Tarifa për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave të fituara jashtë vendit varet nga mënyra nëse aplikimi është bërë online, apo në formë shkresore.
“Sipas udhëzimit përkatës të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për çdo diplomë që kërkohet të njësohet, tarifa që kandidati duhet të shlyejë është 2,000 lekë për aplikimet e kryera online, si dhe 4,000 lekë për rastet në të cilat aplikimi kryhet në formë shkresore”, shkruan Dita.
Ndërsa për gradat shkencore tarifa për çdo diplomë që kërkohet të njësohet është 3,500 lekë për aplikimet e kryera online dhe 5,000 lekë për aplikimet e kryera vetëm në formë shkresore.
Procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar, përfundojnë brenda 45 ditëve në rastet e aplikimit online, si dhe brenda 3 muajve në rastet e aplikimit në formë shkresore.
p.k/dita
