Politikanët e Tiranës janë filofrancezë, por vetë Parisi preferon…

b.m.

Shaban Murati, gazetar dhe ish-ambasador, shkruan për rolin e pamerituar që Bashkimi Europian po i njeh Serbisë.

Sipas tij, BE-ja po e toleron Beogradin zyrtar, edhe pse ky i fundit me presidentin e vet Vuçiç, nuk po e kushtëzon në asnjë drejtim politikën e vet të Jashtme me angazhimin për integrimin në BE.

Murati rendit vendimet e Serbisë për sanksionet ndaj Rusisë, çështjen “Skripal”, duke nënvizuar se BE-ja po mbyll sytë para këtij parakalimi të diplomacisë serbe e cila tolerohet edhe aty ku BE shpall prioritete strategjike të vetat.

Në këtë kuadër, Murati sugjeron rivlerësimin e raporteve mes BE-së dhe Serbisë apo shpjegimin e tyre për përdorimin e standardeve të dyfishta dhe preferenciale.

Përtej kësaj, ish-diplomati në fjalë përcjell një informacion që i intereson edhe Shqipërisë:

“Në diplomaci funksionon edhe shembulli pozitiv, por edhe shembulli negativ. Sepse nuk mendoj se është për t’u duartrokitur qëndrimi i Francës, e cila i krijon Serbisë proruse statusin e shtetit të marrëdhënieve të posaçme dhe i ofron rolin e liderit të rajonit, kurse ndaj Shqipërisë, një shteti me devocion perëndimor dhe me një klasë politike me devocion filofrancez, ka adoptuar sipas burimeve më të fundit të besuara diplomatike qëndrimin e bllokimit të hapjes së bisedimeve të pranimit me BE”.

 

b.m. / dita

Share This Article
6 Comments
  • Ik o murrat se se paske Idene fare edhe pse ke qene diplomat,vendi eshte drejtuar nga diletante si puna jote prandaj ka arritur atje ku eshte sot

  • Parisi e ka pallen e madhe. Neqoftese nuk na preferon, turp per ne, e jo per Parisin. E cfare interesash do mbroje parisi ne shqiperi, lesht e currit?! Serbia eshte shtet ndersa shqiperia eshte nje mal me gure dhe nje stan me dele.

  • Ku eshte e vecanta, gjetja, krijimtaria, e ketij deklarimi? Nothing. Dhe, pse behet Nothing kaq publike nga e nderuara gazeta DITA? Apo: no news is a good news! Meqense ishim / jemi shoke.
    Murati ka bere liber per “Detin” … .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *