Bruçaj në SHBA: Shqiptarët nuk i zgjidhin dot hallet e Turqisë

b.m.

I përfolur si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit të Fetullah Gylen në Shqipëri, kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka komentuar për herë të parë arrestimet në Kosovë dhe kërkesën e autoriteteve turke që edhe Shqipëria të dorëzojë personat e listuar nga Ankaraja si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit.

I ftuar në Zërin e Amerikës pas një vizite në SHBA dhe leksioneve të mbajtur në disa universitete, Bruçaj foli për një imazh të dëmtuar të Kosovës, teksa la të kuptohet se Shqipëria nuk ka pse u bindet urdhërave të Erdogan pasi është një vend i lirë dhe sovran.

Mund të them se ajo që ka ndodhur me arrestimet në Kosovë ka dëmtuar imazhin e Kosovës. Do ishte mirë që në çdo vend të respektohej ligji të drejtat e njeriut dhe te respektohej sovraniteti i atij vendi. Unë besoj që Shqipëria është një vend i lirë dhe sovran dhe e din mirë se çfarë është në interesin e tij si shtet dhe jam i sigurt që do vendosë çfarë është më mirë për kombin, për Shqipërinë. E rëndësishme është që problemet politike që mund të ndodhin në Turqi apo në ndonjë vend tjetër ne shqiptarët nuk ua zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin dhe harmoninë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë duke respektuar edhe bashkëpunimin me shtetet e tjera”-theksoi Bruçaj.

b.m. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Te lumte Kryetar!

    Me klerike te pergjegjshem si puna juaj jo vetem komuniteti musliman ne Shqiperi por te gjithe shqiptaret e te te gjitha besimeve ndihemi krenar .
    Respekt per integritetin dhe pavaresine Juaj e per kontributin shume te çmuar per ruajtjen dhe forcimin e harmonose dhe bashkejeteses fetare ne Shqiperi.

  • Turk njeni e turk tjetri, Erdogani dhe Gylani.

    Kleri musliman ne Shqipni NUK DUHET TE MERRET ME POLITIKE, as me Erdoganin e as me Gylanin, me te cilin asht i lidhun kryetari i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj.

    Poezi nga Andon Z. Çajupi: Punërat E Perëndisë

    Zot i math e i vërtete,
    çdo pun’ e ke bërë vetë;
    bëre qiejtë dhe denë,
    bëre yjtë dhe dhenë,
    bëre diellin’ me dritë,
    bëre nat, e bëre ditë,
    bëre erënë dhe retë,
    bëre pemëtë me fletë,
    bëre hënëzën me yje,
    bëre fusha, male, pyje,
    bëre zogjtë, që këndojnë
    dhe lulet që lulezojnë,

    bëre dimër’ e beharë,
    bëre kuaj e gomarë,
    bëre misër edhe grurë,
    po më shumë bëre gurë.
    Si bëre kaqë të mira,
    bëre dhe shumë egërsira:

    bëre arinë dhe derrë,
    bëre… po ç’nukë ke bërë?
    Bëre botënë të tërë,
    bëre dhe djallë me brirë!
    Çdo pun’ e ke bërë mirë,
    po një gjë bëre pa mënde
    dhe prishe punën tënde:

    Kur bëre derr’ dhe arinë,
    Ç’deshe që bëre Turqinë?
    Se të mos qenkej kjo farë,
    bota do të vinte mbarë,
    dhe do të lulëzonte,
    Shqipëria do t’gëzonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *