Conchita, rrëfim shokues në Instagram

Ornela

Conchita Wurst, fituese e Eurovision-it në vitin 2014, ka zbuluar se është e prekur nga SIDA.

29-vjeçarja austriake bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram se ka disa vite që po mjekohet dhe se ndihet e shëndetshme dhe e fortë. Ajo shton se arsyeja që e bëri këtë rrëfim është sepse ish i dashuri i saj i bënte shantazh se do e publikonte një informacion të tillë dhe vendosi që ta thoshte vetë e para.

“Nuk ia jap askujt të drejtën që të më frikësojë dhe të ndikojë te unë. Më mirë e them vetë sesa ta thonë të tjerë përpara meje”, shkruan Conchita në rrjetin social.

“Jam e fortë, më e motivuar dhe më e lirë se kurrë”, shtoi Conchita.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *