Rrëfehen kriminelët

Ornela

Duke marrë shkas nga debati i ditëve të fundit për të pushkatuarit me dhe pa gjyq nga regjimi komunist: Tri miniatura historike dhe një përfundim i nënkuptueshëm nga tre episode sa të ngjashme, aq dhe të ndarë nga njëri-tjetri, por që i bashkon një fill i vetëm…    

Astrit Çipini

  1. Vrasësit e Ndrec Ndue Gjokës

Ndrec Ndue Gjoka ishte një njeri plot ëndrra për të hapur shkolla e për të ndriçuar mendjen e patriotëve të tij të zhytur në një terr mesjetar. I kërkoi direkt kryeministrit të kohës, Enver Hoxhës, që në Mirdite në mënyrë të menjëhershme të hapeshin 50 shkolla. Përgjigja i erdhi e shoqëruar me të gjitha mundësitë financiare e bazën materiale modeste, natyrisht, por e përshtatshme për të hapur shkollat.

Pak vite më vonë nga kjo ngjarje shefi i misionit britanik në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Deivid Trocki (bëhet fjalë për gjeneralin e famshëm anglez, të njohur si Gjenerali Dejvis, që ishte atashuar me mision pranë Shtabit të Enver Hoxhës dhe që u kap nga ballistët dhe iu dorëzua gjermanëve) boton një libër me kujtime për jetën e tij dhe të misionit që kryesonte maleve të Shqipërisë pranë Shtabit të Përgjithshëm te Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ai shkruan ndërmjet të tjerave se e ka pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë Enver Hoxhën se nëse do të merrte pushtetin nga do ta orientonte Shqipërinë nga Lindja apo nga Perëndimi.

Sipas tij, Enveri i është përgjigjur:

– Gjenerali im, nuk e di nga do ta orientoj Shqipërinë, por një gjë ta premtoj: kënetat do t’i thaj dhe shkollat do t’i hap për të zhdukur analfabetizmin.

Pesëdhjetë shkollat e premtuara Ndrec Ndue Gjokës do të ishin pjesë e mijërave të tilla të hapura anembanë Shqipërisë, në një vend me mbi 90% analfabetë. Brenda pak viteve  në mënyrë të jashtëzakonshme u zhduk ky analfabetizëm.

Cili ishte shpërblimi për Ndrec Ndue Gjokën?

Një grup shoqëror, në fakt një tufë banditësh, u hakmor në mënyrë barbare ndaj këtij të riu duke e qëlluar pabesisht në emër të obskurantizmit dhe të errësirës ku e donin popullin e tyre, soji i bashkëpunëtoreve të fashizmit.

Megjithatë, Ndrec Ndue Gjoka u përjetësua në memorien e popullit, u bënë këngë për të, u ngritën monumente.

Sot vrasësit e Ndrec Ndue Gjokës trumbetohen nga një kategori njerëzish, kryesisht pinjollë të atyre që vranë Komisarin e Dritës, ndërsa janë ekzpozuar si luftëtarë antikomunistë stendave të Muzeut Kombëtar dhe në muze të tjera…

Vrasësit e Ndrec Ndue Gjokës aktualisht marrin shpërblime nga taksapaguesit shqiptarë si kundërshtarë të regjimit komunist.

  1. Paradoksi absurd

Hava Meçaj ishte një grua e thjeshtë nga Lumi i Vlorës.

Në vitin 1944 pranë shtëpisë së saj kalon një grumbull njerëzish të armatosur. Ajo, ndërsa mbante një foshnjë në krah, mendoi se kishte të bënte me një çetë partizane dhe nderon me grusht dhe u thotë “Vdekje Fashizmit!”.

Në vend të përgjigjes njerëzit e armatosur e qëllojnë dhe e lenë të vdekur në vend. Foshnja që kishte në krah shpëton pa u goditur nga plumbat e vrasësve. Bashkëfshatarët e gjejnë pas pak kohe mbi trupin e nënës dhe lemerisen: Foshnja ishte duke pirë qumësht e gjak bashkë…

…Pas përfundimit të luftës vrasësi i saj, komandant i një çete ballistësh, Lahe Nurja, një emër famëkeq në Labëri, si dhe shumë të tjerë u dënuan apo u ekzekutuan në përleshje me forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit. Ishte një kriminel lufte dhe do të kishte këtë fat si të gjithë kriminelët e luftës në Europën antifashiste.

Sot emri i tij gjendet ne listat e ekspozuara në muzetë që përmendëm më sipër, krahas kriminelëve që vranë Ndrec Ndue Gjokën, vajzat e Mirditës e sa e sa të tjerë bij nënash. Të afërmit e këtij krimineli marrin shpërblime të majme prej shumë e shumë vitesh, ndërsa i biri i Havasë, ai që në vogëlinë e tij piu qumësht e gjak nga gjiri i nënës së tij, u rrit, punoi me ndershmëri dhe doli në pension me një shumë modeste. Në mënyrë simbolike qeveria e Fatos Nanos i dha, sikurse dhe të gjithë familjeve të dëshmorëve një shpërblim modest, por me të ardhur në pushtet qeveria e Sali Berishës e ndërpreu këtë shpërblim, i cili nuk i është rikthyer edhe sot e kësaj dite.

Historia është e pamëshirshme. Ndërsa shefi i rezistencës antifashiste të popullit tonë, Kryeministri Enver Hoxha, u ftua në Konferencën e Paqes të vitit 1946 së bashku me fitimtarët e asaj lufte, të mundurit si Mitat Frashëri, Abaz Ermenji, Hamit Matjani, Ali Këlcyra e soji tyre tradhtar u arrestuan nga aleatët dhe u izoluan në kampe të posaçme të rrethuar me tela me gjemba bashkë me ish-bashkëpunëtorë të tjerë të fashizmit nga Europa. Pastaj u mobilizuan, rrëmbyen armët dhe u futën në Shqipëri për të përmbysur pushtetin e dalë nga Lufta antifashiste. Kryen sërish krime dhe fundi i tyre është ai që dihet: Një pjesë u vranë në luftime nga forcat e mbrojtjes së popullit, të tjerët u kapën dhe u ekzekutuan…

Këto histori të vërteta i shkruajta nisur nga debati i hapur së fundmi për kampin e Tepelenës dhe për të pushkatuarit me dhe pa gjyq gjatë diktaturës komuniste.

