë drejtim, kush duhet ta kryejë atë dhe kur ka nisur ky fenomen? – Të gjitha këtyre pyetjeve është përpjekur t’u japë një shpjegim, vetëm tri vjet pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, njëri ndër historianët bashkëkohorë më në zë në Serbi, Dr. Zoran Janjetoviç, aktualisht bashkëpunëtor i vjetër shkencor pranë Institutit të Historisë Moderne Serbe, në Beograd.
Në një studim të tijin, botuar në vitin 2002 (botohet për herë të parë në shqip në faqet e gazetës DITA) në revistën e specializuar franceze “Balcanologie”, me titull “Armiq, miq e anasjelltas” ( shih: FROM FOE TO FRIEND AND BACK / ALBANIANS IN SERBIAN HISTORY TEXTBOOKS, 1918-2000; Vol. VI, n° 1-2 | décembre 2002, p. 245-260 ), ai na paraqet shumë gjetje interesante nga pikëpamja shkencore historike, por edhe statistikore e informative, në një shtjellim që në pamje të parë ngjan të jetë njëri ndër më objektivët që mund të përftohet nga një historian serb mbi prezencën e shqiptarëve në historinë e Serbisë dhe trajtimin e rolit të tyre në tekstet shkollore serbe. Ai i ka mbështetur pikëpamjet e tij duke cituar një seri autorësh serbë (apo sllavë), ku mund të përmendim: Milutin Garashanin, Sllobodan Jovanoviç, Sima M. Çikoviç, Danilo Vukoviç, Rade Mihaljçiç, Mita Kostiç, Dimitrije Bogdanoviç, etj, por edhe shqiptarë e të huaj si: Skënder Anamali, Stefanaq Pollo, Arben Puto, Skënder Riza, Emin Pllana, Noel Malcolm, Gustav Weigand, G. B. Smith, H. N. Brailsfoid, Martin Mayer etj.

Dr. Janjetoviç (në kohën kur ka shkruar artikullin për “Balcanologie”, në fakt rezulton se akoma nuk e kishte fituar këtë gradë akademike) veçon disa faza të historisë që përbëjnë edhe nyjet gordiane të marrdhënieve mes dy kombeve dhe sigurisht se Kosova përbën edhe thembrën e Akilit në këtë kontekst (në aspektin gjeografik). Por episode të tilla historike si, masakrat serbe gjatë Luftës së Parë Ballkanike, zhvendosjet apo spastrimet etnike me kahje të dyfishtë (sipas autorit në fjalë) në shekujt 18-19, apo pozita e shqiptarëve etnikë gjatë ekzistencës së dy Jugosllavive, roli dhe pozita e tyre gjatë Luftës së Dytë dhe trajtimi i tyre në tekstet shkollore përkatëse, krahasuar shpesh me trajtimin e tyre në periudhën e Millosheviçit, përbëjnë edhe thelbin e studimit të tij.
Çuditërisht, ndërsa trajton periudhën e Mesjetës, Dr. Janjetoviç nuk ndalet thuajse fare tek Beteja e famshme e Fushë-Kosovës (1389), për të cilën, një autor tjetër diku shkruan se ” .. Rëndësia historike e Betejës së humbur të Kosovës më 1389 është diametralisht në kundërshtim me vëllimin mitologjik të cilin kësaj disfate ia atribuon tradita popullore serbe” ( shih: “Klerikalizmi dhe mitologjia serbe karshi Kosovës”, Nga Novak Killibarda, Koha Javore, 6 mars 2013). Përmend sidoqoftë, se zënkat për të përvetësuar heronj nga të dyja palët, vijojnë edhe sot e kësaj dite, duke pasur parasysh këtu Millosh Obiliqin ( ose Kopiliqin sipas versionit dhe pretendimeve shqiptare) dhe Skënderbeun, por i jep më shumë rëndësi betejës për mbrojtjen e Vjenës – shekuj më vonë – dhe inkursioneve të përkohshme austriake, ku sheh një rol të mohuar apo të pavlerësuar të shqiptarëve (të krishterë) në këtë rast. Po ashtu, kritikon heshtjen serbe për të dënuar krimet e masakrat ndaj shqiptarëve (por edhe muslimanëve të tjerë, qofshin këta edhe sllavë), por pohon se ka pasur dëshmi të mjaftueshme edhe për krimet e shqiptarëve në periudha të veçanta historike, për të cilat Jugosllavia titiste nuk ishte fort e interesuar të dilnin në dritë, për shkak të mbajtjes në këmbë të “Bashkim-Vëllazërimit”.

Gjithashtu ai pohon disa të vërteta, të cilat, në dukje duket sikur çojnë ujë në mullirin e shovinizmit serb, ndërsa thekson se shqiptarët në masë iu bashkuan gjatë viteve të Luftës së Dytë, “pushtuesve” italianë e gjermanë (flasim gjithnjë për shqiptarët në ish-Jugosllavi), por se kjo do të duhej të bënte të mendonin më shumë serbët se sa shqiptarët, për të gjetur arsyet e vërteta e thelloheshin për të parë më mirë se pse shqiptarët ishin të prirur ta bënin një gjë të tillë dhe pse (por edhe si) regjimi komunist në ish-RSFJ u përpoq deri në fund ta fshihte një fakt të tillë. Sa i ka dëmtuar fshehja e historisë dhe gjetja e rrënjëve reale të konfliketeve shqiptaro-serbe, nxënësit e studentët serbë? – Përse dhe kur shqiptarët trajtoheshin si “të mirë” e “të këqinj” në mënyrë të diferencuar, “të egër”, apo cilët shiheshin si aleatë e kundërshtarë?
Këto dhe shumë të tjera gjenden mes rreshtave të studimit të Dr. Zoran Janjetoviç, bashkë me konkluzionet e tij, të cilat na bëjnë të mendojmë nga ana tjetër se paradoksalisht na mungojnë studimet e autorëve shqiptarë në lidhje me prezencën e fqinjit tonë verior (në aspektin nacional dhe jo formal shtetëror nga pikëpamja aktuale) për të bërë në këtë mënyrë një krahasim të problematikës në fjalë, e cila në aspektin profesional( jo vetëm gazetaresk), etik dhe shkencor, do të ishte mëse korrekte. Më poshtë gjetjet më kryesore të studimit të Dr. Janjetoviç.
* * *

Ish-udhëheqësi komunist jugosllav, Josif Broz Tito, në takim me ish-liderët komunistë të Kosovës në vitet ‘70
Serbët dhe shqiptarët presupozohet të kenë qenë fqinjë qysh prej mbërritjes së sllavëve në Gadishullin e Ballkanit. Sidoqoftë, për një kohë relativisht të gjatë, shqiptarët ishin për serbët fqinji më pak i rëndësishëm. Vetëm në këto 120 vitet e fundit, rëndësia e tyre për serbët nisi të fitojë përmasa të tjera. Reflektuar kjo edhe në historiografinë serbe, ata nisën ta rrisin gradualisht peshën e vet. Do të ishte afër të vërtetës, nëse do të thoshim se madje në 15 vitet e fundit shqiptarët do të bëheshin edhe fqinjët më të rëndësishëm për serbët.
Fatkeqësisht kjo ka ardhur nga konfrontimi shumë më tepër se sa nga bashkëpunimi. Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë gjithmonë rasti në të shkuarën e largët. Në këtë punim, autori propozon të qëmtojë e të gjejë se cilat ishin momentet kur historia shqiptare gjen vend në tekstet e librave të historisë serbe, për të analizuar se si ato janë përshkruar dhe se si ndryshimet në politikën shqiptare ndaj Serbisë, dhe marrëdhëniet dypalëshe janë reflektuar në tekstet shkollore të historisë.
Kohët antike dhe mesjeta
Kur trajton marrdhëniet shqiptaro-serbe, pyetja e parë që të bie ndërmend është se: kur nis realisht historia e tyre e përbashkët? Shqiptarët pretendojnë se ata janë pasardhës direktë të ilirëve, të cilët popullonin një zonë të konsiderueshme të Gadishullit të Ballkanit në kohët e lashta. Kjo pikëpamje nuk është mbështetur gjithmonë nga akademikët e studiuesit serbë. Si zakonisht, diskutimi nuk ka pasur vetëm natyrë të pastër akademike. Palët kundërshtare shpesh përpiqen të legjitimojnë pretendimet e tyre për territore të caktuara, duke caktuar popullimin si kriter primar, pavarësisht nëse kjo do të ishte korrekte historikisht (shkencërisht) apo jo.

Në rastin e serbëve dhe shqiptarëve, molla e sherrit është Kosova. Për këtë arsye, në shikim të parë mund të duket paradoksale që praktikisht në të gjitha tekstet shkollore serbe të historisë, që merren me Gadishullin e Ballkanit në kohët antike dhe/ose me kohën e ngulmimeve sllave në shekullin e 7-të pas Krishtit, ilirët përmenden si paraardhës direktë të shqiptarëve të sotëm.
Sidoqoftë, këtu hasim në ndonjë kontradiktë. Megjithëse jo të gjithë arkeologët dhe historianët serbë që merren me subjektin në fjalë, e aprovojnë këtë tezë, ka qenë e mundur madje që disa autorë tekstesh shkollore të pajtoheshin pjesërisht me pikëpamjen shqiptare, sepse ata kurrë nuk kanë pretenduar që ilirët të jenë transformuar në shqiptarë në të gjithë territoret që sot banohen me shqiptarë. Në fakt, siç do ta shohim aktualisht, ata e shohin shfaqjen e shqiptarëve në Kosovë dhe territoret e tjera rrotull saj, në një dritë disi të ndryshme nga ajo e kolegëve të tyre shqiptarë, të cilët pretendojnë se shqiptarët janë autoktonë në të gjitha territoret që ata banojnë sot.

Faksimile e artikullit të Zoran Janjetoviç, botuar në revistën shkencore franceze, “Balcanologie”, Vol. VI, n° 1-2, dhjetor 2002, fq. 245-260
Ndërsa shkruajnë për Mesjetën, librat shkollorë serbë, shumë pak i përmendin shqiptarët. Si rregull, në to përmenden pushtimet e mbretërve serbë në Shqipëri. Vetëm në ndonjë rast përmendet roli aktual i shqiptarëve shkurtimisht. Një libër shkollor që daton në fillimvitet pesëdhjetë të shekullit të shkuar, raporton rreth përplasjeve mes sllavëve të ardhur rishtaz dhe popullsive indigjene dmth. autoktone, pa përmendur shqiptarët me emër. Një tekst historie i kohës së Millosheviçit, thekson se ka pasur fraksione në ato pjesë ku sllavët e jugut jetonin të përzierë me josllavët, por lidhje të tjera të shumta përmendeshin gjithashtu aty, edhe pse vetëm si çështje të trajtuara në mënyrë kalimtare. Në disa tekste, përmendet rezistenca e shqiptarëve ndaj pushtimit të Carit serb, Dushan, ndërsa bashkëpunimi i tyre me të në luftë kundër Perandorisë byzantine, përmendet vetëm në një tekst historie të periudhës së Jugosllavisë socialiste.
Nuk është kurrsesi një koinçidencë që tekstet shkollore të publikuara para Luftës së Dytë Botërore, kur nuk kishte ndodhur ndonjë “humbje dashurie” mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, dhe kur kushtet e minoritetit shqiptar në Jugosllavi ishin çddo gjë tjetër, por jo të mira, citonin konfrontimin. Në anën tjetër, qyshkurse autoritetet komuniste pas Luftës së Dytë Botërore, u përpoqën në mënyrën e tyre për të kënaqur nevojat legjitime të minoriteteve kombëtare, një tekst shkollor i Pasluftës, e vendos theksin në bashkëpunimin mes Perandorit (Carit) serb dhe shqiptarëve. Duke u shfaqur shumë surprizues, përtej tendencave të përgjithshme, as edhe tekstet shkollore nga kjo periudhë nuk përmendin lidhjet e shumta dinastike, ato kulturore dhe asimilimin në territoret e prekura.
Në mënyrë kurioze, dënohet imperializimi i Car Dushanit mbi shqiptarët në disa prej teksteve të Paraluftës, por jo në ato marksiste të Pasluftës, sikurse duhej të pritej. Gjithsesi, nuk ka ndonjë mospërqasje në këtë pikë: autorët të cilët qortojnë pushtimet e Dushanit, e bëjnë këtë duke u nisur nga një këndvështrim nacionalist, si për shembull: përse Cari serb nuk po ndërtonte dot një shtet nacional, por thjesht po fuste nën thundrën e tij, territore të huaja?.
E vetmja mënyrë tjetër ku shqiptarët përmenden në librat shkollorë të historisë serbe që trajtojnë periudhat e Mesjetës, janë ato kur shqiptarët përmenden si barinj në territoret mesjetare serbe. Zhvillimi i kulturës shqiptare në këtë periudhë përmendet vetëm në një tekst shkollor në fundvitet ’80 të shekullit të shkuar, dhe ekziston edhe një tjetër ku mund të gjendet diçka në lidhje me historinë mesjetare shqiptare në përgjithësi. Të gjitha këto përkojnë me paradigmën e përgjithshme për injorimin e fqinjëve josllavë (dhe në fakt, edhe të disa sllavëve gjithashtu!) në tekstet shkollore të historisë serbe.
Kohët e hershme moderne
Shqiptarët janë përmendur disi më shpesh në kontekstin e luftërave të popujve ballkanikë kundër pushtimit osman në shekujt 14-të e 15-të. Përmendja e liderit të famshëm shqiptar, Skënderbej (Gjergj Kastrioti) bëhet në disa prej tyre, por sidoqoftë kurrsesi në të gjitha tekstet shkollore që merren me atë periudhë. Tri nga katër prej këtyre librave janë botuar në (krahasimisht) kohërat më të vonshme, kur iu kushtua një vëmendje disi më e madhe fqinjëve josllavë në librat shkollorë të Serbisë. Ai që mbetej, e që daton qysh nga vitet ’30 të shekullit të shkuar, sikurse të ketë dashur të heqë pikërisht përshtypjen pozitive që lexuesi ka dashur të përftojë, pohon se qysh nga rënia nën zgjedhën turke, shqiptarët u bënë “bijtë më luajalë të Sulltanit”. Përveç kësaj, thuajse asgjë nuk mund të gjendet më në tekstet shkollore të historisë së Serbisë rreth shqiptarëve nën sundimin osman, deri në fund të shekullit të 17-të.
Për këtë arsye, ne hasim ndoshta në frakturën më të madhe në diskursin historik shqiptaro-serb. Është Beteja e Madhe e Vjenës (1683-1699) dhe ai që njihet tashmë si “Migrimi i Madh i Serbëve” (nga Kosova dhe Serbia drejt Hungarisë jugore, dmth. në Vojvodinën e sotme). Pasi kishin lënë pas fitoren në Vjenë, trupat austriake penetruan aq sa mundën, thellë në territoret e pushtuara nga osmanët, siç ishin edhe Kosova dhe Maqedonia Veriore. Gjatë marshimit të tyre, atyre iu bashkangjitën serbët dhe të krishterët shqiptarë, të cilët, ishin të parët që i përshëndetën ata si liberatorë. Sidoqoftë, pjesëmarrja e shqiptarëve, megjithëse një fakt i mirënjophur tashmë, nuk është përmendur asnjëherë në tekstet shkollore të historisë së Serbisë.
Kur rrota e historisë nisi të ndryshonte, serbët (dhe disa shqiptarë) u desh të merrnin arratinë për t’i shpëtuar raprezaljeve hakmarrëse turke. Për këtë arsye, sipas historiografisë më tradicionaliste dhe/apo më nacionaliste serbe, Kosova u çpopulllua në një masë të madhe nga serbët, gjë e cila ia mundësoi shqiptarëve, që kishin qenë vetëm një minoritet i vogël aty më parë, të vendoseshin dhe të zhvendosnin apo asimilonon një pjesë të madhe të serbëve të mbetur. Në tekstet shkollore, ky version mund të haset në gjashtë prej librave të Paraluftës dhe në katër prej atyre të Pasluftës së Dytë.
Është e qartë se tema në fjalë theksohet edhe më shpesh në librat e vjetër të historisë serbe, e ngandonjëherë e cituar me një gjuhë të qartë urrejtjeje; sidoqoftë, megjithëse procesi i ngulmimeve shqiptare ka qenë shumë më i gjatë dhe shumë më i komplikuar, madje as edhe autorët në tekstet e kohës së marksizmit ( dmth. të ish-Jugosllavisë socialiste) nuk kanë qenë të aftë ti rezistojnë dot traditës së mirëstabilizuar e të superthjeshtuar historiografike, edhe pse ata flasin mbi ngjarjet historike, pa rënë në zellin për t’i mbushur me gjak ato, fenomen që haset tek nacionalistët e Paraluftës.
Është vërtetë e habitshme që një tekst historie nga epoka e Millosheviçit për klasat e dyta dhe të treta të gjimnazit, të mos e përmendë vërshimin e shqiptarëve. Një episod i rëndësishëm na vjen gjithashtu nga disa tekste të vjetra historie nga periudha e ish-Jugosllavisë Socialiste, që siç merret me mend, i nënshtrohet arsyeve që përmendëm më lart, ose atyre për mungesë vendi në tekste.
Duke shkruar mbi dy shekujt e fundit të sundimit otoman, shumica e të gjitha teksteve shkollore serbe, nuk i përmendin fare shqiptarët. Ndonjëherë, bejlerët shqiptarë dhe krerët e klaneve e fiseve të tyre, përmenden si mbështetësit kryesorë të Perandorisë osmane në Ballkan. Tekstet shkollore të epokës së Millosheviçit i fryjnë krimet e shqiptarëve kundër serbëve të Kosovës, sidomos ato përgjatë shekullit të 19-të. Nga ana tjetër, fati i popullsisë myslimane serbe, shqiptarët mes tyre gjithashtu, të cilët u zhvendosën, iu nënshtruan dhunës dhe konvertimit me forcë në kristianizëm gjatë kryengritjes së parë serbe kundër turqve (1804-1813), nuk përmendet kurrë në tekstet shkollore serbe të historisë, megjithëse ata shkruajnë në një masë të konsiderueshme dhe gjejnë arsye madhore pozitive, për të përshkruar të gjithë rëndësinë e “Revolucionit Serb” (sikurse thekson edhe Leopold Ranke).
*****
Botuar në Dita

Serbet per sjelljet dhe luften qe ben ne shperberjen e jugosllevisee bene si jevgjit e zi por qe munte te quhet jevgjit te bardhe cdo gje e kane mbyllur me turp dhe gjak kane arritur te vrasin pleqe femije gra
Shqiptaret jane pasardhes edhe te ilireve edhe te epiroteve edhe te maqedonasve edhe te malsianeve, ashtu siç jane edhe sot.
Serbet, grekerit dhe te tjeret jane grupe fetare, tufa te mbledhur ne gardhet e kishave perkatese. Ato jane krijuar nga nje popullate ilire-shqiptare. Ato jane krijuar duke krijuar dhe mbajtur urrejtjen ndaj origjines, rrenjes. Ato egzistojne vetem kur kjo urrejtje, e cila sjell pergjakje, egziston. Prandaj kisha serbe dhe shteti fetar bizantin serb edukon urrejtjen me te madhe kundra shqiptareve, sepse sipas asaj propagande serbet egzistojne vetem nese nuk egzistojne shqiptaret, rrenja e tyre.
Serbia ka te drejte kur thote se jo te gjithe shqipetaret jane Ilire … Pasi gjate 500 vjeteve ne roberi , turku ka lene faren e tij , dhe shume te huaj jane asimiluar me emra shqipetare , ne menyre qe te ushqehen me tokat tona. Tipari me i dallueshem i Ilireve ka qene lekura e bardhe , floket e verdhe . Skenderbeu i cilesonte me shume armiq shqipetaret e konvertuar sesa turqit. Iliret sot jane te paket ne numer . MAdje studimet gjenetike nxorren se shqiperi kishte me pak ilire , ndersa ne bosnje numri i ilireve ishte i larte . Sic e theksoje iliret jane te paket ne numer … Te huajt kane te drejte kur thone se nuk jeni ilire por turq dhe greke . Pjesa me e madhe e Ilireve gjenden ne Gjermani , Austri , Itali , Bosnje , Kroaci , Slloveni … nga dyndjet e shumta , emigrimet. Dhe kjo i ka hapur rruge turqise , grekeve te vendosen ne Shqiperi.
Qe popujt jane te perzier jemi dakort, por te thuash qe Serbet apo
dikush tjeter jane me te vjeter se shqiptaret eshte te flasesh pa fakte
dhe argumenta.
PO TE JAP NJE LINK shkencor qe te pakten nuk mund ta kundershtosh
me bidje dogmatike.
Shife ne baze te perqindjes se popullsise se sa te vjeter jane shqiptaret.
http://www.eupedia.com/europe/european_mtdna_haplogroups_frequency.shtml
O Eglo po kur te genjesh mos genje kaq ashiqare, se gjynah. Cilat qenkan keto studimet gjenetike qe paskan vertetuar qe paska me pak “ilir” neper shqiptar? A ka mundesi te na i tregosh? Nuk ka sample gjenetik te ilireve, por me gjenetiken moderne mund te vertetosh nese popullatat i perkasin nje pellgu te caktuar. Shqiptaret kane vertetuar qe jane i pellgut te mesdheut duke patur R1B1 te larte sa zona te Italise e Greqise. Nderkohe qe nje pjese e grekve modern kane dal me prejardhje nga Lindja e Mesme. Serbet jane perzierje popullatash autoktote Ballkanike ( duke patur nje numer te larte shqiptaresh), Avaresh, Tataresh, Cerkezesh dhe Sllavesh. Rrena qe do me na shit ketu, pervecse gjenetikisht s’mbeshtet as historikisht, se s’eshte shenuar ndonjehere levizje te medha te ” Osmaneve mongol” per kolonizim te trojeve ku sot jane shqiptaret, perkundrazi e kunderta ka ndodhur.
Edhe nje gje tjeter eshte e ditur, ne Shqiperi nuk ka pase koloni turke si ne Greqi e Maqededoni…; si mund me qene popullata e Bosnjes ma auoktoktone se ajo e Shqiperise na e trago ti.
Egli@Shihe ketu poshte se ku e ka lene faren e tij turku:https://www.youtube.com/watch?v=BBay742cx3k