“Fitorja e Gjukanoviç, fitorja e shqiptarëve”

Leda Hysa

 

Në 1200 qendrat e votimi u kalua i qetë procesi i votimit për zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi.

Të drejtë vote kishin 520 mijë malazezë, ku 22 mijë prej tyre janë shqiptarë.

Në garë janë 7 kandidatë, por përballja e fortë është ajo e Milo Gjukanoviç, liderit pro-europian, partia e të cilit udhëheq Malin e Zi prej 28 vitesh dhe në anën tjetër, Mladen Bojaniç i Frontit Demokratik një parti kjo nacionaliste ekstremiste proserbe.

Shqiptarët në Mal të Zi u bashkuan për të dhënë votën për Milo Gjukanoviçin.

Analistët në Ulqin thonë se kjo është zgjidhja për të shpëtuar jo vetëm shqiptarët, por gjithë politikën e rajonit.

“Është një moment kritik, ku të gjitha arritjet e Malit të Zi drejt Europës dhe të gjitha arritjet e shqiptarëve këtu vihen në pikëpyetje të madhe nëse nuk fiton Gjukanoviçi”, thotë analisti Ali Sala.

“Do të fitojë Milo Gjukanoviçi që në raundin e parë dhe se kjo fitore do jetë një fitore edhe për shqiptarët”, deklaron Haxhi Shabani.

“Në këto 30 vite partia e Gjukanoviçit është dashur të bëjë më shumë për të drejtat e shqipëtarëve, por megjithatë tani është një moment kur duhet të votohet Gjukanoviç”, thotë gazetari Ismet Kallaba.

Zgjedhjet në Mal të Zi u monitoruan nga 2000 mijë vëzhgues dhe 30 media të huaja, duke treguar interes për drejtimin që do marrë shteti më i vogël në Ballkan, një drejtim perëndimor në NATO drejt BE –së, apo kthim vite pas drejt politikave proserbe./tch

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *