Tjetër skandal në diplomacinë kosovare, sekretarja rreh ambasadorin në Berlin

anazapta

Diplomacia kosovare nuk resht së ofruari skandale. Pas shkarkimit të zv.ambasadorit kosovar në Kroaci, i cili u shfaq rrugëve i dehur, dhe largimit nga puna të një zyrtareje në Ambasadën e Kosovës në Zvicër, një tjetër skandal ka dalë në dritë. Sipas gazetës “Koha Ditore”, Ministria e Jashtme ka kaluar në heshtje një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2012 në ambasadën e Kosovës në Berlin. Sekretarja e Parë e ambasadës, Fatmire Musliu ka dhunuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm, Vilson Mirdita. Musliu është motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu. “Koha Ditore” thotë se ka siguruar korrespondencën e Vilson Mirditës me Ministrinë e Jashtme, ku ankohet për sjelljen e Fatmires. Kulmi ka arritur kur Fatmira e ka goditur ambasadorin. Pavarësisht kësaj ngjarjeje, Fatmira Musliu vazhdon të jetë në ambasadë, madje mbetet personi kryesor, pavarësisht sjelljeve të saj.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *