Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përcaktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ndërpreu Vettingun për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Sipas KPA, kryesues i seancës do jetë gjyqtari Sokol Çomo, relator Luan Daçi dhe me relatorë Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.
“Trupa gjykuese e caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me subjektin Adriatik Llalla, është si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo, Relator: Luan Daci, Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari”, ka deklaruar KPA për Report tv.
Komisioni i Posaçëm i Apelimit sqaron ndërkohë se “subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës”.
Ndërkohë ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla.
Rreth dy muaj më parë Llalla paraqiti një kërkesë për dorëheqje pranë presidencës dhe komisionit të pavarur të kualifikimit duke hequr dorë nga statusi i gjyqtarit të apelit që fitoi pas postit të kryeprokurorit.
Dorëheqja e tij u pranua dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Vettingu ndaj Llallës u ndërpre.
Por vendimin e KPK-s e ka ankimuar komisioneri publik i cili kërkon që ky proces të mos ndërpritet por t’i shkohet deri në fund.
Ndërkohë, përballjen me drejtësinë Llalla duket se nuk do ta ketë të lehtë. Kjo pasi Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për disa akuza si “fshehje pasurie” si dhe “mosdeklarim të shumave të parave në pikat e kalimit kufitar”.
Objekt i hetimit do jetë fakti nëse Llalla është larguar me para me vete përmes aeroportit të Rinasit për në Gjermani, ku mësohet se po strehohet.
o.j/dita

Futi tapen fshatarit. Çeri i Meta hajdutit dhe Sali kriminelit.
E pame fytyren tende o Tiku. Mjere shqiperia ne dore te kujt paska qene. Tiku do denonte hajdutet dhe kriminelat. Hahaha per te mos qare..
Llalla strehohet ne gjermani kur hetimet kryhen ne shqiperi.
Nderkoh nje kryebashkiak i korruptuar Rumun, ka 7-9 vjet qe hetohet e ai fshihet neper bote, hera e fundit qe ne Madagaskar te Afrikes.
Vajmedet ku është katandisur gjendja e mjerueshme e drejtësisisë shqipëtare ? Prokurorët e krimit ,ata që i shkaktuan gjëmën drejtësisë ,tani vlersojnë njëri tjetrin , kalojnë në dorë të njrëi tjetrit testimin ,kjo është paradoks i përrallave të Weting-ut dhe tallëje me popullin . A’ e ha ujku ujkun -JO-Kurr , përjashtuar rasti kur ujku është i sëmurë ose i plagosur ,atëherë i versulet turma e ujqërve dhe vrasin.
Unë besoi se edhe Llalla është një ujk i plagosur ,dhe turma do ta vrasë !…..
Te gjithe te korruptuarit,hajdutat para avaeting-ut.Kjo eshte per jete a vdekje e opozites.Kalimi Vetingut varreza e tyre e e familjeve tyre,prandaj lufta e tyre ne stallen e parlamentit eshte kaq e dhuneshne
Bota eshte me rrota, por fshatarit nga Gramshi Dhalles i eshte kthyer rrota e madhe e zetorit qe ka per ta zgerlaq.
Trego bashkepunetoret i pandehur dhe i degjeneruar, ketu ne kete bote do ti kash te gjitha, bajge.
Amon mor, t kem ti shof kto katunaret ke 7 penxheret do mu bonte qefi shum!!!
Na lan gamoret e blen mercedesa.
Ketu eshte pprova e vetingut. Ne se deshtojn ketu athere do te thot qe eshte bere shum zhurme per hiq gje.! Une kam besim te madh tek Ina Rama. Ne se ajo fsheh te verteten qe e dine toka dhe qielli athere pergjegjesi e saj do te jet e madhe madje edhe e jashtzakonshme.!
Nuk dime ku eshte pengesa qe nuk meret i pandehur Krye krimineli , Saliu bashke me bashke hajdutet e Ketij mostere, ne nje kohe kur argumentet i dine edhe femijet e shkolles fillore. Sala duhej te ishte ne burg disa vite me pare.
Adriatil Dhalla e prishur, ka fshehur tere vjedhjet dhe vrasjet e Kapobanditit te shqiperis, SakuSerbhi betuar.Ai duhej te ishte ne burg vite me pare, kur argumentat jane per gurg i perjetshem