Kardinali shqiptar Ernest Simoni jep leksione ekzorcizmi në Romë

DITA Online

 

Rreth 200 priftërinj nga e gjithë bota janë mbledhur në Romë në Universitetin Papal Regina Apostolorum për të ndjekur për një javë rresht leksione ndaj ekzorcizmit, mënyrat për të përballuar sfidat e së keqes.

Një nga docentët e nderit e këtij kursi universitar është kardinali shqiptar Ernest Simoni i cili prej rreth 10 vitesh është i autorizuar nga Kisha katolike për të kryer ritet e ekzorcizmit.

Kardinali shqiptar ka surprizuar të gjithë duke deklaruar se sot në këto kohë moderne ai ushtron ekzorcizmin dhe me anë të telefonit.

“Kryej 4-5 ekzorcizma në ditë, – ka deklaruar ai para 200 priftërinjve. – Unë vetëm ndihmoj me misionin tim, shërimi vjen nga Jezu Krishti. Ai na ka mësuar të shtypim djajtë, të shërojmë njerëz dhe unë e bëj.”

“Ideja e lindjes së një kursi të tillë në nivel universitar erdhi për të ndihmuar priftërinjtë në vështirësitë me përballjen dhe zgjidhjen e problemeve të personave që dëshirojnë të çlirohen nga kontakti me botën e errët të magjisë, të satanizmit, apo që janë pranë aksionve të djallit”, shpjegon Profesor Giuseppe Ferrari i grupit studimor fetar të këtij universiteti si dhe një nga organizatorët e kursit.

Sipas profesorit, gjatë viteve të fundit numri i ekzorcizmit është rritur pasi është rritur dhe numri i kërkesave për ekzorcizëm e ku kurs përgatit priftërinjtë me një vizion shumëdimensional ndaj personave që kërkojnë një shërim shpirtëror.

Kardinali Ernest Simoni ka sjellë dëshminë e punës së tij duke nënvizuar rëndësinë që ekzorcizmin duhet ta kryejnë vetëm ata priftërinjtë që janë të autorizuar nga Kisha.

“Kur kryej një ekzorcizëm lutem e personat hidhen përpjetë. Mjekësia shpirtërorë është mjaft e madhe”, ka deklaruar kardinali. “Kuptoj menjëherë nëse bëhet fjalë për një sëmundje psiqike e nervoze apo praninë e Satanasë”.

“Kam kryer ekzorcizëm në Shqipëri dhe ndaj myslimanëve kur ma kanë kërkuar. Kam bekuar dhe shtëpitë e myslimanëve, kur ata ma kanë kërkuar. I ka shëruar Jezusi e unë veç kam ndihmuar. Unë jam si të gjithë të tjerët”, kë përfunduar rrëfimin e tij kardinali shqiptar.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *