“Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut lënë në pritje Turqinë, do të thotë Komisioni Europian.”
Në këtë mënyrë e nis shkrimin e tij EUObserver, i cili citon dhe pjesë ekskluzive të draftit : “Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.”
EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë.
Shkrimi thotë se shtetet “favorite” si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE-së në 2025, ndërkohë që kujtojmë se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.
Ato do të rishikojnë angazhimin e tyre për të lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe diskutimin e çështjeve së sigurisë në rajon, ka thënë një diplomat i BE-së.
Diplomati shton gjithashtu se ata do të diskutojnë edhe për mënyrën sesi do t’i referohen Kosovës, e cila nuk është njohur ende nga pesë shtete të BE-së.
Ky rekomandim i hapjes së negociatave me Shqipërinë vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s.

s.a/dita

Eshte pozita gjografike qe na mban gjalle si komb, se te ishim ne lindje te mesme do na kishin qeruar si patate.
Shume bukur, Bravo Shqiperia!