Këtë histori nuk mund ta ndryshojnë dot Butkët, Tufët, Dervishët e të tjerë që prej vitesh janë hedhur në një sulm të paparë ndaj Luftës Antifashiste. Këta individë, pseudohistorianë të cilët Petro Marko i quante “vagabondë te historisë” si lukuni ujqërish vërsulen njëherësh, të komanduar nga një qendër revanshiste mbi çdo vlerë të së shkuarës, mbi figurat e shquara të kombit tonë të Luftës së Dytë Botërore, vërsulen me jargavitje kundër çdo historiani ose gazetari që shkruan mbi ngjarje të luftës dhe pasluftës, në emër të gjoja luftës kundër komunizmit.

  1. Rrëfimi i kriminelit

Shoku dhe miku im i viteve të shkollës, gazetari i mirënjohur i Radiotelevizionit Shqiptar, Timo Luto tregon se si vetë kriminelët dhe bijtë e kriminelëve rrëfenin krimet që kishin kryer gjatë regjimit komunist dhe, jo vetëm nuk ndjenin pikë pendese, por krenoheshin.

Ja tregimi i Timos për një takim me një pinjoll të familjes së Gjon Marka Gjonit:

…Në një nga ditët e këtij revanshi të madh shkova të intervistoj një pinjoll të familjes së bajraktarit të Mirditës, Gjon Marka Gjonit, i cili u dekorua ato ditë nga Berisha si “Pishtar i demokracisë”. Më priti te vila qeveritare, ish-shtëpia e ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Përmbysje jashtë çdo imagjinate! Çfarë s’bën vaki në jetë? Kryetari i Kuvendit, Pjetër Arbnori, dikur i burgosur politik për më tepër se 20 vjet, nuk pranoi zyrë tjetër veç asaj të Enver Hoxhës, që, pas vdekjes së tij, mbahej e mbyllur.

Përballë meje ishte një i moshuar dhe i mbajtur mirë. Jetonte në Kanada. Vinte për herë të parë në Shqipëri qysh nga viti 1952, kur shpëtoi paq pa lënë kokën si shumë të tjerë në malet e Veriut, kur luftonin për të përmbysur regjimin komunist. Oroshi, vendlindja e tij më solli në kujtesë një lëndinë të bukur me ahe dhe pisha të larta dhe një lapidar kushtuar katër partizanëve të vrarë në këtë vend në shtator të vitit 1944, në një moment pushimi nga një çetë e armatosur e krahut reaksionar e lidhur me pushtuesin.

Një nga vrasësit mund të ishte edhe ky njeri që kisha përballë. Në respekt të dinjitetit tim dhe të publikut, në intervistën me të i kërkova gjithçka që lidhej me të kaluarën, kur ai kishte qenë protagonist. Ai provoi se i ardhur si diversant për të përmbysur pushtetin e komunistëve, kishte vrarë ata që ai i quante kundërshtarë, si: sekretarin e Partisë të Mirditës Bardhok Biba, mësuesin Ndrec Ndue Gjoka, që kishte hapur menjëherë pas Çlirimit 50 shkolla në Mirditë, katër vajza që pushteti komunist i kishte shpallur Heroina, dhe që kishin një monument mjaft mbresëlënës në hyrje të qytetit të vogël të Rrëshenit, por që për ta kishin shkelur kanunin, sepse kishin shkuar në aksion në ndërtimin e hekurudhës së parë në Shqipëri. Ai tha se përpjekja e nisur qysh më 1946 u ndërpre më 1952, sepse lufta e tyre nuk pati sukses dhe se shumë prej tyre u vranë në përpjekje me forcat e sigurimit të shtetit komunist.

Intervista që realizova me të u transmetua vetëm një herë dhe ai u largua menjëherë nga Shqipëria. Lapidari që pashë në atë vizitë të parë e të fundit në Orosh të Mirditës nuk besoj të jetë më, sikurse edhe shumë e shumë të tjerë në të gjithë vendin të përdhosur e të shkatërruar nga të mundurit e dikurshëm që nuk bënë dot histori.

(Botuar sot në Dita Print)

Share This Article
52 Comments
  • RROFSHIN KRIMINELET TE TIPIT NDUE PJETER GJOMARKU ( vrasesi i kushririt te tije Bardhok Biba) GJITHASHTU RROFSHIN DEKORUESIT E KRIMINELEVE, RROFSHIN TRASHEGIMTARET E KRIMINELEVE QE PO MARRIN SHPERBLIME NGA SHQIPETARET TASHME TE TELENDISUR NE KUFOMA.

    • Mendoj se nga keto prova vertetohet qe pjesa me e madhe e verioreve kane qene ,jane dhe do te jene kunder shtetit,kunder ligjit,kunder diturise dhe kultures (marre shkas nga vrasja e Ndrec Ndue Gjokes).PO TE VERREJSH KETU ME POSHTE KA KOMENTE TE VERIOREVE INJORANTE DHE IDIOTE TE CILET AKOMA MBROJNE DHE JUSTIFIKOJNE KRIMET E GJON MARKA GJONIT dhe krimineleve te tjere ,keta veriore te cilet nuk njohin respektin ndaj jetes por vrasin pa ju dridhur dora per nje llaf goje pra qenie qe nuk kane evoluar aspak dhe pikerisht Salehu nepermjet Nishanit ka dekoruar keta kriminele per dy arsye:1)Eshte vete verior ,2) ka kryer vete vrasje ndaj personave te pafajshem dhe te parrezikshem,dhe per t’i ndjekur ka plot Mark UKA,INteletualeshi,Info aletike,Xhuxhumaker,apo sorra te zeza,pra plehra qe i maban kjo toke .

      • Thone se Nishani kur ka vajtur ne Amerike ka merre shuma te medha nga lobi ballist dhe legalist me qellim per te reabilituar dhe dekoruar ata. Eshte e besushme sepse po te shikosh pas kesaj vizite,beri vertet ate qe thuhet.

  • Promemorje gjigante;nderim luftes antifashiste NACIONAL-CLIRIMTARE, po antipodi Berishviq dhe sorollopi i tij Tufa e mufa,harruan cdo gje.
    Do nise nderimi i tyre patjeter !

  • Astrit Cipini:Nuk ju njohe,po mbasi te lexova cfar ke shkruar dihet se ne cfar brumi ke dale.Ne Mirdite e kan ditur se cfar do siedh regjimi bulshevik,per ate ishin betuar se do ta luftojn.Shoku Astrit turku nuk mundi te ndryshoj besimin ne ate vend as nuk tentoj ta ndaj,sic e ndau rregjimi komunist ne pes rrethe.Sikur te ishte aq i mire sic mundohesh edhe tash,pse deshtoj ne gjith bote.Nuk habitem se si flisni se kshtu te pregaditi ai rregjim.Per dijeni per ju se aq sa vazhdoj okupimi komunist,aq do bej te hiqet era e keqe e tyre.Deri kur do rrime te ndigjojm ksi pleqesh shurrana qe thon jemi veteran he Zoti marrt hak ne ta mbasi kur ndrroj rregjimi u deshke hakmarrje per cfar i bet kti populli e vazhdoni ti bejn mbeturinat e tyre.

    • Dhe kjo te jepte te drejte ty ( atyre plehrave para teje) qe te vriste Ndrec Gjoken Prenda e Marta Tarazhin bashke me krime te tjera te ndyra?

    • E dinin maloket cishte komunizmi eee?
      Jo mo jo donin te rruanin privilegjet feudale. Njerez koketrashe qe nuk kane kuptuar kurre ceshte bashkimi kombetar mes shqiptaresh dhe dituria qe buron nga arsimi. Shikoji dhe sot e kesaj dite per ligj kane kanunin. Akoma dhe sot e kesaj dite kane mendesi feudale.

      • Por shikoni te dashur shqiptare nuk na duhet me percarje! Jetojme ne demokraci! Por doja te shtoja! Ve re se ka disa komentues qe nuk dine shqip! Jane gjysem analfabete! Keta i kane ngelur demokracise salihane! Jane pa turp qe nuk dine se kush eshte e mira dhe kush eshte e keqja! Salehu ka 26 vjet qe eshte ne pushtet pse nuk nxori nje ligj per ish komunistet qe kane vrare? Sepse ka vrare vete! Jane pa turp per te mos thene se jane injorante dhe idiote si vete Salehu! Te na ndihmonin duke mos komentuar me!

  • Bajraktaret e Mirdites shume kohe para Ndrec Ndue Gjokes paten hapur ne Orosh(bash ne vendlindjen e tyre,ne kullat e tyre) konviktin “Malet Tona” ku kane studiuar edhe shume komuniste.Dijen dhe Arsimin ne Malsine shqyptare e mbollen dhe e mbajten gjalle fretenit katolike,atdhetare,properendimore,te ndricuem me kulture klasike.Ishin keta freten katolike qe ruejten zakonet e lashta iliro-arberore te malsoreve te mos ndyhen nga turqizimi dhe sllavizimi.Ashtu si koshadhet e Drevish pashes ne 1878 dhe ushtria e Turgut pashes ne 1910 ndeshkoi Malsine shqiptare katolike per kryengritjet clirimtare,ashtu edhe bisha komuniste sllave ju ngjit Mirdites dhe Malsise per te ndeshkuar me plumba dhe tortura cnjerezore malsoret antisllave iliro-arberore .Nuk kishte gjermane ne Mirdite dhe Malsi,cfare kerkonin batalionet e armatosur gjer ne dhembe kunder malsoreve shqiptare?Erdhen qe te hapnin shkolla?Apo erdhen qe te merrnin grate dhe vajzat e malsoreve dhe ti dergonin ne hekurudhe?Lerini hipokrizite me arsim e me kulture,se bishat komuniste ishin bisha nga stanet e Cepelit e Nemerckes,ishin:
    Mbaje qenin ti moj qene dale ,dale,..
    Mesymja e ushtrise terroriste partizane ne Veri ishte Ndeshkim me dhune ndaj genit atdhetar te malsorve per te zhdukur rezistencen antisllave dhe antikomuniste te malsoreve.Terrori komunist nuk ju nda malsise nga viti 1944 deri kur i la pa toke dhe bageti,i internoi ne Tepelene ,i detyroi te grupohen ne kooperativa skerkash dhe e la Malsine e begate te varfer,te rreckosur,te damllosur me hijen e rende te Biografise.

    • Konvikti Malet Tona në Shkodër, eshte hapur ne 1922 ne Shkoder me shtysën e filantropit të madh shqiptardashës, ushtarakut britanik Aubrey Herbert, prej familjes së Lordeve Carnarvon. Besoj demo se e kupton qe konvikt ka aty ku ka shkolle, apo jo?

    • Je idiot i lindur, nuk i lidh dot as ngjarjet e as vitet, te eshte pjer…. truri qe heret e nuk e rregullon dot.

  • Te lumte Dora, dhe te uroj per kurajon Astrit Çipini.
    Te ngjethet mishi kur degjon te verteta kaq te hidhura, qe kriminele te tipit gjonmarkaj pohojne e mburen me gojen e tyre.
    Prandaj legjendat e popullit me luften e trimave kunder kuçedrave me shtate koke, gjithmone me jane dukur si te verteta dhe jo trillime.
    Gjithmone populli yne eshte ndeshur me mostra te tilla me “ shtate koke”, por gjithmone ka nxjerre Gjergj Elez Alia,qe te udheheqe popullin deri ne fitore.
    Por kur lexon , apo dhe degjon prinderit per histori te tilla, te duken te largeta, dhe ndjehesh I mbrojtur( po flas per periudhen e para 90-tes)
    Tani kur vihesh para fakteve si keto qe pershkruan ,i nderuari, Astrit Çipini , kur je deshmitar I permbysjes se djerses dhe gjakut te nje populli , dhe lexon gjykimeve te tilla si te Mark ujqeve, indinjohesh aq shume sa mendon qe nuk eshte fare demokratike qe eshte hequr denimi me vdekje.
    Se te lejosh te dhunosh psikologjikisht, ne çdo moment te jetes, shumicen dermuese te popullit, nga keta mostra qe lihen te lire ,eshte anti demokratike, dhe anti ligjore.
    Kjo lloj specie, ne çdo lloj populli denohet,
    Vetem tek ne sot shteti I mbron dhe ia kunderve shqiptareve patriote, sikur te paguhet nga qeveri antishqiptare .
    Nese dhe Rama ,ne muzeun e tij te antikomunizmit ,te kete ekspozuar surreterit e ketyre mostrave, si ka shkruar z. Xh. Shehu, se shpejti asnje shqiptar i ndershem nuk do ta ndjeke me, se nuk mjaftojne te flasesh per reforma ne drejtesi kur nuk denon se pari kryekriminelet, dhe kur nuk di te ndash shapin nga sheqeri.

  • Nuk lahen krimet 50 vjecare te gjenocidit komunist kunder shqiptareve, me dy pushke e gjysem qe gjoja komunistet shqiptare hodhen kunder pushtuesve. Apologjetet e rregjimit te shkerdhyer komunist nuk kane alibi tjeter ndaj krimeve komuniste pervec gjoja epopene e lavdishme, me fal te dhjere te se ashtuquajtures LNC.

  • Nderim Nderc Ndue Gjokes, nje pishtar drite ne erresirren e maleve te cubave pa shkolle Nje misionar i diturise dhe i emancipimit te shoqerise shqiptare analfabete ! Nje mesues i thjeshte i Gjuhes Shqipe qe donte asgje me shume se tu jepte femijve DITURINE e munguar ne ato zona te thella ku sundonte Kanuni dhe injoranca e anafabeteve malsore ! Ju e dini qe ne kur u vra Ndrec Ndue Gjoka Shqiperia ishte 90% analfabet ! Mereni me mend mentalitetin atje ! Analfabeteve i trembeshin diturise dhe kishin frike nga komunizmi qe po i hapte syte !

  • Po kur dalin disa tipa e komentojne qe nuk dine se çfare eshte historia; mos ngelte me pith motre pa komentuar.

  • O Mark U.K. sjam une gjalle ! Se po te kishe dale ne kohen time nga Pi.So… e te flisje keshtu, do ti kisha tredhur koqet e tua e me ato do ta mbyllja gojen tende te qelbur.

  • Per keto koqet komuniste qe vazhdojne akoma me perrallat enveriste. Asgjekundi nuk eshte thene se kush e vrau Ndrec Ndue Gjoken ndaj cdo aluzion eshte thjesht qesharak. Nese doni mund te lexoni ketu nje tekst me te shtjelluar mbi aktivitetin dhe hipotezat se kush mund te kishte pasur interes ta zhdukte Ndrec Ndue Gjoken. Ishin pikerisht keto “reaksionaret me zhgun” ata qe dhane kontributin me te madh ne mesimin dhe levrimin e gjuhes shqipe por kjo shkonte kundra propagandes enveriste ndaj e kishin me te lehte ti rrestoni krah armiqve e te sajonin lloj lloj akuzash kunder tyre. Lexoni o enveriste te thekur dicka pertej genjeshtrave te partise: http://www.zemrashqiptare.net/news/id_11356/rp_0/act_print/rf_1/Printo.html

    • Kuptove gje ti nga linku ?
      Aty nuk ka asgje ndryshe nga ajo thuhet nga ” komunistet “!
      Pra as nga ajo qe ti supozon !! Ha ha ha i!

      • Tani une ta kam thene qe ty te mungon dhe neuroni i fundit ndaj nuk ia vlen te diskutosh por ja qe ta evidentoj se cfare shkruhet: “Duke qen ne ketë shënjestër mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka u vra më 17 janar 1946 mbi bjeshkët e larta të Fanit , nga forcat e errëta qe rrënjët pa tjetër do ti kenë ne rezhimin Komunist dhe spiunet komunist Jugosllav . Te dhëna mjaft te përfolura japin edhe një te dhen mjaft rreneqethese për ketë vrasje qe vite me radhë mbeti enigmatike.
        Diplomati Ziko Sharkiq kishte marrë detyra nga Këshilli i Frontit i shtetit jugosllav i krijuar në qytetin e Shkodrës, ku bënin pjesë katër anëtar këtij këshilli, që merrte udhëzime drejtpërdrejt nga Rankoviçi, këta ishin ; Ahmet Bratoviçi, Brahim Perkoviçi, apo Halit Gjergjeviç?” diversanti. “Rankoviçi iu dha urdhër për të vra Bardhok Bibën, cucat e malësisë, mësuesin Ndrec Ndue Gjoka, si dhe djegien e sharrave në Kryezi në Pukë ishte përsëri Rankoviçi që dha urdhër .”
        E kuptove nashti apo ke nevoje te mbash edhe kospekt? Kerkoji ndihme edhe Xhevos se enverit e mikut te Nexhmijes po deshe.

        • Ky eshte folklori i mergates se qyqeve ,Po patjeter qe rankoviqet se bashku me komitetin e maleve, organizates ballisto zogiste nuk kishin asgje te perbashket me reformat dhe zhvillimin masiv te arsimimit dhe deshiren e popullit per te ecur drejt nje shoqerie te emancipuar, dhe natyrisht ne nje terren te zhvilluar analfabetizmi keto gojedhana kishin dhe kane nje efket destabilizimi dhe corientimi !
          Nje fakt konkret ndodh edhe sot propaganda dezinformuese, masakruese e historise nga “historianet” e Plepave te Durersit dhe militanteve hajdut shperdorues, mashtrues pa integritet kombetar ,te partise demokratike dhe aleateve te saj

          • Te thashe qe ti nuk mbush edhe kur e ke te shkruar te zeze mbi te bardhe! Pikerisht per njerez si ti ka nevoje partia qe te caje bllokaden me karvanin e injoranteve qe i shkojne nga pas.

  • Mire qe CIA armike vrau Ndrec Ndue Gjoken,

    PO MEHMET SHEHUN KUSH E VRAU?

    si te gjithe komunistet e tjere qe nga Qemal Stafa, gjate Luftes, tek Nako Spiru pas Luftes, tek Lym keta ne Kohen Paqe me nje lukuni tradhetaresh gjenerale te Enverit dhe te LANC-it kriminal nga pas?

    HE MO DALLKAUKE KUSH I VRAU NJE PER NJE TE GJITHE KOMUNISTET NE SHQYPNI?

  • Mark.U.K. , demo , Paku Xhuxhumaku , Qe t’ju them mallkim , nuk ka ku ju kap sepse jeni shume te vegjel, cinik, hicgje , miza te vogla (pidhjez) hadut ferrash d.m.th.Historine nuk e vidhni dot eshte shkruajtur me gjakun e bijve te NENAVE.

  • Astrit Cipni ka folur me gjuhen e fakteve. E verteta eshte e hidhur, prandaj ata qe jane te lidhur shpirterisht me kategorine e jashteqitjes kombetare, vazhdojne te kuterbojne median duke u hedhur ne sulm me akuza shpifarake per te kthyer koke poshte historine. Por sado te lodhen duke lehur kasnecet e mercenarizmit politik, Gjonmarkajt, Merlikat, Mirakajt, Previzet, Halil Alite, Lahe Nurot, Matjanet etj fundrina te ketij kallepi, historia nuk ka per ti reabilituar kurre sepse u rreshtuan jo vetem politikisht ne kahun e gabuar gjate Luftes se Dyte Botrore, por edhe pas saj u bene frymezuesit dhe ekzekutore te banditizmit politik. Pasardhesit e ketij grupimi eshte mese e vertete qe kane qene te persekutuar nga regjimi komunist, por integrimi ne shoqerine demokratike, i demton moralisht qe vazhdojne te mos distancohen nga rruga pakrye dhe kriminale e shkaktareve te vuajtjeve te tyre shpirterore e fizike. Antikomunizmi nuk eshte i barasvlershem ne cdo rast me idealet demokratike. Po te ishte i tille Hitleri duhet te kishte monument ne cdo kryeqytet te botes demokratike.

  • Do duhen shume dekada qe kjo fryme antishqiptare e ndezur ne 1992 nga antishqiptaret,antiamerikanet antihumanet Elez Biberaj dhe Edwin Rajerson te shuhet dhte re rivendoset paqja .
    *
    Gabimi me i madh qe bene keto Rajersonovice makartiste dhe Mergatqyqari Elez Biberaj ne 1991-1992 ishte se erdhen ne “clirimtare” me pinjollet e gjon markagjoneve..hamit matjaneve apo xhaferr devave qe kishin residence amerikane.
    .
    Nuk i falet ketyre makartisteve dhe mergatqyqareve qe ne vend te nje pajtimi kombetar dhe investime amerikane ( qe jane ZERO) zgjodhen nje lufte te re klasash ku arriti si thote KADAREJA (PARA 90′) “””qe te vrasin ty shqiperi duhet te ngrene nga balta dhe te rivrasin te renet”””.
    .
    Jam i bindur qe pas shume kohesh ndoshta ne 2044 ne 100 vjetroin e clirimit nga nazifashizmi..kjo kohe qe po jetojme sot do klasifikohet si periudha me e erret e historise kombetare..me e rende se ajo e pushtimit turk ne shekullin e XV..thjeshte do quhet GENOCID ANTIKOMUNIST ku ideatoret e tyre rajerson-biberaj dhe BULL BOGU i tyre berishe do te quhen me antishqiptare se vete lobet ekstreme greke & serbe

  • Musine Kokalari ishte nje vajze e re, e bukur dhe e shkolluar, qe nuk e donte sistemin komunist, me diktaturen e tij te proletariatit. Ajo enderronte per nje shoqeri social demokrate perendimore, ku njerezit te ishin te lire te zgjidhnin drejtuesit e tyre. Ku askush te mos futej ne burg per nje opinion apo fjale goje. Si puna e saj ka me qindra raste. Musine Kokalari perfundoi shume keq per keto ideale qe mbronte. A ishte Musine Kokalari armike se mendonte ndryshe nga partia e Enver Hoxhes?! Kush ishte ne kete rast kriminel?! Shume nacionaliste te vertete luftuan kunder Italise fashiste dhe Gjermanise naziste. Por ata ishin po ashtu edhe antikomuniste te vendosur. Per kete shkak ata u perndoqen nga regjimi i Enver Hoxhes. Dhe perfunduan burgjeve dhe internimeve. A ishin ata armiq apo ishin viktima te regjimit komunist?! Dhe deshmore te demokracise?! Sepse regjimi i Enver Hoxhes nuk perndoqi, eleminoi dhe persekutoi vetem ata qe luftuan me arme kunder tij. por perndoqi dhe masakroi edhe shume intelektuale qe nuk e honepsnin dot sistemin komunist. Te cilet kerkonin qe Shqiperia te rreshtohej me kampin perendimor, te kishte nje sistem partiak pluralist dhe liri shtypi dhe individi.Afersisht ata kerkuan qe para 40 a me shume vjetesh qe Shqiperia te rreshtohej politikisht ne kampin euroatlantik ku eshte sot. Per kete atyre u iku koka. Kush ishte ne kete rast kriminel?

  • Ike moj kriminele komuniste, qe bertisje: trathetaret ne litar; ene darke shkonje ne bordellot partizane. Na vodhet edhe luget e shtepise.Phu u shofte rraca e juaj. mire jua bente hitleri ,ne kremator… as kockat e qelbura mos me ju lene.

  • Te lumte dora o Astrit. Me keto fakt ua thyen dhembet krimineleve e pjellave te tyre qe kane 20 e ca vjete qe na shiten per heronj nga politikanet e rradhes. Ka ardhur koha qe populli te shprehet me referendum per figuren e Enver Hoxhes. Keta plehrat qe na drejtojne sot kane frike nga Enver Hoxha se ai edhe i vdekur i mund

  • Ne 1899 Abati i Mirdites Preng Doci me perkrahjen e Bajraktareve te Oroshit hapi shkollen shqipe ne Orosh.Ne 1925 kjo shkolle u be me konvikt,qe quhej Konvikti Oroshit(Te ma falin nxitimin qe e ngaterrova me konviktin Malet tona),Deri ne 1939 ne kete shkolle mesuan rreth 200 nxenes.

    • po ta falim o demo po ta falim
      por e keqja jote qe nuk te falet eshte
      se ti e quan Titon perendi dhe shpetimtarin e shqiptareve..dhe idiotizmi juaj eshte se kraheson ish-Jugosllavine pothuaj 20 miljon me Shqiperine rreth 1 miljon ne 1944….Titoja mori pjese ne revolucjonin e Tetorit ne 1917 kur Enveri i binte maces me luge ti thua pse “nuk e rrafi Enveri Titon”

      Pse nuk kishte ndryshim Tito juaj nga Stalini mund te lexosh me poshte

      .
      Tito mjafton te lexosh krimet e tij ne Goli Otok qe ja ka kaluar dhe gulageve te Stalinit..pyet Adem Demacin apo Teki Dervishin qe po te ndegjojne ty me e vogla qe meriton eshte nje Gelbaze ne Surrat si qen titist..
      .
      Nese do te mbushesh mendjen dhe besoj se di aq anglisht qe te kuptosh se pas nje Tito te zgerdhire qendronte nje Josif njelloj si ai i Gjeorgjise

      ‘Hell in the Adriatic’
      ( J. Zoretic)
      .
      The book by former Goli Otok inmate Josip Zoretic is widely regarded as one of the closest insights into the notorious prison camp on the barren Adriatic island. The book is straightforward and brutally frank in its descriptions of day-to-day life in the island prison. Zoretic, who as a young man opposed the communist system in Yugoslavia after his father was murdered by Tito’s partisans in 1942, fled to Austria in 1962. But he later fell ill and was deported back to Yugoslavia, where he was declared a public enemy and imprisoned at Goli Otok. He describes the prison as a place of pain, barbarity and executions.

      .Prisoners had to do heavy labour in a stone quarry and produce construction materials such as tiles, which were sold on the mainland and even exported. When there was no demand for materials, prisoners were simply forced to carry heavy stones from one place to another.

      “Many did not survive,” It is not clear how many people were [forced into] hard labour, how many lost their lives out of dread, humiliation and the torments,” Grabher says. Word-of-mouth indications range between 62,000 and 90,000 inmates who were held on Goli Otok, while serious sources proceed on the assumption that 16,000 political prisoners have been incarcerated on the island and 1400 died.

      Sveti Grgur – Women’s prison
      While the history of Goli Otok is now well documented, little is known about a nearby tiny island called Sveti Grgur (“Saint Gregory”), which was used as a prison island for women during Tito’s time. Sveti Grgur is very close to Goli Otok and also within sight of the holiday island of Rab. However, the prison was abandoned earlier than Goli Otok in the 1980s.

      Information about the women’s prison is very rare as it was handled as a top secret place of which few people knew. Older residents of Rab tell that they only heard rumours about what was happening on the island and saw patrol boats landing and departing.
      ==
      Tito’s Goli Otok …Hell in the Adriatic

    • mire more demo e co,qenka hapur nje shkolle,por na thuaj sa % e popullsis ishte analfabete ne ate kohe e deri nga vitet 50,pse keta cubat e tu ishin kunder zhvillimit,edhe akoma me keq sot edhe ate zhvillim apo arsimim qe arritem,jane po keta cubat qe po na cojne 100 vjet mbrapa,po shkatrrojne,po varferojne,po mbyllin shkollat e ambulancat,po kthehen tek parmenda e drurit,tek kanuni i saliut……….

    • demo se harrova per ate shkollen qe paskan hap ne orosh,prinderit e tu ne ate shkoll studiuan apo edhe sot jane analfabet ose me kurset e analfabetizmit.
      ti si cub,bashke me keta cubat si intelktualeshi,e ca info,ku e keni bere shkollen,ne rast se jeni diplomuar ne socializem dhe bilbilosni me gjuhen e kriminelave,pse nuk e grisni dhe ta hidhni poshte ate diplome komuniste,por mburreni se keni kete titull apo ate titull shkencor dhe na kerkoni vende pune te mira me diplomat komuniste.
      ja shikoni cub saliun qe ecen me kanun,mohon cdo gje komuniste(eshte antikomunisti me i flakte ky derr komunisti) por diplomen e mjekut dhe titujt na i kujton dhe ju e therrisni doktori si adhamudhi….

  • Pse I shani terroristet e viteve 50’ ju kamunistat e dreqit ?
    Marrim nje shembull;
    Ky diversanti HAJRULLA I pregatitur nga CIA donte te hidhte ne ere kombinatin e sheqerit ne Maliq jo se e kishin ndertuar kamunistat por populli nuk e dinte qe nga kjo veper do vuanin nga semundja e sheqerit qe kane lidhje me diabetin dhe insulinen por ky eshte problem tjeter

    Pse Nishani kishte te drejte te dekoronte keta diversante qe donin te hidhnin ne ere fabriken e sheqerit qe te shpetonin shqiptaret nga insulin dhe diabeti?
    .

    Eshte fakt I pranuar edhe nga cija amerikane se amerikanet dhe anglezet deshtuan ne luften e gjate per te permbysur me force pushtetin popullor te E.Hoxhes.Ja nje skstrat te marrjes ne pytje te Hajrulla Selim Murteziut spiunit – Amerikan qe pershkruan luften e cias amerikane dhe angleze te hedhjes parashutistve , grupeve ushtarake ne rruge toksore dhe detare per te permbysur regjimin popullor te E.H ,me çdo kusht ,dhe deshtimin perballe forcave te ushtrise sigurimit shqiptare me turp.

    U hodha me parashut ne Librazhd me detyre nga amerikanet per te pregatit kushtet per pushtimin e shqiperise me 30.10.1951,ecem ne teren naten duke u orjentuar me harte dhe busull ecem vetem naten kaluam ne Elbasan ,Moker,Korçe,dhe deri ne kufi me grekun aty u ndeshem me forcat e mbrojtjes shqiptare ,besoji se ka patur nje te vrare ushtar shqiptar qe u kap ne befasi nga ne ,se nuk pranoji te na tregonte rrugen per greqi.Mbasi u kthyem ne greqi ,mua amerikanet me ndane nga te tjert dhe me vendosen ne Athine ,ndersa dy te tjeret shok te mijet I nisen ne gjermani.
    .
    Banoja ne hotelin “San Rival”,ne rrugen”Plate Javates”.

    Ne Athine amerikanet me jepnin 2 miljon dhrami ne muaj.Hotelin e paguaja 25.000 dhrami,ndersa ushqimin e merrja ku te doja.Levizja lirisht deri ne maji te vitit 1953,kur u dorzuan amerikanet perball humbjeve ne luften me sigurimin shqiptar,dhe flamurin e luftes kunder E.Hoxhes e moren Anglezet .dhe ata me thirren ,kalova me Anglezet pa me thene asgje amerikanet ..

    erdhi nje shofer grek dhe me mori me makin dhe me qoji ne zyren e nje koloneli anglez quhej xhejmes me tha se tani do te kaloni me ne anglezet kemi biseduar me amerikanet dhe kemi nevoje per nje radiotelegrafist per ta kaluar me nje grup ne terrenin shqiptar pasi mungon radiotelegrafisti,ne kete grup ishin Haki Idrizi,Nuredin Nurçe ,Osman Karaj nga Tirana dhe Ibrahim Molla nga Devolli,

    Na nisen ne oren 9 te mengjesit nga greqija me avjon dhe arritim ne angli ne oren 16.00,sa zbritem na moren me xhipse dhe na quan ne nje fortifikat nentoksore ,rrethe e qark nuk kishte asnje shtepi veçe fushave dhe detit qe dukej 10 km large neshe.Kishim dy instruktor anglez ,njeri quhej David dhe na mesonte radiotelegrafi ,tjetri Stefan dhe na mesonte leximin e hartave topografike dhe orjentimin me busull,ky fliste srbisht dhe pak shqip dhe merreshim veshe.Kishim dhe officer te tjer qe na mesonin perdorimin e armet luftarake ,perpilimin e skicave te fabrikave , te rrugeve hekurudha dhe ura.duhej te interesoheshim ne teren kur te hidheshim ne shqiperi.
    .
    Une mesova dhe telegrafin dhe shifren secrete.Punonim 8 ore ne dite 6 ore para dite 2 ore mbas dit.Na largonin me Gjip 10-15 km larg dhe duhet te ktheheshim ne baze me harte dhe busull.

    Pas 10 ditesh na quan perseri ne selanik te greqise na veshen uniformat ushtarake dhe na nisen ne kembe per te hyre teritorin shqiptar nga korça u futem fshehur dhe fotografuam fshatin senishte ,fotografuam fabriken e sheqerit maliq ,qytetin e korçes,dhe disa kazerma ushtarake ne korqe nga larg,u ndeshem me forcat e kufirit vrame 8 civile dhe tre ushtar ,nga grupi yne u vrane dy ndersa ne tre antar te grupit kaluam ne greqi.Ishte e pa mundur te deportoje pa u diktuar kishim ne plen per te hedhur ne ere kombinatin e sheqerit ne maliq ,por kjo nuk u ralizua ,pasi kapeshe nga populli ose ushtrija.

    Poshte fabrika sheqerit Maliq !!
    .
    Rrofshin diversantet qe luftuan diabetin !!

  • jete te gjate e shendet juve z. Cipini
    juve burrave te djeshem ju jemi ne borxh brezi i mesoburrave te sotshem per vendin qe na late sic me e mira.

  • Po pse more shkrim i thue ketij ti?? Po ti je nji prej kriminelave komuniste qe vazhdoni e anderroni diktaruren e proletariatit. Po ku ke goje ti me marre neper goje Markagjonet e nderuem. Po a te vjen turp per rrenat qe i shkruen botnisht.Turp e faqja e zeze edhe per kete gazete komuniste. Vaj me dedet ku i ka vajt halli sa pranon me botue brockulla te tilla. Pu, pu, pu, jo thjeshte injorance, por mizerje ne shpirt.

    • Nga se i lind Kryeministrit Berisha nevoja të dalë e të japë udhëzime sesi duhet korrigjuar apo shkruar historia? Ne e kuptojmë sot se përse e bënte një gjë të tillë Enver Hoxha. Ai synonte që historia të shkruhej në mënyrë të tillë që t’u shërbente interesave të tij të sundimit. Shembulli më tipik i këtij voluntarizmi tiranik është shkrimi mbi kryengritjen fshatare të Haxhi Qamilit i paraqitur në formë direktive nga Hoxha në vitin 1962. Këtë lëvizje pro-osmane, antishqiptare dhe antieuropiane, diktatori, për interesat e tij e paraqet si më patriotiken, më populloren dhe si paraardhëse të revolucionit komunist. Dhe Enveri e mori një iniciativë të tillë “…në përgjigje të pikëpamjeve të gabuara që u shfaqën për këtë çështje nga disa historianë dhe studiues të tjerë gjatë diskutimit të maketit të vëllimit të dytë të Historisë së Shqipërisë”. Diktatori i korrigjoi historianët dhe deformoi shkrimin e historisë. Është ironike, por në emër të korrigjimit të këtyre shtrembërimeve, Kryeministri “demokrat” bën të njëjtën gjë si diktatori, u tregon historianëve sesi duhet ta rishkruajnë historinë. Dhe porosit që të mos e shohim historinë me syzet e hoxhizmit. Por, ndërkaq, i kujtojmë Kryeministrit se ka ardhur koha që historia të mos shikohet as me syzet e berishizmit. Historia duhet parë vetëm me syzet e shkencës së historisë. Dhe syzet më të mira për këtë punë i posedojnë vetëm historianët. Ata nuk kanë nevojë për lentet shtesë që përpiqet t’u imponojë enverisht Kryeministri. Ndoshta Berisha mendon se historianët janë të paaftë dhe se duhen udhëzuar nga një mendje më gjeniale (si kjo e Berishës) që ta shkruajnë historinë si duhet. Por, ndërkaq, cilat janë garancitë nëse pikëpamja e Berishës për historinë është shkencore? Kush do të vlerësojë nëse llomotitjet e një Kryeministri për të vërtetën historike përputhen me të vërtetën historike dhe jo me interesat e Kryeministrit? S’ka asnjë dyshim se edhe për këto do të duhet të shprehen historianët. Në fund të fundit edhe direktivat e Berishës duhet të shoshiten nga aparati i mendimit shkencor. Prandaj nuk na mbetet veç të shpresojmë në aftësinë e historianëve shqiptarë duke i konsideruar direktivat e Berishës një fyerje publike për ta. Në fakt, aftësia shkencore e historianëve, jo vetëm në të kaluarën komuniste, është tredhur rëndë, për shkak të frikës që ngjallte politika, qeveria dhe presionit që ushtronte ajo mbi historianët. Pikërisht në formën e direktivave sesi duhet shkruar historia. Pikërisht në formën sesi po vepron Kryeministri i sotshëm. Dhe nëse institucionet e shkencës dhe historisë nuk kanë arritur të kenë pavarësinë dhe lirinë nga politika e qeveria, nëse nuk kanë arritur atë shkallë lirie dhe integriteti shkencor sa të neglizhojnë me nënqeshje udhëzimet mëngjarashe të Berishës, atëherë ne do vazhdojmë ta rishkruajmë historinë e Shqipërisë sa herë të ndërrohen qeveritë dhe kryeministrat. Nuk ka gjë më të keqe për të vërtetën historike sesa këshillat e një pushtetari apo politikani. Deformimi i historisë gjatë periudhës komuniste është prova më e qartë për këtë. Ndërsa historia e shkruar me objektivitet është një udhëzues për formësimin e së ardhmes, pushtetari apo politikani kërkon ta përmbysë këtë raport, kërkon të deformojë të shkuarën në funksion të deformimit që kërkon t’i bëjë të sotmes. Prandaj edhe Berisha, tamam si Enveri, i ka vënë kaq theks nevojës së rishkrimit të historisë. Por nuk ka ndodhur kurrë që e vërteta historike të jetë shkruar nën kujdesin e pushtetarëve. E vërteta historike është produkt i lirisë së historianëve. Dhe për ta arritur atë ka vetëm një mënyrë. Që t’u thuhet politikanëve: Larg duart nga historia!

      Andrea Stefani

  • Degjo moj tito fuck leshi,se ti nuk ke hallin e titos ti,se babai yt i solli,Me Miladin,me Dushan,me Rankovic,me Tito.Pleqte tane nuk ua dinin sojin e sorollopin cin macineve qe zinte vellezer ideali enver hoxha,pastaj ja fuste ndonje teneqexhiu si kopili ne dere.Juve ju ka dale nje probatin ne Kore te Veriut,se tani kane dale letrat e Enver Hoxhes me Kim il Sungun,gjyshin e ketij Kim Jongut.Po kete mua do ma lesh si kopili ne dere?.Cdo palacallek qe ka ndodhur ne kete vend rrenjet i ka tek enver hoxha.Nuk do te kishim sali berishe,pa e sjelle ne Tirane enver hoxha.Ai me Nexhmijen e dijne perse e kane perdorur,qe i rrasen dy mjeke tropojane Husniut,besnikut te partise.Hapni letrat e Sali Berishes,se jane letra te vjetra para Elez Biberajt e para Rajersonit<.Por nuk i hapni dot,se po te hapen letrat e Sali Berishes del porositesi Enver Hoxha.Ben Nexhmia sikur nuk e dinte kush ishte Saliu dhe cfare krushqie kishte.Me gra ruse,polake i futi gjithe familjet ne burg,pamvaresisht biografise komuniste,jo me motren eministrit te brendshem te Jugosllavise!!!!!!
    Enver Hoxha mund te kete shfrytezuar gjithe boten,edhe Stalinin edhe Kryshovin,edhe Maon,por ama pas darke vende rrefehej tek TUTORI I TIJ I PARE
    JOSIF BOSS TITO.Dhe mos kujto se e kam ngaterruar kete emrin Bros,se je dhe korigjuse hartimesh ti.

  • Kujtime ka cdo njeri.
    me poshte po ju them mnje te tille.
    isha i vogel 10 vjec.Banonim ne nje qytet te jugut.ishim familje e thjeshte qytetare.babai mundohej shume te na rriste.Banonim ne nje shtepi 2 kate .na kishte futur shteti pasi shtepine tone e kishte prishur per ndertimin e nje blloku pallatesh.shtepia ku ishim strehuar ishte e nje avokati te degjuar qe shteti e kishte vrare. Ne ate shtepi banonim 4 familje.Nje familje qe kishte 3 vajza rrugace si thoshnim ne atehere ,ose kurva si i thonin rendom, ishte me perberje te mire.I jati ishte nje ish oficer i liruar .Komunist i thekur.Na kishte vene nen thunder dhe bente cfare i donte qejfi me ne.Te tre familjet e tjera nuk kishim c te benim.I bindeshim huqeve te tij dhe te vajzave te tija te hazdisura.Ne oborrin e shtepise tone shihje vec pece dhe pwerzervative.Ishim te vegjel dhe prindrit na kontrollonin rrepte.Por ajo qe nuk ne hiqet n nga mendja eshte 5 maji.cdo vit per 5 maj ne shtepine e komshiut tone behej darke me mish te skuqur.Ne vec eren i ndjenim.Bile flinim dhe pa ngrene se pse prindrit e mi rrogen e merrni ne daten 6.Ky komuniosti cdo 5 maj vente merrtwe mish me tollon si familje deshmori.Ne te uritur dhe te vegjel shikonim si te hutuar. Edhe keto bersoj jane kujtime te viteve te demokracise socialiste apo jo.Hanin mish dhe harboheshin vajzat e tij mbesat e deshmorit…

  • Po e bukur historia e Gonit me larte. Komunistet erdhen ne pushtet per nje rend te barabarte dhe social.Kush ka jetuar vitet e diktatures e mban mend mire cfare varferie dhe pabarazie kishte.Nomenklatura e kuqe e kishte Shqiperine si nje oaz dhe shfrytezonte popullin.

  • Po baballaret tuaj kur zbriten nga mali me shoqet partizane me barkun te goja na premtuan se do te hanim me luge floriri o idiot .komunist. Une thashe kujtime dhe ngjarje te jetuara. Nuk genjeva.

  • o goni, po ty te paska dhene shteti shtepine dykateshe te avokatit qe kishte pushkatuar?! me çudit komenti yt, megjithese nuk kisha ndermend te komentoj ketu per keto çeshtje. Ose duhet te jeshe debil ose duhet te jeshe aq i trashe me keto qe thua.

  • O idiot jetonim ne nje shtepi 4 familje.ku na cante trapin oficeri qe nxirrte teseren e kuqe kur vinte i dehur ne shtepi. Jeni te pandreqshem.Rrace e poshter . Nuk bindeni akoma.keni gjithe ato fakte kunder.Nuk na i kishin dhene shtepine per konvaleshence por na kishin rrase si sardele.

  • Meqe po e keq interpreton (duhet te jesh ndonje djale oficeri) ti S”kam c”bej” po te them edhe te tjera fakte.

    Meqe ky ish oficeri i kish vajzat kurva.babai im e rrehu keq sepse binin dashnoret ne shtepi. Ishim ne terror se na ishte bere gjithe shtepia ku banonim edhe 3 familje te ndershme si bordello.E rrahu keq sa nuk u ngrit per disa dite nga shtrati.Por me pas babai im e pesoi se e burgosen 9 muaj per rrahje dhe cenim te figures se “atij babait te kurvave”. Keshtu ka ndodhur. Na moren shtepine me 12 dhoma , na e prishen dhe na futen ne shtepine e tjetrit duke patur mbi koke nje te degjeneruar.Keto jane tmerret qe kane ndodhur ne kohen e komunizmit.Nuk kisha ndermend te shkruaja por duke pare nivelin dhe ligesine e disa komentuesve ketu ju solla te plote ngjarjen. Eshte per te ardhur keq qe ka akoma n jerez qe kane mall dhe nostalgji per ate sistem te urryer. Nuk shkruaj me se nuk ja vlen per komentues idiote qe kundershtojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *