Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bashkëbisedim me presidentin iranian Hassan Rouhani ka thënë se sulmet e reja që priten të ndodhin në Siri do të jenë shkaktare të kaosit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Sipas kumtesës së Kremlinit, Putini dhe Rouhani kanë shkëmbyer qëndrimet rreth situatës që mund të krijohet pas sulmit të fundit me raketa në Siri nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj.
Të dy liderët kanë rënë dakord se ky veprim i SHBA-së, i mbështetur nga Franca dhe Britania, do të ndikojë negativisht në mundësitë për një zgjidhje politike efikase në Siri.
s.a/dita
