Trump kërkon tërheqjen e trupave nga Siria, “Sa më shpejt të jetë e mundur”

Dita

Misioni i Shteteve të Bashkuara në Siri nuk ka ndryshuar, por Donald Trump duke se këmbëngulë që trupat amerikane të kthehen në shtëpi, dhe kjo gjë bëhet e ditur nga Shtëpia e Bardhë.

Deklaratat e Trump vijnë pas sulmeve ajrore që Shtetet e Bashkuara,Britania dhe Franca kryen në Siri, si një kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar në Douma më 7 prill, ku pati shumë viktima.

Ndërkohë, sulmet ajrore të SHBA-së janë përkthyer si sinjal të përfshirjes më të thellë të këtij vendi në konfliktin 7-vjeçar sirian.

Por, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders ka thënë se Trump e ka bërë mëse të qartë që dëshira e tij është që forcat e SHBA-së të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne jemi të përkushtuar që të shkatërrojmë plotësisht grupin militant “Shteti Islamik” dhe të krijojmë kushte që ata të mos kthehen më”, ka thënë ajo përmes një deklarate.

“Prandaj, ne presim që aleatët tanë rajonalë dhe partnerët të marrin përgjegjësi më të mëdha, si në aspektin ushtarak dhe atë financiar, për të siguruar rajonin”, ka vijuar më tej Sanders.

Komentet nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë vijnë pas reagimit të ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila ka thënë se SHBA nuk do të tërheqë trupat menjëherë, pasi përfshirja e SHBA-së, sipas saj, ende nuk ka përfunduar në Siri.

“Në një pikë, ne duam që të shohim trupat tanë të kthehen në shtëpi. Sigurisht ky është qëllimi. Por, janë tri gjëra që ne duhet të bëjmë atje. E para, presidenti Trump e ka bërë shumë të qartë se nuk mund të kemi përdorim të armëvee kimik dhe ne do të vazhdojmë ta luftojmë këtë, në mënyrë që të mbrojmë interesat amerikane.

E dyta, ne duam të siguriohemi që ata ta kuptojnë se IS duhet të mposhtet dhe të shkatërrohet plotësisht, në atë mënyrë që ne të dimë se e kemi stabilizuar rajonin. Kemi bërë përparim fantastik në këtë aspekt. Por, ne nuk do të ndalemi derisa të kemi larguar IS-in nga kjo zonë.

E treta, ne duam të sigurohemi se ndikimi i Iranit nuk shpërndahet në këtë zonë. Ata vazhdojnë të shkaktojnë probleme përgjatë rajonit dhe ne duam të sigurohemi që kjo të ndalet. Presidenti u ka kërkuar aleatëve që të bëjnë më shumë kur vjen puna për Sirinë. Prandaj, të gjitha këto po bëhen në emër të kthimit të ushtrisë sonë në shtëpi”, ka thënë Haley, shkruan rel.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vjen pasi thënies nga Emmanuel Macron, se ai ka bindur Trumpin që të vazhdojë të jetë i përfshirë në Siri, për një periudhë të gjatë kohore.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • dhe një herë kurdët po lihen në mëshirë të fatit!!
    herën e parë u lanë në mëshirën e sadamit dhe e paguan me mijra të helmuar prej tij!
    sot janë lënë në mëshirë të erdoganit dhe asadit!!
    për naivët që kujtojnë se politika ndërshtetrore njeh miqësit!
    politika shtetrore njeh vetëm interesa!dhe gjithnjë të sajat dhe jo të dikujt tjetër!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *