Veprimet e policisë më 31 mars në Rrugën e Kombit, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u përleshën me protestuesit do të kalojë në sitë.
Pak para se të raportonte në Kuvend, drejtorja e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave la të kuptohet se po verifikohen procedurat standarde të ndjekura ditën e tubimit, ku të lënduar mbetën 12 efektivë dhe dhjetëra protestues.
“Ne kemi nisur një inspektim në bazë të detyrimit ligjor dhe shërbimit që un përfaqësoj”, deklaroi drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi.
Për sjelljen e policisë ditën e protestës kundër taksës në Rrugën e Kombit, që përfundoi me djegien e kabinave të koncesionarit mësohet se po heton edhe Prokuroria e Kukësit, pasi ka dyshime për veprime arbitrare.
Ditën e protestës u panë efektivë që qëllonin qytetarë me shkopa gome dhe gurë si reagim ndaj sulmit të protestuesve.
Nga hetimi paraprak dyshohet se policia vendore nuk kishte marrë masat e duhura dhe nuk kishte plan në situatë agravimi të protestës.
23 protestues u arrestuan pas protestës, nga të cilët 11 vijojnë të jenë në qeli.
l.h/ dita

mos i beni presion policise,kapatur,ska patur,kane qelluar,skane qelluar.asnje polic nuk ka abuzuar apo tejkaluar kompetencat dhe te drejten ne perdorimin e forces.nese vzhdoni keshtu,policet te lene detyren.ne rastin konkret jane treguar kompetente,te duruar dhe tolerant.asnje nuk ka te drejte ta fyeje ose tapreke,qofte me gisht policin.po i gjuajte,kundershtove me force,eshte e drejta etij te reagoje me mjetet qe disponon,ne reciprocitet me mjetin e perdorur kunder tij.do ishte kunder ligjit nese gjuajtjes me gure i pergjigjet me arme.me shkop gome?shkumen ti nxjerre,qe vandalet,kriminelet,te fortet rrugace te mis bejne ligjin.duam shtet ligjor dhe jo shtet te rrugaceve dhe krimineleve.jo po ti rese policia me lule dhe mjalte:-zoti kriminel,ju lutem,ne core jeni gati tiu arrestjme,para po pas buke.