Mision i përmbushur! Trump duartroket sulmin ndaj Sirisë

Ornela

Një sulm i ekzekutuar në mënyrë perfekte! Falë Francës dhe Britanisë së Madhe për mençurinë dhe fuqinë e ushtrive të tyre të shkëlqyera. Nuk mund të kishte një rezultat më të mirë. Mision i përmbushur“, shkruan Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Shumë krenar për ushtrinë tonë të mrekullueshme që shumë shpejtë do të jetë më e mira që vendi ynë ka pasur ndonjëherë, pas investimit të miliona dollarëve. Nuk do të ketë asgjë dhe asnjë që të krahasohet me të“, shtoi presidenti amerikan në një tjetër mesazh në Twitter.

Presidenti amerikan, së bashku me atë francez dhe shefen e ekzekutiv britanik i dhanë dritën jeshile goditjen së tre objektivave në Damask dhe Homs gjatë natës.

Në shënjestrën e bombardimeve u vendos arsenali kimik i regjimit të Bashar al Assadit, përbindëshi që vret njerëzit e vet siç e etiketon shefi i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa sulmi shihet edhe si sfidë direkte e tij ndaj Putinit për mbështetjen e vrasjes masive të të pafajshmeve.

“Kombet e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përdoren fuqinë e tyre legjitime kundër barbarizmit dhe brutalitetit. Synimi i veprimeve tona sonte është të krijojë një pengesë të fortë kundër prodhimit, përhapjes dhe përdorimit të armëve kimike”, u shpreh Trump.

Ndërsa NATO, Izraeli dhe Turqia dolën në mbështetje të sulmeve, që zvogëlojnë sipas aleancës, aftësinë e regjimit sirian për të vazhduar sulmet me armë kimike ndaj popullit të tij. Kjo valë bombardimesh përbën goditjen më të qenësishme ndaj qeverisë së Bashar al Assadit nga fuqitë perëndimore në shtatë vite lufte civile që kanë gjunjëzuar vendin.

Ajo vjen si përgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik në Douma javën e kaluar. Siç sqaroi gjenerali Joseph Dunford në Pentagon, tre ishin shënjestrat e goditura:

  • Një qendër kërkimi shkencor në Damask që supozohet të jetë e lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike
  • Një depo armësh kimike në perëndim të Homsit
  • Një depo pajisjesh për armë kimike dhe pikë e rëndësishme komande po pranë Homsit

Damasku zyrtar pretendon se gjithsej janë lëshuar gati 30 raketa, një e treta e të cilave janë goditur nga sistemet e tij te mbrojtjes antiajrore.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • u bo nji legen frym nga Rusi si Assadi te pretendoj Fronin e Barbarise Njerezore .
    ai eshte pron e amerikaneve .
    he me te lumte Trapi !

  • Asnje çudi per agresivitetin e Trampit. Gjera qe priiten prej prej kohesh. Presim edhe me keq.
    Cudjia qendron tek Franca pa le Britanija qe eshte gjithmon gati.

  • Momente tragjikomike…..bravo tramp; ja ke kajt nanen rrencit . Ej si tallin bythet . U plasi trampit, krricit marcon dhe kurrizos may, per dyzet, dyzetmij, ose dyqindmij siriane te vrare, te helmuar, apo te vdekur aksidentalisht . ata nerone gazmor, te diteve te sotme, duan te sprovojne sa te afte jane ushtarakisht . Dhe te presin me adrenaline ndezur, si do reagoi ..putini ose ji pingu, aq me teper, qe m(e)uta i allvaniqise, i “mbeshtet” me gjithe bagazhin e vete, “kulturor” e “human” .

    • Turqia e ka pershendet sulmin!
      He mo osmani Arben ku e ke mbrojtesin e madh Erdogan? Apo ne shtrat me Trump dhe ne flirt me Putinin?
      Mjere ai popull qe ja moren shpirtin prej 7 vitesh.

  • Kjo goditje duhet vlersue sepse goditi vetem arsenalet e armeve kimike dhe pa asnji viktim.Keshtu e ka te veshtir kushdo qe i del zot pushtetit te Siris qe vrau me armet kimike njerzit e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *