Haradinaj emëron ministrin e Brendshëm të Kosovës

Leda Hysa

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka emëruar për ministër të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ministrit të ri i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.

“Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjërues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.

Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”, shkruan Haradinaj.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *