Autoritetet greke kanë arritur të shkatërrojnë një grup kriminal të përbërë nga shqiptarë, ku janë vënë në pranga 5 persona të moshave nga 29 deri në 48 vjeç. Policia greke bën me dije se mes të arrestuarve është edhe kreu i grupit kriminal.
Sipas komunikatës së policisë greke, thuhet se grupi kriminal përpunonte dhe trafikonte droga të ndryshme në qendër të kryeqytetit grek, në zonën bregdetare, Janinë, Volos dhe Rethimnos.
Kreu i grupit ishte një 48 vjeçar, i cili bashkë me një 30 vjeçar kishin marrë përsipër gjetjen e sasive të drogës, ndërsa tre të tjetër ishin përgjegjës për magazinimin, përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Nga kontrollet e ushtruar në banesat e të arrestuarve janë gjetur 1,5 kg heroinë, 705 gr kokainë, 21 kg kanabis i përpunuar dhe i papërpunuar, 11.500 pilula extasy, pajisje për përpunimin e drogës, si dhe substanca përzierëse, katër peshore precizioni.
Gjithashtu u sekuestruan, dy automjete, dy motoçikleta, një pistoletë, 6.320 euro dhe 21.000 lekë.
l.h/ dita
