Vazhdojnë përleshjet në Gazë, më shumë se 700 protestues të plagosur

Dita

Tensioni në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit duket se vazhdon, ku më shumë se 700 protestues palestinezë kanë mbetur të plagosur në përleshjet me ushtrinë izraelite, pasi janë goditur nga plumba me gaz.

Demostruesit kanë hedhur bomba me flakë kundër ushtarëve, si dhe kanë djegur flamurin izraelit, sulm ky i bërë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Mes personave të plagosur në përleshje gjenden edhe disa gazetarë dhe pjestarë të stafit mjekësor.

“Të ashtuquajturat demonstrime nuk janë gjë tjetër veçse një tentativë e Hamas për të terrorizuar Izraelin”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite Jonathan Conricus, që pranon se protestat janë të mbështetura nga Irani.

Pranë Khan Yunis, në jug të vendit, protestuesit kanë djegur foton e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe të princit trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman, pasi i konsiderojnë si miq të Izraelit.

Data zyrtare e protestave të fundit është 15 maji, që për palestinezët përkon në ditën e “Nakbas” (katastrofës), në të cilën kujtohen më shumë së 700 mijë të vrarë dhe të dëbuar në luftën e 1948-s, që sanksionuan krijimin e shtetit hebraik.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *