Topalli bëhet nostalgjike, kujton vizitën e Hillary Clinton

anazapta

Jozefina Topalli bëhet nostalgjike. Gruaja e fortë e PD që dikur aspironte për kryetare kujton vizitën e sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, në Shqipëri. Topalli shkruan në Facebook se pavarësisht se Klinton nuk e ka shprehur ende nëse do të kandidojë për presidente të SHBA-së, por tashmë është koha e saj.

“Të dashur miq.
Hillary Clinton, gruaja më interesante e kësaj kohe, ende nuk ka thënë nëse do kandidojë për Presidente e SHBA ne 2016. Por mediat edhe pse ajo është larguar që në shkurt nga detyra e Sekretares së Shtetit, kanë në qendër zonjën sekretare. “Është koha e saj” shkruajnë disa prej tyre. Të tjera media e grupe kanë filluar sulmin ndaj Hillary Clintonit. Në vizitën e saj zyrtare, para disa muajsh, në Kuvendin e Shqipërisë do mbetet e paharruar fjala e saj ”Nëse dëshironi të shikoni një demokraci në zhvillim, ejani e vizitoni Shqipërinë”, shprehet Topalli në Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *