Bushati: Lulzim Basha nën hetim për firmosjen e Paktit Detar, Llalla e ka dosjen e plotë

editor

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë raportimit në Komisionin e Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, tha sot për herë të parë se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë, e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Bushati theksoi se Ministria e Jashtme ka bërë kallëzim penal dhe ka dorëzuar një dosje të plotë mbi të gjithë procedurën e negociatave të bërë nga qeveria e mëparshme dhe që u finalitua në 2009-ën. Pres reagimin e Prokurorisë për firmosësin – tha Bushati

Ministri i Jashtëm ishin thirrur për raportim në Komisionin e Jashtëm nga deputetët e opozitës në lidhje me toponimet, funksionimin e diplomacisë dhe marrëveshjet me Greqinë, përfshi këtu edhe atë për kufirin detar. Por ligjvënësit demokratë, me përjashtim të Aldo Bumçit, i cili edhe ky u largua nga Komisioni, nuk ishin prezent duke bojkotuar punimet e komisionit pas sherrit të ndodhur një ditë më parë mes ligjvënësit demokrat Genti Strazimiri dhe 3 deputetëve socialist.

 

*******

 

“Pakti Detar, akt më i rëndë se pazaret e Zogut dhe dajës së tij. Rama nuk ka tagër mbi të”

Intervistoi Xhevdet Shehu

Një nga ekspertët e Çështjeve Juridike e Konsullore dhe Traktateve Ndërkombëtare, Prof. Ksenofon Krisafi, në këtë interviste  në ‘DITA’  duke folur mbi Marrëveshjen detare me Greqinë,  i quan krejtësisht të pabaza thirrjet dhe kërkesat këmbëngulëse të qeverisë greke për kthimin tek ajo marrëveshje, edhe pasi është hedhur poshtë në mënyrë unanime nga Gjykata jonë Kushtetuese në janar 2010. Këtë qëndrim të palës greke, të ritheksuar ditët e fundit nga Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, Profesor Krisafi e quan të papranueshëm.

“Edi Rama, i cili katër vjet më parë i dha rrugë nismës për shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushteteuse, tashmë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm që nuk mund të dalë kundër vetvetes dhe të kërkojë zbatimin e asaj që i kërkohet nga ekzekutivi i vendit fqinj, por nuk ka asnjë tagër për ta bërë këtë. Kjo që ka ndodhur kësaj here, është më shumë dhe më e rëndë se pazaret e Zogut dhe të dajës së tij, Esat Pashë Toptanit me Pashiçin e Serbisë, respektivisht në vitet 1914-15 dhe në vitet 1924-1925” – thotë ndër të tjera ai.

– Prof. Krisafi, ditët e fundit qeveria greke kërkoi rishqyrtimin e marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, madje duke e konsideruar këtë si prioritet të qeverisë së Athinës në lidhje me qeverinë e re të Shqipërisë. Si ju duket ky qëndrim i qeverisë greke?

– Qëndrimi i tanishëm i qeverisë greke kuptohet më mirë po të mbahet parasysh se ai vjen në vazhdën e një politike konstante, e cila ka nisur që nga 27 prilli i vitit 2009, kur në Tiranë ministrat e punëve të jashtme të të dy vendeve, Lulëzim Basha për palën shqiptare dhe Dora Bakojanis për palën greke, hodhën firmat mbi një dokument që u prezantua si “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse te shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit, Athina u shpreh e entusiazmuar dhe gati e ekzaltuar. Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe doli në shesh se e ashtuquajtura marrëveshje kishte cenuar rëndë interesat e Shqipërisë, çka shkaktoi reagimin e rretheve të gjera të specialistëve, gazetarëve, politikanëve dhe të njerëzve të thjeshtë. Në vazhdën e përpjekjeve të tyre, me nismën e Partisë Socialiste dhe një grupi tjetër partish politike, çështja i kaloi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e cila me vendimin nr. 15, datë 15.4.2010, e hodhi poshtë në mënyrë unanime. U vunë në vështirësi si qeveria shqiptare, e cila, duke fshehur të vërtetën e asaj që kishte ndodhur, ia paraqiti popullit të vet si një sukses të madh, ashtu edhe qeveria greke, që, nëpërmjet gojës së ministres së saj të jashtme, Dora Bakojanis, fill pas hedhjes së firmës, e kishte cilësuar si një sukses strategjik. Pala greke, e kapur ngushtë, me Notën nr. 238 të datës 25.2.2010, bëri të njohur qëndrimin e saj për “respektimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në vullnet të mirë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Në vijim, pothuajse të gjithë ministrat e jashtëm të qeverive greke do të përsërisnin kërkesën për domosdoshmërinë e respektimit të saj. Dora Bakoyannis në datën 28.01.2010 ka deklaruar: “Asnjëra nga procedurat e ndjekura për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, nuk mund të vihet në dyshim dhe gjithçka u realizua sipas ligjeve ndërkombëtare…”. Dhjetë muaj më vonë, sërish ajo shprehu keqardhje për prishjen e saj. “Duhet të them se kjo marrëveshje ishte ‘State of the art’. Kishim arritur të plotësojmë të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke, por njëkohësisht të bëjmë edhe një punë ndërmarrëse që ishte tërësisht e nevojshme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Atëherë kishte kundërshti nga Partia Socialiste që doli me argumentin se i mori të gjitha Greqia dhe se nuk duhet të ishte nënshkruar me të tilla politika”, deklaroi Bakojani.

 

– Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, tha më 1 gusht fjalë për fjalë “Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të Marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë”. Vërtet kemi të bëjmë me një bllokim nga Gjykata jonë Kushtetuse, apo ky mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur?

– Domethënia dhe konteksti i deklarimit të z. Venizellos dalin më qartë në se do të përmendnim disa pohime të tjera të shqiptuara nga funksionarë të tjerë të lartë greke, si ministra, zëvendësministra dhe sekretarë të përgjithshëm të ministrisë së punëve të jashtme.

Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së greke Yannis-Alexios Zepos, në shtatorin e vitit 2010 tha se “qeveria greke është e shqetësuar për këtë marrëveshje, duke e vlerësuar këtë si një marrëveshje shumë të mirë e rigoroze dhe se pala greke shpreson që edhe për këtë çështje të arrihet në një zgjidhje sa më të shpejtë.” Më 7 prill të vitit 2011 ish Ministri i Jashtëm grek Dimitris Droutsas, u shpreh se ajo është një marrëveshje që mbështetet plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, marrëveshje që u konsiderua nga të dy qeveritë si shumë e rëndësishme; një marrëveshje e drejtë dhe në favor të të dy vendeve… Fakti është se ekziston kjo marrëveshje. Udhëheqja shqiptare duhet të gjejë mënyrat e domosdoshme në mënyrë që të avancojmë me procedurat e duhura që të ketë mundësi të plotësojë edhe detyrimet që ka ndaj Greqisë, duke lënë të kuptohet se çështja e të ashtuquajturës marrëveshje, e shndërruar në një copë letër nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15.4.2010, duhet të rivendosej në fuqi, duhet të ringjallej dhe të zbatohej në mënyrë të njëanshme nga pala shqiptare.

Në shtatorin e vitit 2011, sukseduesi i tij,  Stavros Lambrinidis, duke vazhduar në të njëjtën kërkesë për të zbatuar një akt të shpallur të pavlefshëm, deklaroi: “Ne kemi investuar shumë në marrëdhëniet e mira me Shqipërinë. Ne presim plotësisht që kjo marrëveshje e nënshkruar nga dy vendet e lira dhe demokratike të zbatohet. Kjo është ajo që ne presim dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodhë shumë shpejt”. Autoritetet greke gjatë pothuajse katër vjetëve kanë përsëritur refrenin se “Greqia është në pritje të zgjidhjes nga Shqipëria, e cila duhet t’i dalë zot firmës që ka vënë përfaqësuesi i vet në tekstin e Marrëveshjes dhe se ajo i ka dhënë kohë qeverisë shqiptare të gjejë rrugët për të ricikluar Marrëveshjen dhe për ta vënë atë në zbatim etj”.

Greqia, siç shihet, ka pretenduar gjithmonë zbatimin e një akti që nuk ekziston. Shqipërisë i kërkohej të shkelte parimin e ndarjes së pushteteve, një nga parimet themelore mbi të cilat ndërtohet një shtet demokratik. Sipas këtij parimi, legjislativi dhe ekzekutivi, nuk ndërhyjnë dhe nuk mund t’i diktojnë dot pushtetit gjyqësor mënyra të caktuara veprimi në vendimmarrjen e tij. Thirrjet e përsëritura që i drejtoheshin kryeministrit shqiptar që përfundon pas pak ditësh mandatin e tij, sikurse edhe ato që tashmë i adresohen kryeministrit të ri të sapozgjedhur, janë jo vetëm ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran, por edhe kërkesa arkaike të atyre kohëve, kur pushtetet vareshin nga një person i vetëm. Edi Rama, i cili katër vjet më parë kuptoi thelbin e reagimit të sinqertë të një grupi shkencëtarësh dhe specialistësh të së drejtës ndërkombëtare dhe i dha rrugë nismës për shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushteteuse, tashmë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm që nuk mund të dalë kundër vetvetes dhe të kërkojë zbatimin e asaj që i kërkohet nga ekzekutivi i vendit fqinj, por nuk ka asnjë tagër për ta bërë këtë. Ai është vetëm kreu i ekzekutivit shqiptar dhe kompetencat e tij shkojnë deri të kufijtë e përcaktuara nga Kushtetuta dhe nga Ligji organik për Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka hyrë në fuqi dhe është i paapelueshën. Madje ai tashmë është zbatuar dhe ka prodhuar pasojat e veta juridike, duke e shndërruar të ashtuquajturën Marrëveshje në asgjë. Kërkesa e palës greke tingëllon hapur si presion dhe kërcënim ndaj qeverisë shqiptare për të shkelur kushtetutën e vendit dhe legjislacionin e vet, thjeshtë dhe vetëm për të sanksionuar nëpërmjet një akti juridiko-ndërkombëtar, cedimin e paligjshëm të një pjese të rëndësishme të territorit të saj.

Në se vërtetë pala greke është e sigurt dhe e bindur që ajo që quhet prej saj marrëveshje është përfunduar në përputhje me dispozitat e së drejtës ndërkombëtare dhe në interes të të dy vendeve, me të drejtë shtrohet pyetja: pse kërkon prej katër vjetësh, zbatimin e diçkaje që nuk ekziston dhe nuk propozon e nuk shpreh gatishmërinë për të rifilluar bisedimet. Në se në “negociatat” e para gjithçka ka qënë zhvilluar në përputhje me parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, të drejtës së detit dhe të drejtës së traktateve, përse nguron dhe përse i paragjykon negativisht negociatat e reja dhe rezultatin e tyre?! Normalisht edhe ato duhet të zhvillohen në të njëjtat rrethana, në respekt të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, që përmenden rëndom nga pala greke dhe do të prodhojnë një rezultat të pranueshëm për të dyja palët dhe jo vetëm për njerën prej tyre.

 

– Në këto kushte, a duhet t’i rikthehet qeveria e re e Tiranës që merr detyrën në shtator diskutimit apo negociatave për një marrëveshje që cenon interesat tona kombëtare?

– Siç e thashë më lartë, çështja e ka zgjidhjen e vet shumë më të thjeshtë nga ajo që kërkohet me insistim nga pala greke. Ajo varet nga autoritetet kompetente të të dy vendeve, të cilat duhet të bëhen shprehëse autentike të aspiratave të popujve të tyre. Ata dëshirojnë të jetojnë në paqe e në fqinjësi të mirë. Negocimi dhe arritja e një marrëveshjeje të re i ka të gjitha mundësitë dhe shanset për t’u realizuar. Nëpërmjet bisedimeve dypalëshe, duke patur parasysh aktet e së drejtës aktuale të detit, mund të përcaktohet vija e kufirit në zonën ekonomike ekskluzive dhe në shelfin kontinental. Kjo do të thotë se nuk mund dhe nuk duhet të preket kufiri në ujrat e brendshme detare as edhe në detin territorial të të dy vendeve. Ai është tashmë i përcaktuar këtu e 100 vjet më parë, nga akte juridiko-ndërkombëtare, nga vendimet e padrejta ndaj Shqipërisë, të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës dhe Protokollet e Firences, të viteve 1913 dhe 1925. Kjo kërkon qëndrime të urta e të matura, kërkon frymë bashkëpunimi, për të korrigjuar një anomali që solli turbulenca të padëshiruara në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Të dyja palët e kuptojnë se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet rinegocimit nga e para të Marrëveshjes së anuluar, duke respektuar transparencën dhe parimet e barazisë dhe të interesit të ndërsjellë të palëve, tërësinë territoriale dhe sovranitetin kombëtar të tyre dhe kur përjashtojnë mashtrimin, dredhinë, imponimin e kushteve, presionet apo kërcënimet për të diktuar zgjidhje të papranueshme. Kjo arrihet kur të jetë punuar për të krijuar kushtet e duhura politike, kur nga fqinji ynë jugor të jenë kapërcyer paragjykimet ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, të cilët duhet të trajtohen si partnerë, mbi baza pariteti dhe sinqeriteti. Marrëveshja që kërkohet të arrihet nuk është për sot e për nesër, por për breza shqiptarësh e grekësh, që do të jetojnë pranë njeri tjetrit gjatë gjithë ekzistencës së universit. Prandaj politikanët e sotëm, janë të ndërgjegjshëm që të mos u lënë atyre farën e konflikteve, të grindjeve dhe fatkeqësive. Në se pala greke do të vazhdojë të sillet sipas frymës së deritanishme të deklarimeve të liderëve të saj, që ta presi zgjidhjen tek shpresa e ndonjë ndërhyrjeje çudibërëse antikonstitucionale nga kreu i porsazgjedhur i ekzekutivit shqiptar apo te ndonjë urdhër i tij juridikisht i pazbatueshëm, është e qartë se çështja do të shtyhet pafund, duke krijuar vështirësi të padëshiruara në marrëdhëniet shqiptaro-greke. E vetmja zgjidhje normale, morale dhe juridikisht e pakontestueshme është rihapja nga e para e negociatave dhe arritja e një marrëveshjeje në përputhje me legjislacionin kushtetues të të dyja palëve si dhe me parimet themelore të së drejtës së detit.

Të dyja palët nuk duhet të nguten për të rifilluar me shpejtësi të papërligjur negociatat. Duhet patur parasysh se nga pikëpamja profesionale çështja është delikate dhe shumë e vështirë, është nga ato që shtete të tjerë i kanë zgjidhur pas shumë vjet negociatash ose nuk i kanë zgjidhur dot dhe ua kanë kaluar institucioneve ndërkombëtare gjyqësore apo arbitrale. Ajo nuk mund të përballohet me direktiva apo me porosi nga lart, as me lëshime për hir të marrëdhënieve apo nevojave të politikës së ditës, por vetëm  me profesionalizëm të nivelit më të lartë, me përkushtim, me përgjegjshmëri, me qytetari të spikatur. Precedenti i të ashtuquajturave negociata dhe i të ashtuquajturës marrëveshje, që me të drejtë u stigmatizua si akt i pashembullt i sakrifikimit të interesave kombëtare shqiptare, duhet të shërbejë si një pësim për të dyja palët, për të nxjerrë mësime që shkeljet dhe gabimet të mos përsëriten.

Çështja për të cilën flitet, që ngërthen interesa të gjithanshme me karakter politik, gjeostrategjik, ekonomik etj. nuk mund të trajtohet me amatorizëm, me pakujdesi apo nga një grup njerëzish inkompetentë. Kërkohet angazhimi i specialistëve më të mirë në këtë fushë (dhe të tillë ka jo pak, si brenda ashtu edhe jashtë vendit), pa përjashtuar edhe mundësinë e thirrjes së ndonjë specialisti të spikatur të huaj. Kërkohet fillimisht identifikimi i saktë i objektit të negociatave dhe, në vijim njohja e thelluar në të gjitha dimensionet e të tërë elementeve të saj. Lyspet, padyshim edhe koha e nevojshme për përgatitjen e nevojshme dhe të gjithanshme të një projekti të miratuar paraprakisht në parim nga organi kompetent, mbi të cilin do të zhvillohen bisedimet. Pala shqiptare gjithashtu nuk duhet të ngutet për të hyrë në negociata pa u rivendosur sërish situata normale që ishte sanksionuar në legjislacionin shqiptar për kufijtë shtetërorë, e cila u dëmtua nga Ligji Nr.9861, datë 24.1.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. (Që është restauruar pjesërisht para pak kohe). Nga ana e vet pala shqiptare duhet të mbajë parasysh se gjatë negociatave nuk mund t’iu shmanget dhe nuk mund të tejkalojë asgjë nga përcaktimet, nga argumentet dhe arsyetimet e fiksuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

 

A ka ngjashmëri midis shitjes që Ahmet Zogu i bëri Shën Naumit dhe Vermoshit dhe paktit detar me Greqinë?

Kjo që ka ndodhur kësaj here, është më shumë dhe më e rëndë se pazaret e Zogut dhe të dajës së tij, Esat Pashë Toptanit me Pashiçin e Serbisë, respektivisht në vitet 1914-15 dhe në vitet 1924-1925. Nuk duhet harruar se tani jemi një shekull më pas dhe pretendojmë se kemi ndërtuar një shtet demokratik dhe një shtet të së drejtës, të cilët nuk pajtohen me shkelje të tilla kushtetuese, me mungesë transparence dhe me cedim territorial në dobi të një shteti të huaj. Specialistët e fushës thonë se nëpërmjet të ashtuquajturës marrëveshje i kaloheshin Greqisë rreth 354 km katrorë territor shqiptar.

 

Çfarë do t’i sugjeronit qeverisë së Edi Ramës në këtë drejtim?

Si njohës i çështjes, nisur dhe nga përvoja e fituar gjatë drejtimit të  delegacionit shqiptar në negociatat gati 10 vjeçare me Italinë, për ndarjen e shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive midis dy vendeve, do t’iu sugjeroja me shumë modesti, këshilltarëve të Tij që t’i kenë parasysh mendimet e mësipërme si dhe shumë të tjera, që kam prezantuar në një numër të konsiderueshëm artikujsh të botuar në organe të ndryshme të medias së shkruar dhe asaj elektronike. Mbi të gjitha duhet patur parasysh se nuk ka, nuk ekziston një marrëveshje për ndarjen e kufirit detar shqiptaro-grek, i cili nuk është zhvendosur asnjë milimetër. Ka mbetur atje ku e kanë caktuar aktet e Londrës dhe të Firences një shekull më parë. Ajo që quajt e tillë dhe që u pretendua ta kryente këtë rol është shpallur inekzistente nga Gjykata Kushtetuese.

Prandaj përfundimi i kësaj marrëveshjeje në një klimë të përshtatshme politike duke respektuar parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, do të kontribuonte në qëndrueshmërinë e marrëdhënieve dhe në miqësinë ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve. Aq më tepër që tashmë në Greqi, ashtu sikurse edhe në Shqipëri janë në krye të vendit politikanë me vizione euro-atlantike. Ata duhet të dëshmojnë se dinë dhe duhet të punojnë për marrëdhënie cilësisht të reja të dominuara nga filozofia moderne e ndërtimit të një Evrope të integruar dhe të bashkuar

Share This Article
17 Comments
  • Pajtohem plotesisht me konstatimet e Prof. Ksenos. Mendoj se testi i vetem dhe i vertete mbi ndjenjat rilindase dhe patriotike si dhe mbi profesionizmin si politikan te Kryeministrit te ri eshte menyra sesi do te perballoje presionin e jurdikisht te pakuptimte te pales greke dhe maturia qe do te t’i duhet te tregoje ne negocioatat per zgjidhjen e ceshtjes. Fatkeqesisht, Greqia po ia del te krijoje nje ceshtje te paqene si te lene pezull e te pazgjidhur midis dy shteteve.

  • Z.Ksenofon!

    Qe te jeshe pak me i azhurnuar(perditesuar)me historine e Shqiperise e jo me historine e partise duhet te na thuash dy fjale ashtu qysh ne titull sic e ke filluar dhe per I Qemalin dhe “tezene” e tij.

    Meqe paske folur per A Zogun dhe dajon e tij.

    Ne vitin 1907(pra 5 vjete para shpalljes se pavaresise)I Qemali nenshkroi traktat te fshehte me z Teodoqis te Greqise,ku I Qemali njihte Camerine si territor grek,ne kembim te Qeverise se ardheshme te Vlores e jo te pavaresise se Shqiperise.Shih dokumentat origjinale ne arkiven e Vjenes e lexo shkrimin e Eleni Kocaqit per kete ceshtje.

    Gje e cila u be shkak qe me vone luftetaret qe luftonin per Camerine ti nxirnin nga transhete ku po luftonin,pasi dokumenti thosh se tashme ajo ish toke greke.

    Ndersa”tezja”Enver ja cberi ne vitin 1948.

    Me 14 Mars 1948 Byroja Politike e Komitetit qendror te Partise Komuniste te Shqiperise vendosi-bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine

    Tani dy fjale per A Zogun si fillim e 4 fjale per Esat Pashe Toptanin nga fundi.

    Pavaresia e Shqiperise me 28 Nentor 1912,perfundoi ne fillim viti 1913 ne Pavaresi Shqipericke(kjo Shqipericke qe kemi sot).

    Qeveria e Vlorej jetoi vec 13 muaj e I Qemali e la Shqiperine shkoi jashte.

    Reth viteve 1918-19 pavaresia e Shqiperickes(ajo qe kish mbetur)kish bere VDEKJE KLINIKE.

    Ate Shqipericke te mbetur,fqinjet e kishin copetur ne tre pjes dhe ishin ne sekondat e fundit qe po e gelltisnin perfundimisht.

    Ish legjendari A Zogu ai i cili ne krye te mbi 9000 mije luftetareve,thiri,organizoi e mbrojti KONGRESIN E LUSHNJES ne Janar 1920-duke ripavaresuar Shqiperine

    Nga ku doli Qeveria e Lushnjes te cilen e transferoi me gryken e pushkes ne Tirane,duke djegur perjetsisht nedrat e fqinjeve per te copetuar dhe ate Shqipericke qe kish mbetur.

    Kurse dajua Esat Pashe Toptani ish ai qe ,ne rolin e Kryekomandantit te luftes per mbrojtjen e shkodres nga pushtimi i malazezeve,i dha Shkodren perjetsisht Shqiperise.

    Dhe ja se si:

    Me 25 Tetor 1912 Mali i Zi,pasi kish mare Tuzin,sulmoi Shkodren per ta pushtuar.

    Ne fillim ne rolin e nenkomandantit e pas vdekjes se Hasan Rizait,Esat pashe Toptani,komandoi luftimet per mbrojtjen e Shkodres nga malazezet.

    5 muaj qendroi e rethuar Shkodra por kurre e pushtuar nga malazezet,nen drejtimin e kryekomandant Esat Pashe Toptanit.

    Gjersa me 22 MARS 1913,Konferenca e Londres,pasi shkoi e pa ne terren se Shkodra ish e rethuar por kurre e pushtuar vendosi>SHKODRA ESHTE TERRITOR SHQIPTAR.

    Pra me 22 MARS 1913 kryekomandat Esat Pashe Toptani e kish mbritur qellimin madhor.

    Jo vetem kaq,por rezistoi ashtu ne rethim dhe nje muaj me vone,gjer me 23 Prill 1913.

    Gjer me 23 Prill 1913,pasi luftetaret po ushqeheshin pas 6 muaj rethim me OPINGA TE ZIERA.

    Cberi kryekomandant Esat Pashe Toptani?

    U terhoq nga Shkodra me luftetaret te paprekur e me gjithe armatimin,duke i lene malazezeve CELESAT E KASHTES.

    te cilet hyne ne Shkoder me 23 Prill e dolen me 15 Maj,pasi KONFERNCA E LONDRES me 22 Mars e kish dhene verdiktin>SHKODRA PERJTE SHQIPERISE.

    Ky ish dajua Esat Pashe Toptani qe i dha Shkodren perjete Shqiperise,ndryshe do kufizoheshim te ura e Lezhes e Shkodra do ish kryeqyteti i Malit te Zi.

    Keto jane faktet e historise jo perallat e partise

    • Flex, A i ke pire ilacet sot?
      Z. Krisafi permend (po e ve ne thonjeza): ” Pazaret e Zogut dhe të dajës së tij, Esat Pashë Toptanit me Pashiçin e Serbisë, respektivisht në vitet 1914-15 dhe në vitet 1924-1925″ Sic e shikon behet fjale per keta dy zotrinj qe per pushtet kane shitur Shqiperine, ne vitet e lartepermendura. Ke ndonje koment (fakt) per keta dy bandite dhe per kete kohe?

    • Fleksi, ti si sternip i Esat pashes, keto historite qe ke shkruar ketu mesa duket i ke nxjerre nga qitapet e naltmadhnise,faqemender,prandaj shko e piju lengun e te befshin mire.
      U be moot kjo pune, cdo teveqeli i duket vetja historian i pakritikueshem. Shkoni ore shisni misra trotuareve…

    • FLEX! Vazhdo dhe shiko enderra ne diell dhe mashtro injorantet me vendime te Byrose Politike te 1948. Qe te mos tallen te tjeret me ty, ose botoje vendimin e Byrose Politike ose hesht. Perndryshe, do te therrasin ” qen ” sic thirren ata qe flkasin e flasin por thone vetem genjeshtra.

  • Kushdo qe do ta pranoje nje marreveshj te tille me grekét mer persiper jo vetem nje akt antikushtetues por mbi te gjitha behet pale ne tradheti. Tradhetaret dhe bashkepuntoret e tradhetareve jane njelloj. Jam me ate qe thote profesori . Ne rastin e mareveshjes detare saliu eshte damkosur mé tradhetar se ahmet zogu. Zogu siç deklarohet nga njohesit, te pakten “shiti” ndersa saliu”dhuroi,fali”. Nga ana tjeter territori detar i falur nga saliu eshte rreth 20 here me i madh nga ai qe shiti zogu. Kete te dytin une e njoh mire si hapesire per arsye te qenies disa vjet komandant ushtarak prane shen naumit. Per pasoje pres qe nga gjykimi perfundimtar i çeshtjes se paktit detar pres qe saliut dhe bashketradhetaréve te tjere t’u rritet “voltazhi” i dënimit ne perpjestim me territorin e tradhetuar d.m.th nja 20 here me shume,në mos 40 here sepse nuk ka shitur por ka dhene falas. Perveç kesaj denime plotesuese te jene ndalimi i larjes ne detin e tradhetuar,ndalimi i ngrénies se peshkut detar,perdorimi per gatim vetem i kripes se gurit jo asaj detare,ndalimi i ndertimit te vilave ne bregdet ose i pushimeve në to,lejimi i takimeve vetem me zaganjorin dhe gervenin(dy dakorduesit e tij ne marrëveshjen e tradhetise),ndalimi i udhetimeve me mjete detare,kërkimi publik i faljes per fyerjet ne adresë te prof. M. Pashajt etj.etj. Tradhëtia nuk shlyhet shpejt? Duhen shekuj dhe prape njollat mbeten…!?

  • Per t’u kuptuar me mire qe marreveshja ishte tradhetia me e rende per faljen e 350 km2 det Greqise, eshte gjykimi dhe denimi me burg i tradhetareve Sali Ram Berisha dhe Lulezim Xhemal Basha

  • Qe te meritosh te udheheqesh nje komb eshte e domosdoshme te plotesosh disa kritere ne rast te kundert nuk meriton asgje dhe deshton qysh ne fillim.Historia jone shembuj te tille ka me shumice.Kriteret baze jane te jesh i ndershem,te jesh i afte per te bere detyren, te duash popullin tend, te jesh patriot,te duash dhe te mbrosh atdheun tend.Te jesh i tille je lider dhe mbetesh ne histori.Edi Rama ka shansin te jete lider dhe te mbetet ne histori si i tille.Ai ka fatin e keq te bashkpunoje me elemente deri me sot kane pare vetem interesin e tyre personal pa pyetur per interesat e atdheut dhe te popullit por ka dhe fatin e mire se ka bashkpunetore te mire.Edi Rama duhet ta dije se ne rast se demton kombin,atdheun me pazare te pista atehere Ai nuk do te mbushe asnje vit ne krye te vendit.Kisha ortodokse greke i ka shkaktuar nje dem kolosal kombit shqiptar.Kush i asgjesoi fizikisht pishtaret e gjuhes tone te embel? Dhaskal Todrin,Naum Veqilharxhin,Negovanin,Petro Ninin etj.etj.Edi Rama besoj shume se do jesh rilindas i vertet por ruhu se do te te helmojne armiqte e kombit tone te cilet duhet ti njohesh dhe tu tregosh vendin.

  • Rrofshin militantet “gatitu!“,ushtare, te lindur per t’u sunduar nga zoter te budallallepsur te ketij vendi, aventuriere te marre! Rrofshin militantet ne vend te sundimtareve te tyre burracake krenare, qe u dukej vetja si kalores mesjetare, me mustaqe, gajtane,shqyt e hanxhar dhe iken nga syte-kembet te mederosur me “bisht nder shale“!Te gjithe ata qe shesin vatanin nuk justifikohen dot se ç’ka bere dikush me pare, jeta dhe vepra e tyre rrumpalle nuk mund ta kthejne te verteten ne nje perralle sepse tradhetia e vatanit u lexohet gjithe maskarenjve ne balle.

  • Jack,Tori e kompani.

    A Zogu dhe Esat Pashe Toptani nuk shiti 1 milimeter toke shqiptare!

    Nuk shiten as dhe nje milimeter toke shqiptare.

    Po e nisim nga dajua i Zogut,Esat Pashe Toptani,QE I DHA SHKODREN PERJETE SHIPERISE..

    Tani te dalim te A Zogu,i cili nuk shiti 1 milimeter toke shqiptare,dhe ja sepse:

    Kur u percaktuan kufinjte nga Konferenca e Londres,ish Konferenca e Londres qe ja la percaktimin e kufizimit ne favor te Serbise per Shen Naumin.

    E ishin po ekspertet e Konfererences se Londres qe i dhane udhezim e porosi pasaj qeverise shqiptare qe Shen Naumi do te ish pjese e Serbise,duke dhene porosi qe te pakten te gjendej nje mundesi dhe kembimi.

    Por ju beni te paditurin me qellim o te paditur.

    E per kete u krijuan pastaj dy grupe ekspertesh nga te dy palet(ME POROSI TE KONFRENCES SE LONDRES),ku pastaj Shen Naumi u kembye me fshatra reth Prespes.

    U KEMBYE ME FSHATRA RETH PRESPES o te paditur,qe dini vetem historine e partise 50 vjecare.

    Studioni,studioni dokumentat e kohes per kete ceshtje o te paditur e mbetshit te paditur tere jeten,qe doni me zor te defrmoni faktet e historise

    Kur nderkohe o te ditur kaq shume kish fluturuar Cameria sikur pula te mer buken nga dora.

    Se tradhetine e shitjen e Camerise e kishe bere qysh me 1907.

    E ky tjetri qe nuk shtiu nje pushke per Camerine A Rustemi(qe vete ish dhe cam)e i iku Cameria sikur pula te mer buken nga dora.

    Pra A Rustemi qe sic thosh E Vlora(pertonte te hante dhe buke)dov riste pastaj Esat Pashe Toptanin,qe i dha perjete Shkodren Shqiperise.

    Kur dhe per vrasjen thuhet se vetem ka qendruar ne kembe aty prezent se punen e bene te tjeret(dore serbe).

    Dilni,dilni nga historia me genjeshtra 50 vjecare e partise e LEXONI FAKTET E HISTORISE,te cilen tani as nuk e mbuloni dot me as nuk e deformoni dot.

    Duke bere tradhetaret heronj.

    E heronjte tradhetar.

    • Dihet qe Zogu i ligjeroi ato gjymtime te truallit shqiptar duke u shperblyer me pushtet qe heret ne moshe duke shkelur dhe kushtetuten.per kete” hero “: pa heroizma qe heroizmi i tij i vetem qe marja persiper te coptimit te Shqiperise nga pikepamja juridike firmosja e protokolleve qe e ligjeronin. Ate detyre qe atdhetaret nuk mund ta pranonin duke dhuruar dhe ato qe aktet nderkombetare ja njohen Shqiperise .Pas 90 vjetesh nuk mund te tregosh akoma perralla.qe fuqite e medha i kane injoruar kurse ne shqiptaret mundohemi te bejme dipllomaci majmuni. dhe te nderome ‘:heronj”qe me se paku nuk kane heroizma

  • I pari I Qemali e shiti Camrine qysh ne vitin 1907 me traktatin e fshehte qe beri me Teodoqis(shih dokumentat origjinale ne arkiven e Vjenes e lexo shkrimin e Eleni Kocaqit er kete ceshtje).

    mos Harojme pastaj dhe tezen e I qemalit,Enverin qe me 14 Mars 1948 vendosi bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine,duke na bere me doren e firmen e tij republike te shtate te saj.

  • Ky injoranti që paraqitet me mërin “Fleks” është një mjeran që ka shitur trupin dhe shpirtin te Serbet e Milosheviçit. Mjeran e tradhëtar të tillë ka në dale vazhdimisht si jashtëqitje e kombit, prandaj edhe duhet injoruar. Le te prehet i qet shpirti i tij me hajdutin e tradhëtarin Ahmet Zoku dhe me dajon e tij bastardin e pa pashoq. Ky halldup nuk ka kultur të kuptojë zhvillimet e kohes prandaj le të mos merremi me të.
    Sa për analizen e hollësishme, shkencore nga pikpamja juridike të profesor Kristafit mendoj se është e sakët dhe duhet të merret parasysh nga negociatoret e arthëm. Qeverrit e pas viteve 1990 i kanë dhënë një mundësi të pa kufizuar “Megali-Ides” greke. Nano dhe Berisha si asnjë udhëqës tjetër i kombit tonë i janë përgjunjur dhe nënështruar presionit grek dhe kanë lejuar që kisha më antishqiptare ortodokëse greke të mbjellë varreza në tërë shqipërin e jugut, të emërojn priftëri, të tërheqin persona në nevoja ekonomike dhe ti përdorin në shërbim të saj. Kryeministrat tanë kurr nuk patën guximin dhe nuk u ngitën në lartësinë e detyrave dhe kerkesave të kohës për tju përgjigjur me dinjitet dhe drejtësi, por janë sjellë si servil dhe të pa aftë ndaj qeverrisë dhe Kishës Ortodokse Greke. Prandaj brezave që do vinë do u duhet të pagujnë për paaftësinë e drejtuesëve të derisotëm. Le të shpresojm për më mirë.

  • Neqoftese edi rama ben ndonje tratative te fshehte me greket per detin ,do damkoset me vulen e tradhetarit ,si berisha ,basha ,zogu ,esat pasha .dhe shqiptaret e ndershem dhe patriote nuk do ja falin kurre .sepse edi rama nuk mund te justifokohet per hire te fqinjesise mire apo emigranteve qe jane ne greqi ,te legalizoje shitjen e teritorit shqiptar.sepse nje kenge popullore thote ,ata qe kombin e duhan vdesin po se tradhetojne .

  • fleks ike se na i shpife edhe sikur ta kete bere kete gabim ismail qemali per camrine a te duket e drejte gjenocidi mbas qeverive te qemalit alejohet me koventa nderkombetare te ushtrogjenocid ndaj qytetareve te tu .sipas teje qe cameria ishte greqi .perse erdhen camet ne shqiperi ike tutje dhe mos ufut thelle se nuk ke aq kulture sa tu futesh ketyre puneve ,,le te jete e kujt te doje cameria ne lufte nuk bejme por ata nuk ligj ne bote qe tu mohojne vatanin e tyre ne kete kerkojme zoter ne vendin e tyre tu vene lule ne varet ete pareve te tyre dhe te gezojne pronate tyre ..dhe e fundit na lere rehat se nuk te marim vesh se kujt i sherben patriot nuk je mbylle e mos brockullit shume

  • Greket kane nje strategji afatgjate e cila nuk ndryshon por gjene piken e dobet dhe pastaj vepron pa rreshtur deri sa te arrijne qellimin.Ata qe besojne se ka ndryshim mindis Samaras,Papandreut e Mihaloljakos dhe Kristo Papas..jane te gabuar rende.Greket behen nje grushte per ceshtjet kombetare . Kryeministri i ri bene mire te mos ju hapi orekset serishte..te pakten ta lere djallin te qete deri sa te fillojme te bejme arvanitet per vete..se p[astaj rrine urte vete greket

  • 2 FJALE FELIKSIT PARA SE TE NXJERESH NGA GOJA ATO BROCKULLA /LEXO OSE PYET QE MOS DALESH BLLOF 1 ZOGU YT VRAU HASAN PRISHTINEN /BAJRAM CURIN /KEQ TRAJTOI SHOTE GALICEN/FALI SHEN NAUMIN/ POPULLIN E LA PA BUKE /ARIN E MORI ME VETE PUSHKET I LA TE PA PERDORESHME JU HOQI SHULET/KUR PASKS BERE KAQ TE MIRA PSE IKU FSHEURAZI SI SKUTH /GJYSHI IM KA QENE PESHKATR /SHTEPINE BREGUT GJOLIT KU MBANTE DHE VARKEN / NE DARKE VONE NJE GRUP I MADH NJEREZISH TE VESHUR ME KOSTUME POPULLORE PO SHKONIN NE KEMBE NE TUSHEMISHT PER TE KALUAR NE MAQEDONI / DISA KISHIN KUAJ TE NGARKUAR ( TE NESERMEN U MUAR VESH QE ZOGU KISHTE LENE VENDIN KUAJT ISHIN ME FLORINJ / GJYSHI ATE NATE SIC AI NA TREGONTE KISHTE STUHI DHE E KISHIN LENE MOS GJUANIN / NE MES TE NATES TROKET DERA NJE BURE ME UNIFORME TE MBRETESIS E KERKOJNE TE BISETOJN PERJASHTA GJYSHIA PA QE I VUNE PISTOLETEN MBRAPA KOKES PAS DY DITESH U KETHY NE SHPI NE GJENDIE DEPRESIVE MEVONE I KISHTE TREGUAR GJYSHES NGA POGRADECI NE OHER PISTOLETEN E KISHIN GATI PER SHKREPIE SIKUR NJE LEVIZIE KOKE TE BENTE E QELLONIN /KETA ZOTNIN BASHKE ME GRAT E TYRE DUHET TE PRISNIN KUAJT DHE NJEREZIT / NEN ZE TE GJITH THONIN QE ZOGU ISHTE ME GRUPIN PO I MASKUAR QE MOS NJIHEJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *