Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri duke u shprehur se negociatat me koncesionarin vijojnë, tha se do të ketë tarifë të reduktuar për banorët e Kukësit. Sipas tij përfitojnë mjetet e transportit publik e përdoruesit e shpeshtë.
“Jemi duke negociuar me koncesionarin por njëkohësisht duke u konsultuar edhe me popullatën për të gjetur një zgjidhje për një tarifë të reduktuar për banorët e këtyre zonave, sidomos për transportin publik dhe qytetarët që e përdorim më shpesh rrugën Kukës-Tiranë. Nga ana tjetër, dua të them që kemi filluar edhe me evidentimin e të gjitha mjeteve që janë të targuara në Kukës. Jemi duke bërë krahasimet me banorët që janë pjesë e këtij komuniteti dhe që i zotërojnë këto mjete, në mënyrë që të trajtohet ajo fashë e njerëzve që preken nga ky koncesion dhe që jetojnë në Qarkun e Kukësit. Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme por njëkohësisht nuk cënon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cënon mbarëvajtjen e kontratës për mirëmenaxhimin e kësaj rruge”, nënvizoi Gjiknuri.
Ai ka inspektuar kantierin për dublimin e urave në aksin rrugor Kukës-Morinë. Brenda këtij viti, aksi që lidh Kukësin me Morinën, pjesë e Rrugës së Kombit do të jetë i përfunduar me urat e dubluara dhe elementët e sigurisë rrugore.
Kreu i ARRSh-së Afrim Qendro sqaroi se tanimë janë programuar fondet dhe do të garantohet përmbyllja e dy kontratave të zvarritura prej vitesh e që kanë të bëjnë me përfundimin e 7 urave. Sipas tij, mos kryerja e investimit në kohë dhe defektet që e kanë shoqëruar në fazën e zbatimit, kanë shkaktuar tashmë mosrakordim të trupit të rrugës me urat dhe veprat e artit janë në disnivel. Për këtë shkak, ARRSH ka filluar procedurat për plotësim rakordim masash mbrojtëse dhe siguri rrugore në viaduktet e aksit Kukës- Morinë.
o.j/dita

O minister leshi tani qe kerciten guret u kujtove te ulesh tarifen, kujtove se ‘delet’ do rrine urte qe t’i milni ju sipas qejfit
Faktikisht duhey paguar pa perjashtime.
1 me 0 per huliganet, ndaj njerezve te ndershem.
Rruga eshte joeficiente.
Mjafton te rimekembej rruga e vjeter si opsion falas, e mundshme per koston e arsyeshme.
Ku ka arritur qelbesirlleku eshte se po negociohet dhe me koncesinarin. I kane dhene ligjerisht fuqi ligjore koncesionarit te pronesoje rrugen.
Ky eshte krimi i pare qe duhet ndeshkuar, sepse rruga eshte e paguar nga populli. NUk mundet njeri ta pronesoje, dhe as ta shfrytezoje per qellime private.
Nese Kukesi ka ulje tarife, ulja duhet te jete per gjithe shtetasit. Ne te kundert ky tra do kthehet ne pike policore ku njerezit do ndahen ne Kukesiane dhe te tjere.
Ne asnje vend te botes nuk ka tarifa ne rruget kombetare
Ky eshte produkt i ndyre dhe kriminal i qeverise se Ramutit qe po shqyrton mundesite per te vjedhur me te bute, dhe jo me sherr.
Asnje te mos paguaje. Dhe protestes duhet ti bashkohen te gjithe.
Mos i lini plerat ne mision tju vjedhin.
Nje rruge e ndertuar me taksat e popullit,ajo rruge kure nuke mund te jepet me koncesjon,se kesaje i thone nje grabitje e rradhes nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,pra nje krim ne vazhdim.
Ky ose është IDIOT ose bën si IDIOT, O DEBIL 5 EURO JANË TEPËR SHUMË PËR SHQIPËTARËT SI TARIFË PËR NJË RRUGË 160 KM, PLUS QË RRUGA U NDËRTUA 100% ME LEKËT E TAKSAPAGUESVE SHQIPTARË DHE RREGULLISHT NUK DUHET TË KETË FARE TARIFË. KJO NUK QUHET TARIFË POR… GRABITJE !!!!!
Ne token time kalon rruga o mirel, pa demshperblim hiç ,edhe ti mendon se une prape duhet te paguaj pse na u morr tokaper rrugen,
Pra po te tregoj se ne vendet e botes normal,njerezet qe japin token demshperblehen ad vitam eternam per kete me nje perqindje nga pagese qe te marrin cdo vite sa do kishin fituar me punimin e tokes se tyre…
E sheh dallimin me Drejtesine shqiptare e Drejtesine e botes,mirel .nuk eshte njesoj per mua qe u demtova nga rruga e per pronarin e hotelit ne bregdeti qe po perfiton pa dhane asnje cent nga myshterit atje…
Po te tregoj edhe nje gje ,ne France paguhet nje taxe hoteliere ne vendet e pasura ,qe kjo tax te shkoje per vendet qe nuk kane bukuri natyrore per turizm,as pasuri,qe edhe keto vend pa te ardhura te zhvillohen…
Kjo behet ne shtetet qe mendojne me qene shtet per te gjithe qytetaret e jo vetem shtet per te pasurit e shtypse per te tjeret se te kerkojsh qe vetem kuksianet te paguajne rrugen kurper rruget tjera taxat tona paguajne,po jo per kuksin eshte diskriminuese,antikushtetuese e illegale.
O pal minister so ju ulke kuksianve po te tjeret ty do me ta be bred mbase brezi o Fare Turkish ,Greek and Serb