Pupëza është një lloj shpendi i rrallë afrikan, i cili është i njohur për “kurorën” e tij karakteristike të puplave.
Më poshtë, përmes videos së mundësuar nga Telegrafi, po ju njohim me këtë shpend të rrallë dhe të mrekullueshëm, i cili është parë edhe në Kamenicë të Kosovës.
Pupëzat janë këmbë-shkurtra, me gjatësi prej 29 cm, ndërsa jetën e kalojnë herë në pemë e herë në tokë. Puplat i kanë me ngjyrë rozë të çelët, kreshtën me ngjyrë të zezë, ndërsa shpinën dhe bishtin e kanë me vija të bardha dhe të zeza.
Në përgjithësi shihen të vetme, teksa ushqehen duke shëtitur nëpër bar dhe tokë të zhveshur, në kërkim të krimbave me sqepin e tyre të hollë.
Ekzistenca e tyre duket se është dokumentuar që nga koha e Egjiptit të Lashtë, në muret e tempujve dhe varreve.
Pupëzat hasen zakonisht në kopshtet dhe fushat e Evropës, Afrikës, Amerikës Jugore madje edhe në ato të Madaskarit.
s.a/dita

Ne fier , kam pare, ne zonen e sheqishtes.
I njejti zog është parë në Kalanë e Turrës (Kavajë) 15 dhjetor 2016 dhe fotoja e tij është edhe në Raportin arkeologjik ” Porti i Jahteve në fshatin Bardhor, Kalaja e Turrës” dorëzuar Këshillit Kombëtar i Shqipërisë.
Qenjka diversant, si e ka lene kapter jari pa i vene medalje trimerie qe jeton ne travat shqiptare dhe nuk ka shkuar akoma per lesh.
Edhe ne Dardhe te Korces kam pare 5-6 te tille.