Ibrahimovic sërish protagonist, shënon golin e fitores për Galaxy (VIDEO)

DITA Online

 

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të lerë shenjën e tij në MLS. Sulmuesi suedez, që zbarkoi në Amerikë vetëm 3 javë më parë, pas dy golave që realizoi në debutimin e tij me Los Anxhelos Galaxy, sot ka realizuar një tjetër gol.

Këtë herë ai ishte titullar në formacion për ekipin e tij dhe e ka “festuar” këtë gjë me një gol realizuar ndaj ekipit të Chicago Fire, ku luan Bastian Schweinsteiger.

Ndeshja përfundoi 1-0 për ekipin e LA Galaxy dhe goli i Ibrahimovic ishte vendimtar (realizoi pas një krosi të Ashley Cole), pasi i dha 3 pikët e radhës skuadrës së tij.

Në 3 ndeshje që ka luajtur në kampionatin amerikan, sulmuesi 36-vjeçar suedez ka arritur dy fitore dhe një humbje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *