Ejani tek Komuna dhe pëlcisni sytë!

DITA Online

 

Këtu vazhdon puna,

natë edhe ditë,

ejani tek “Komuna”,

dhe pëlcisni sytë!

 

Eja ti e para,

zonja firaune,

që the se Erioni,

ka bërë një farë pune!

 

Ç’dëm i bëri Luli,

fiks kësaj Bashkie,

e tash don të bëhet,

dhe shef qeverie!

 

Me mandat të vjedhur,

u bë Kryetar,

por nuk di si lidhet,

as dhe një gomar!

 

M’u në mes të ditës,

na u vodh Bashkia,

në front me kusarin,

qe dhe LSI-ja!

 

Sërish janë bërë tok,

këto dy kolera,

të na bëjnë gjëmën,

si herët e tjera!

 

Tirana është gati,

gjysmë e Shqipërisë,

dhe ne do t’ja japim,

prapë Erion Velisë!.

 

Dyshja kolerike,

do të shpartallohet,

me mandat të dytë,

Eri do dënohet!

 

Zjarrit të Erionit,

s’ja fikin dot flakët,

edhe në Bashki,

s’do lëmë alabakët!

 

Bashkisë së Tiranës,

t’i vënë dylbinë,

SHQUPI i Lulashit,

tok me LSI-në!

 

Se punojnë kundër,

dy parti jezite,

me Lulash idiotin,

humbëm katër vite!

 

Me Lulash idiotin,

humbëm që të tërë,

po të qe Erioni,

sa punë do qenë bërë!

 

Katër vjet s’e pashë,

asnjëherë këtu,

se për të drejtuar,

ai është një hu!

 

Po dhe LSI-ja,

është një parazite,

një shushunjë e kishim,

për plot tetë vite!

 

Dhe një frymë pune,

gjëkund s’bëri fare,

dhe tani na hiqet,

si një shpëtimtare!

 

Prishi Shqipërinë,

dhe e them me bindje,

ditën që pushtetin,

ndau me përqindje!

 

Nga ajo Saliut,

keqaz i ra flama,

të njëjtën formulë,

ndoqi edhe Rama!

 

Dhe qëkur u shpik,

kjo formulë fatale,

ju shkaktuan vendit,

dëme kolosale!

 

Ndaj dhe kur të vijë,

kohë e bereqetit,

ajo duhet mbajtur,

sa më larg pushtetit!

 

Halli i pushtetit,

prapë i ka bashkuar,

por janë në popull,

të diskretituar!

 

A. Duka

Share This Article
5 Comments
  • EJA O BEJTEXHI TEK GJYMNAZI PARTIZANI
    TE SHIKOSH C’A KA BERE EDVIN SHEJTANI
    ME KULCEDRA KA RRETHU TAN SHKOLLEN
    MIQVE TE TIJ OLIGARKE U KA ZGJAT DOREN
    SHKO PO DESHE NE KOMBINAT APO BATHORE
    QE TE MOS SHKRUASH BEJTE SERVILI SI GORE
    LALI ERI ME FINTE REKLAMON PAZARIN E RI
    POR HARRON SE PO BEHET KREJT BAJLOZ I ZI
    ME KULLA PREJ BETONI PO E MBUSH QYTETIN
    NGA LAKMIA PER LEKA PO MASAKRON MILETIN
    PRANDAJ ME MIRE SI LULU BASHA “GJUMASHI”
    SE SA BAJLOZE TE ZINJ SI LALI ERI “BIMBASHI”

  • do keni marre tapine tek pallati juaj Beni, se tek ne çunat linden dhe i çuam ushtare, akoma presim tapite. Tha Erjoni qe brenda tre muajve te pare do çlironte Tiranen nga burgu i Tapive por me kollaj fluturon gomari sesa apartamentet qe i kemi paguar para 15 vjeteve behen tonat me letra.

  • Gjeniu i kohës tonë. Është kënaqësi kur lexojmë këto perla nga mendja dhe dora e poetit më të madh shqiptar të këtyre dy shekujve të fundit. Cka tjetër, përvec shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur, këtij krye heroi të vargut shqip. Arben Duka është kolosi ynë që nuk ndalet kurrë. Jetën na ke bërë pranverë me lule….Të lumtë!

  • Tash nuk i besoj talentit.
    Arben Duka,me siguri ka nji fabrike teknologjike qe i rreshton ne cdo kohe e minut vargjet origjinal me cdo ndryshim me situaten.
    Kam shkrue na dashni me kundershtaret e te Madhit A.Duka.Besoj se do ju pelqej,si thua zotrrote intelektual pa intelekt.E kam fitue te drejten te jem ne nji skalion me ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *