Duke lexuar një jetëshkrim

editor

Fare rastësisht më qëlloi të konsultoja një jetëshkrim. Ishte aq i varfër dhe aq i fryrë saqë e ndjeva veten të fyer, prandaj vendosa të shkruaj. Eshtë fjala për Hysni Burgaj, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Gjithsecili mund të konsultojë në site-n e Policisë së Shtetit jetëshkrimin e tij. Por unë do doja të ndalesha në disa momente. Përpos dy fakteve, që ka lindur në Shkodër, dhe që ka mbaruar SHLMB, të dhënat e tjera mendoj se ia vlen për ti diskutuar. Sipas jetëshkrimit të tij, ai deklaron : « Disa nga trainimet e kryera janë: Postmaster për Sigurinë ndjekur gjatë periudhës 2009 deri 2011 ». Kjo fjala ‘postmaster’ më intrigoi, konsultova ligjin për Arsimin e Lartë në RSH, por këtë term nuk e gjeta. Ne fjaloret e gjuhes angleze kuptimi i ‘postmaster’ ishte shef i nje zyre postare. Po kështu, duke konsultuar këtë ligj, nuk e kuptova çfarë lloj masteri është ky kursi disa javor, që ai deklaron, i zhvilluar nga PAMECA dhe që quhet ‘Master në Polici’, ose ‘menaxhim i lartë’. « Ka përfunduar kursin e plotë të “Drejtimit dhe menaxhimit të lartë të Policisë” (Master në Polici)organizuar nga Misioni PAMECA në vitin 2000 ».

Edhe pse është një jetëshkrim, ngaqë nuk mungojnë komentet, më duket si një vlerësim pune. « Ka një karrierë të gjatë të pandërprerë policore”,- shkruhet. Dua t’i them, zotit Burgaj, se nuk është ndonjë meritë të përdorësh fjalën ‘të pandërprerë’, kjo është normale për këdo që ka krijuar dhe zbaton të gjitha detyrimet në një marëdhënie punëdhënës-punëmarrës. Por e dëgjuar edhe nga oficerë të tjerë policie, aktualisht në detyrë, si psh: ‘unë kam 10 apo 15 vjet në polici’, apo…, apo…’ , kjo fjalë bëhet e veçantë, edhe si rezultat i asaj që nga 1997-2005, nuk u bë ‘gjueti masive e shtrigave’, nuk u nxorrën policët në rrugë të madhe, ashtu siç bëtë ju dhe paraardhësit tuaj, zoti Drejtor i Policisë. Prandaj vazhdimësia ose ‘karriera e pandërprerë’ në polici u aplikua edhe për ju, por jo si rezultat i karrierës. Karriera juaj e vërtetë filloi pas tetorit 2005, kur ju u katapultuat, edhe pse nuk kishit as experiencë drejtuese dhe menaxhuese, por vetëm trainime ‘antiterrorizmi’ dhe ‘sigurie fizike’ siç shkruani dhe vetë.

Do desha t’ia lë publikut të gjykojë duke krahasuar CV tona. Ju zoti Burgaj, me formim policor trevjecar në Shkollen e Lartë të MB, me ‘postmaster’ dhe ‘master në polici’, komandant toge, oficer informacioni apo komandant reparti, mbani postin më të lartë në Policinë e Shtetit Shqiptar të 2013-ës.

Unë, ish-oficere policie, me formim filologjik në Universitetin e Tiranës, formim juridik katërvjeçar në UT, gjithashtu ; formim policor katërvjeçar në Akademinë e Policisë, formim pasuniversitar master dyvjeçar për menaxhere policie në Francë, master shkencor në UT, eksperiencë mbi 23 vjeçare në mësimdhënie, drejtuese dhe menaxhere edhe në fushën operacionale në polici, kurse dhe trainime të shumta, njohëse e mirë e tre gjuhëve të huaja, vazhdoj të jem e papunë, sepse kështu e gjykoni vetëm ju. Kjo është fatkeqësia.

 

*[email protected]

Share This Article
9 Comments
  • Ufff,c’te thuash per Burgaj.E njoh,eshte burre i mire,nuk eshte nga lloji qe korruptohet qe te jetoje me salltanete.,e ka respektuar ligjin historikisht,pa iniciative,shume i urte,por kur u be drejtor i thame:Pse pranove,do te perdori,si e perdori.Pranimi i ketij pozicioni,ishte gafa me e madhe e Hyses,ku ndenjti ne detyre gatitu para Sales dhe Kulicit.Ndoshta ka shkelur edhe ligjet,por eshte viktime e urtesise dhe e pafuqise se tij.Thjesht,pranoi te jete viktime.

  • moj zysh zana po ti qe flet keshtu a nuk ke qene mesuse gjuhes frenge ne akademi??? nga dole oficere ti apo rrije qe rrije ne akademi edhe the pse mos ta mbaroj?

  • si policet roje qe ruanin akademine edhe vrisnin qente naten me urdher te drejtorit dhe ishin qe ishin edhe mbaronin edhe sistemin pa shkeputje nga puna.. (xhoxhi) e ke shef qarkullimi sot atehere kur kam qene une student cante dru per zjarr..

  • O zjush Zana.
    Ke dhene gjuhen frenge dhe ke marre leke nga ata qe diplomoheshin per te vjedhur (sa kohe qe te paguanin ty). VC-ja jote, me fal CV-ja jote, eshte kot,

  • po mire o zoterinj parafoles urojeni burgaj meqe eshte keshtu kjo zonje e thoni meqe je i urte te japinm nje dekorate ,,se nishani yne keta njeres i ka shume per zemer…ashtu si e dekoruar spiunin qe ka keshilltar

  • Juve znj. Zana nuk jini objektive ne vlerësimin e burgaj. Burgaj ka kryer master për dhi dhe ju nuk e thoni kete! Burgaj ka kryer master për jesmen dhe ju prapë nuk e thoni kete! Burgaj patriotmaster i saliut dhe ju prape gabòni duke mos e thëne. Burgaj ka mbiemrin e burgjeve te policise dhe ju prapë e prape nuk e thoni! Burgaj eshte qengj i urte dhe ju a nje komentues disi e pohoni por nuk thoni kryesoren-qingji i urte pi dy nena, nënën parti ,nenën polici,nënen shqiperi dhe nënén tropojane(ua… pikan katër néna kéta lloj qingjash)!? Ju zana kur ju vune kryepolice me duket andej nga durresi e harruat kete urtesi popullore dhe siç thoshin pije jo qumesht nénash por ujë deti. Burgaj nuk bie ne gabimet tuaja prandaj ka fituar. Ju do jeni deshtake zana pa mesuar pirjen e qumshtit té nenave,sidomos te nenes parti me burrë te quajturin sali. Burgaj piu qumeshtin e nenave”panderprere ” prandaj mos u çudit per “karieren e tij te panderprere”. Meso te pish qumesht znj. Zana. Meso dhe te jesh police katundi si burgaj sepse policeve qytetarë me eprore politikë katundarë nuk ju ecën! Kaq dhe meso nga pesimet znj. Zana!

  • ore kjo zana qe thoni ju ne durres ka bere lek ne port sa eshte shqepur… aman mesues i gjuhes frenge na u be oficer…. ore kaq duhet te kuptoni…. shteti po te kishte nevoje per mesues nuk hapte shkolle per oficera por i merrte nga filoloqyli… sa kot..pffpfpffpfffffff

  • s per burgaj ai detyren me te larte para 2005 ka pas komandanti i postes ne qytet studenti….me 18 police me duket .. se mos genjej se nuk e mbaj mend dhe bente vec nje planizim rojesh dhe pinte kafe te posta ne krah te godines 18. cdo njeri qe ka qene student e di posten..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *