“Po humbasim terren në procesin e integrimit sepse…”

Dita

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili,  ka akuzuar kryeministrin Rama si fajtorin e vetëm për ngadalësimin e integrimit europian.

Sipas Vasilit, Shqipëria po humbet terren në procesin e integrimit, dhe kjo vjen si rrjedhojë e keq qeverisjes.

Në statusin e tij në Facebook, Petrit Vasili shkruan se “kryeministri eshte përgjegjësi i vetëm që Shqipëria, që pas rekomandimit historik të 9 nëntorit 2016-s, vetëm humbet terren në procesin e integrimit, dhe që i shtohen kushte të reja”.

Postimi i plotë

Kryeministri, përgjegjësi i vetëm për ngadalësimin e integrimit europian.

Rekomandimi i sivjetëm për hapjen e negociatave me BE është për mirë apo për keq, një Deja Vu.

Kryeministri në 9 nentor të 2016, kur BE dha për herë të parë rekomandimin pozitiv, deklaroi si më poshtë:

“Vjen lajmi i shumëpritur nga Komisioni EU: Rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave. Fruti më i bukur i 3-vjetëve, beteja për Reformat.”

Mire është, se ripërsëritet rekomandimi historik i 9 nëntorit të 2016-s.

Me negative se kurrë është që kemi në rekomandimin e sivjetëm praninë e shqetësimit madhor e të jashtëzakonshëm të BE-së për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, kjo është ajo e keqe e madhe që i solli kryeministri procesit të integrimit, duke e vështirësuar e kriminalizuar atë.

Kryeministri është përgjegjësi i vetëm që Shqipëria, që pas rekomandimit historik të 9 nëntorit 2016-s, vetëm humbet terren në procesin e integrimit, dhe qe i shtohen kushte te reja.

s.a/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *