Pak ditë më parë në portale qarkulloi informacioni se, Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymeri do të martoheshin shumë shpejt.
Ky informacion është shpërndarë nga burime pranë dyshes, madje besohej se Jona mund të ishte shtatzënë, por pa u ndalur tek kjo e fundit, moderatorja e Digitalb ka treguar në një intervistë për “Thumb” se do të ketë dasmë shumë shpejt.
“Së shpejti, ndoshta…,” u shpreh ajo, teksa buzëqeshte.
Jona është shprehur gjithnjë hapur për ndryshimet në jetën e saj. Kujtojmë se pak kohë më parë tek emisioni “Rudina” në Tv Klan, ajo bëri publike lidhjen e saj me Frenkli Ymerin, i cili ka në pronësi një kompani ndriçimesh.
s.a/dita
